UniBanka ka realizuar një hap të madh drejt pavarësisë energjetike, ka aktivizuar qendrën fotovoltaike në ndërtesën administrative.
Efikasiteti energjetik dhe ambienti i shëndosh jetësor janë prioritet.
UniBanka SH.A. Shkup, në kuadër të Politikës për punë të qëndrueshme, dhe me qellim ndikimit pozitiv ndaj ambientit jetësor ka ndërmarrë iniciativa nga sfera e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe efikasitetit energjetik.
Në atë drejtim, në ndërtesën e saj administrative ka vendosur qendrën fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, me çka jepet kontribut në uljen e ndotjes së ajrit dhe përmes kësaj drejt mbrojtjes së ambientit jetësor. Nevoja për energji elektrike do të plotësohet përmes prodhimtarisë vetanake. Ky investim afatgjatë i Bankës, si kompani me përgjegjësi shoqërore, siguron përfitime të qëndrueshme për tërë bashkësinë.
Qendra e vendosur fotovoltaike përfshinë 80 panele solare dhe 2 invertorë, ku ka fuqi instaluese prej 43.6 KWp, ndërsa prodhimtaria e pritshme vjetore është 53.000 KWh. Me investimin pritjet ulja e gazrave të dëmshme CO2 për rreth 24.000 kg në nivel vjetor dhe kursim të energjisë elektrike në 20 vitet e ardhshme.
“Që nga fillimet tona 30 vjet më parë, UNIBanka ka një vendosmëri të qartë për t’u kujdesur për komunitetin dhe mbrojtja e mjedisit ka qenë gjithmonë prioriteti ynë. Një mjedis i pastër është i lidhur me çdo aspekt të jetesës sonë, dhe në terma afatgjatë, me mbijetesën tonë. Zhvillimi i iniciativave në lidhje me investimet në burimet e rinovueshme të energjisë ka një efekt afatgjatë në mjedis. Me këtë investim, ne demonstrojmë zbatimin e parimeve ESG, të cilat luajnë një rol kyç në strategjinë tonë të biznesit. Ne vazhdojmë të veprojmë si një institucion financiar i përkushtuar me përgjegjësi shoqërore, në të njëjtën kohë duke inkurajuar pjesën tjetër të komunitetit të biznesit që të ndërmarrë hapa për të siguruar një të ardhme të gjelbër”, tha Delço Krastev, Drejtor Ekzekutiv i UNIBanka SHA Shkup.
Në suaza të strategjisë për qëndrueshmëri të UNIBanka, parku vozitës i Bankës është zgjeruar me vetura hibride, janë realizuar trajnime për të punësuarit në pjesën e ESG segmentit, dhe në pjesën e ekspoziturave shfrytëzohen zgjidhje efikase energjetike të cilat njëkohësisht japin kontribut edhe për përmirësimin e ambientit të punës. UNIBanka vazhdon të kujdeset për një mjedis më të pastër dhe më të shëndosh, ngritjen e vetëdijes së të punësuarve rreth mjedisit për rëndësinë e përdorimit të zgjidhjeve të qëndrueshme energjetike.