Author: Hamdi Kumanova

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje ka përcaktuar pamjen e fletëvotimit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko ka theksuar se pasi fletëvotimi ka elemente të caktuara mbrojtëse, ajo pjesë e kësaj pike do të jetë e mbyllur për publikun. Në pjesën e hapur të seancës duhet të informojmë publikun në përputhje me dispozitat e Ligjit Zgjedhor, të cilin do t’i citojmë siç e parashikon ligji dhe gjithçka që thuhet në ligj, si në çdo zgjedhje të deritanishme. do ta zbatojmë në pamje dhe në përmbajtje në fletëvotim. Megjithatë, duke qenë se fleta e votimit ka…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama nisi ditën e djeshme një vizitë zyrtare dyditore në Paris, Francë, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron, ku do të zhvillojë një sërë takimesh të përqëndruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Sipas agjendës, ditën e sotme në orën 8.30,kKryeministri Rama do të zhvillojë një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e z. Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF,…

Lexo më Shumë

Agjencia amerikane për sigurinë kibernetike dhe të infrastrukturës, CISA, tha se hakerë të mbështetur nga qeveria ruse shfrytëzuan qasjen e tyre tek sistemi i emaileve të programit Microsoft për të vjedhur letërkëmbimet midis zyrtarëve dhe gjigandit të teknologjisë, thuhet në një direktivë emergjente që u bë publike të enjten. Në direktivën që mban datën 2 prill, agjencia paralajmëron se hakerët po shfrytëzonin detajet e njëjtësimit që ndahen me email në përpjekje për të penetruar në sistemet e klientëve të Microsoftit, përfshirë një numër të paspecifikuar agjencish qeveritare. CISA nuk pranoi të thoshte se cilat agjenci qeveritare ishin prekur. Kompania Microsoft…

Lexo më Shumë

Çështja e elefantëve ka acaruar së fundmi marrëdhëniet mes Kenias dhe Tanzanisë. Të dyja vendet kritikohen për shkelje të moratoriumit të trofeve, pasi në kullotat të cilat ndodhen pranë kufirit mes këtyre dy vendeve, prej disa javësh po dëgjohen krisma armësh të gjuetarëve të Tanzanisë. Mes dy vendeve fqinje të Afrikës, menaxhimi i tufave të elefantëve është e ndryshme. Tanzania po licencon gjahtarët për të gjuajtur përtej kufirit të tyre, ndërsa Kenia, ku edhe ndodhet kullota, ka miratuar prej vitit 1995 moratoriumin e kafshëve të egra, me rëndësi për atë vend. Megjithëse zyrtarët kenianë dhe aktivistët po i kërkojnë Tanzanisë…

Lexo më Shumë

Byroja Federale e Hetimeve është e shqetësuar lidhur me mundësinë e një sulmi të organizuar në Shtetet e Bashkuara, të ngjashëm me masakrën në sallën e koncerteve në Rusi muajin e kaluar, tha drejtori i FBI-së përpara një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve të enjten. Shtetet e Bashkuara përballen me kërcënime të sigurisë publike dhe kombëtare, tha përpara ligjvënësve drejtori i FBI-së Christopher Wray gjatë një seance për buxhetin. Masakra e 22 marsit në një sallë koncertesh në periferi të Moskës la të paktën 144 të vrarë, sulmi më vdekjeprurësi në Rusi në 20 vjet. Një degë e grupit militant…

Lexo më Shumë

Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka shkruar në platformën “X”, se 11 korriku duhet të bëhet Dita Ndërkombëtare i Përkujtimit të Viktimave të Srebrenicës. Deklarata e saj vjen pasi është në proces ndërkombëtar që të caktohet dita që përkujton gjenocidin në Srebrenicë, gjë që Beogradi e kundërshton. Kandiq ka thënë se nuk është civilizues distancimi. “Le të behet 11 korriku Dita Ndërkomëbtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës. Nuk është qytetërues të refuzosh rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës. Disa gjenerata të reja nuk do ta falin Serbinë e sotme që nuk ka…

Lexo më Shumë

Katër vjet pas zbulimit fantastik të një helmete ilire 2500 vjeçare nga Zakotoreci i Peljesacit, arkeologët gjetën më 11 prill, pothuajse në të njëjtin vend, edhe një tjetër helmetë, e cila është akoma edhe më e vjetër. Lajmin u bë i ditur nga Marta Kalebota, arkeologe kroate nga Muzeu i Qytetit të Korculës dhe anëtare e ekipit arkeologjik që gërmon në zonën e Zakotorac. “Përkrenarja e dytë u gjet dhjetë metra larg vendit ku u gjet e para. Ato janë pak më ndryshe, mendojmë se i përket shekullit V-VI, që do të thotë se është pak më e vjetër se…

Lexo më Shumë

TikTok planifikon të lëshojë një aplikacion të ri për ndarjen e fotografive për të rivalizuar Instagramin. Në një njoftim dërguar përdoruesve, TikTok thotë se po përgatitet të lëshojë një aplikacion të ri për ndarjen e fotografive të quajtur TikTok Notes. TikTok Notes do të ndajë postimet ekzistuese dhe të ardhshme të TikTok me foto dhe përdoruesve do t’u ofrohet opsioni për të dalë nga shërbimi. TechCrunch ka zbuluar një URL të re photo.tiktok.com, e cila u shfaq shkurtimisht në internet për të hapur aplikacionin TikTok Notes. Sipas asaj që ishte e dukshme, përdoruesit do të kenë mundësinë të krijojnë edhe…

Lexo më Shumë

Është identifikuar dhe më pas shoqëruar në komisariat autori i aksidentit të mbrëmshën të nodhur në Maliq. Policia njofton se 20 vjeçari, drejtuesi i automjetit tip “Audi” përplasi një 60-vjeçar i cili po lëvizte me karrocë, dhe më pas u largua nga vendngjarja. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Maliq/Informacion shtesë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e sotme, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur pranë urës së fshatit Zvezdë, Maliq, ju informojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë sot është përgjigjur kërkesave të mjekëve të specialistëve privatë, nga ku thonë se në një seancë të radhës të Qeverisë do të paraqiten kërkesat e tyre. Specialistët privatë në Maqedoni paralajmërojnë grevë të përgjithshme Lexo po ashtuSpecialistët privatë në Maqedoni paralajmërojnë grevë të përgjithshme “Ju njoftojmë se pas takimit me ta, është përgatitur raporti dhe është dorëzuar në Qeveri, ku në seancën e radhës do të rishikohet kërkesat e tyre dhe mundësinë e një zgjidhje para zgjedhjeve kuvendare. Në vitin 2018, specialistët privatë për herë të parë u njohën në shëndetin publik dhe janë paguar për punën…

Lexo më Shumë

Kandidatja për presidente të Maqedonisë së Veriut, Biljana Vankovska, deklaroi se është e nevojshme të fillohet procedura për daljen e këtij vendi nga NATO. “Si një vend i varfër që nuk ka zhvillim ekonomik dhe çdo vit ndan më shumë se dy për qind të produktit kombëtar për NATO-n, ai vetëm zhytet në varfëri dhe ajo që ndajmë shkon për financimin e luftërave të njerëzve”, tha Vankovska para qytetarëve të Komunws sw Karposhit në Shkup. Profesoresha universitare përsëriti angazhimin nga programi i saj zgjedhor për miratimin e një Kushtetute të re që nuk do të jetë etnike, por civile, e…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese ka nisur procedurat dhe ka ngritur lëndë me iniciativë të saj për punën e 14 komunave. Gjykata Kushtetuese bën me dije se gjykata dyshon se 14 komuna, pa kompetencë ligjore, kanë paraparë kompetencë për interpretimin autentik të rregulloreve që nxjerrin vetë. Kjo do të ishte e mundur nëse ligjvënësi do ta përcaktonte një kompetencë të tillë, gjë që tani nuk është kështu”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese. Nga Kushtetuesja thonë se do të vlerësohet ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e akteve komunale. Por nga aty shtojnë edhe se gjykata ka marrë vendim për ndalimin e ekzekutimit të akteve apo…

Lexo më Shumë