Ministria e Bujqësisë në Maqedoninë e Veriut, nga viti 2010 deri më tani ka ndarë rreth 1.5 miliard euro në formë të subvencioneve për bujqit. Këto mjete, megjithatë, nuk kanë kontribuar në rritjen e shfrytëzimit të tokës bujqësore. Në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave të vitit 2022 nga sipërfaqja e përgjithshme e tokës bujqësore prej 514.436 hektarësh, janë mbjellë me kultura të ndryshme bujqësore vetëm 275.297 hektarë, ose 53 për qind e tokës bujqësore. Arben Halili, ish-drejtor i Odës Ekonomike dhe ligjërues në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tetovës, thotë për REL-in…
Author: Hamdi Kumanova
Lehtësimi masave të kujdesit ndaj të dyshuarve për sulmin e 4 janarit në afërsi të Qendrës për kontrollin e fluturimeve në M-NAV sipas ekspertëve është veprim i koordinuar mes Prokurorisë Publike dhe të dyshuarve për të vendosur gjykatës para aktit të kryer dhe të konstaton mungesë të veprës penale. Avokati Ardian Demiri, thotë se të gjitha rrethanat që nga 4 janari e deri më sot çojnë në drejtim të asaj që të dyshuarit të mos përgjigjen për veprën për të cilën dyshohen. “Për mendimin tim, tendenca e kësaj që po e thotë prokuroria nuk është asgjë tjetër përveç se…
Edhe pse sipas Lidhjes së Sindikatave shporta konsumatore për një familje ka arritur gati në 1000 euro për një muaj, pothuajse askush nga qytetarët e anketuar nga Alsat, nuk kishte të ardhura familjare që arrijnë këtë shumë. Disa nga qytetarët thonë se as vetë nuk e dijnë se si arrijnë të ja dalin. Disa thonë se minimizojnë shpenzimet, ndërsa disa të tjerë thonë se mbijetojnë falë familjarëve të tyre në mërgim. “A i merrni 1000 euro në shtëpi? 1000 euro rrogë? -Në shtëpi te ju? -Jo. Ja arrijmë me zor, me 300-400 euro. Ja arrijmë disi se kemi mërgimtarët shëndosh…
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë pas raportimeve mediatike për financimin e narrativave ruse nga ana e organizatës joqeveritare gjermane AJKF, përmes granteve të dhëna për përhapjen e propagandës ruse në vendin tonë dhe në Ballkanin Perëndimor. Në listën e publikuar me media dhe gazetarë që po bashkëpunojnë ngushtë me këtë organizatë, nga vendi ynë figuron gazetari Milenko Nedellkovski, i cili nga viti 2015 është pjesë aktive e agjendës propagandistike proruse të kësaj organizate. Ai ka fituar disa grante, çmim nga kjo organizatë dhe së fundmi në një raportim mediatik mbi aksionet ushtarake ruse që e ka…
Nga VMRO-DPMNE janë kundërpërgjigjur ndaj idesë së partive shqiptare për zgjedhjen e presidentit në Kuvend. Në pyetje nga gazetarët se a është vendosur në pikëpyetje cenzusi për zgjedhjen e presidentit, me kushtet e bllokut shqiptar dhe thirrjen e mundshme për bojkot, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski ka thënë se një sjellje e tillë e BDI-së do t’i motivojë edhe më shumë qytetarët që të thonë mjaft. “Besojmë se kjo sjellje e BDI-së do t’i motivojë edhe më shumë të gjithë qytetarët që në zgjedhjet e ardhshme të thonë mjaft është dhe se ky vend nuk është peng i BDI-së,…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) propozon që në Kodin Zgjedhor të futet një dispozitë e përkohshme me të cilën qytetarëve nga vendi dhe atyre që jetojnë jashtë do t’u mundësohet që në zgjedhjet e ardhshme të votojnë me pasaporta me emrin e vjetër kushtetuese, të cilëve ende nuk u ka skaduar afati, transmeton Portalb.mk. Kjo dispozitë, siç thotë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, do të vlente vetëm për këto zgjedhje, ndërsa para së gjithash do të vlente për qytetarët të cilët nuk kanë letërnjoftime të vlefshme. “Propozojmë që pasaportat në të cilat shkruan “Republika e Maqedonisë”, nëse kanë afat, të…
Deputeti nga OBRM-PDUKM, Toni Jarevski, ka ngritur një shqetësim në konferencën e sotme lidhur me rritjen e çmimeve në Agjencinë Kadastrale, duke theksuar se kjo do të sjellë një shtesë të rëndë për qytetarët. Sipas deklaratave të Jarevskit, rritja e çmimeve për shërbime të ndryshme në këtë agjenci ka arritur deri në 300%, duke përfshirë regjistrimin e banesës së re dhe marrjen e certifikatës pronësore. Çmimet e reja e bëjnë të vështirë për qytetarët të përmbushin kërkesat e tyre të pronësisë, duke shkaktuar shqetësim në opinion. “Me këto rritje të reja të çmimeve, do të thotë se për regjistrimin…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, Ruslan Stefançuk, qëndron për vizitë njëditore në Ukrainë, në evenimentet kushtuar përvjetorit të dytë nga fillimi i agresionit ushtarak rus me përmasa të mëdha në territorin e Ukrainës, transmeeton Portalb.mk. Në fjalimin e tij para deputetëve ukrainas Mitreski e konfirmoi mbështetjen dhe solidaritetin e vendosur, të qartë dhe vendimtar për Ukrainën, institucionet ukrainase dhe popullin ukrainas dhe theksoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë, dhe mbeten me qytetarët e Ukrainës për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen që është e domosdoshme.…
MPB njofton se sot janë djegur dy vetura në Shkup, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar. “Sot në ora 03:20 në SPB Shkup është raportuar se në rrethinë e komunës së Aerodromit janë djegur automjeti “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, në pronësi të 44-vjeçarit D.C. nga Shkupi dhe automjeti “Peugeot” me targa të Shkupit, në pronësi të 54-vjeçarit Z.N. nga Shkupi, njoftojnë nga MPB. Nga MPB theksojnë se zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa nuk ka persona të lënduar.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup thonë se është zbardhur rasti i gjuajtjes me armë ndaj një personi në Çair, që ndodhi para dy dite. Sipas njoftimit të MPB, një 36-vjeçar me iniciale A.K. është arrestuar për tentim vrasje, ndërsa gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit. “Me datë 23.02.2024 SPB-Shkup ka paraqitur kallëzim penal në PTHP-Shkup kundër A.K. (36) nga Shkupi për vrasje në tentativë. Me datë 22.02.2024 rreth orës 14:20 në Shkup, efektivët e policisë nga Njësiti policor për intervenim në SPB-Shkup e kanë privuar nga liria A.K.(36) nga Shkupi, duke vepruar pas kallëzimit…
Me datë 23.02.2024 në ora 19:45 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria A.B. (34) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuana. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës.Pa Censurë
Në një zonë pranë Zhelinës në Tetovë, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit (ISHM) ka ndërmarë një kontroll të një zjarri ku u konstatua se goma të mbeturinave po digjeshin në vendin e tyre. Pas verifikimit, u shpall një zgjidhje sipas së cilës mbetjet e djegura duhet të hiqen dhe vendi duhet të pastrohet plotësisht dhe rivendoset në gjendjen e tij origjinale natyrore. “ISHM do të përgatisë një zgjidhje për heqjen e gomave të mbeturinave nga loti dhe pastrimin e plotë të tij, si dhe riparimin e vendit të djegur. Inspektimi i jashtëzakonshëm është kryer në ish-magazinë e lëndëve të para dytësore…

