Kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska-Davkova në mitingun e djeshëm në Strumicë tha se pushteti aktual nuk punon në favor të qytetarëve dhe se të gjitha hapat që i ndërmerr nuk janë aspak hapa europianë, siç pohojnë vetë. Siljanovska fushatën presidenciale e vazhdon sot në Dollnenë, Makedonski Brod dhe Kërçovë ku do ta mbajë mitingun qendror. “Hapat europianë duhet të jenë kërkim të standardeve që nuk i kemi, kërkim të shtetit të së drejtës, të shtetit të sigurt, të shtetit ku mbizotëron ndjenja për solidaritet. Paramendoni, esenca e socialdemokracisë janë solidariteti, shteti social, humanizmi, ndërsa në krye të socialdemokratëve…
Author: Hamdi Kumanova
Kandidati për president, i LSDM-së dhe koalicionit Për Ardhmëri Europiane, Stevo Pendarovski, mbrëmë nga tubimi në Kavadar tha se 24 prilli do të jetë datë kyçe dhe se pikërisht në raundin e parë nevojitet mbështetje masive për konceptin që e çon vendin përpara, drejt integrimit në BE. Pendarovski theksoi se kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski deri më tani nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë duel me të në të ardhmen, dhe se Gordana Siljanovska-Davkova është zgjedhje personale e vetë Mickoskit. Pendarovski sot fushatën e vazhdon në Dojranin e ri, në Bogdanc, Vallandovë dhe Gjevgjeli. “Pra, data 24 është…
Kandidati për President i Frontit Europian, Bujar Osmani u zotua se po të zgjedhet i pari i vendit, do të punojë për shndërrimin e Maqedonisë së Veriut në një shtet të gjelbër, që do të kujdeset për ambientin jetësor. Në press konferencën e sotme në Parkun e Qytetit të Shkup, Osmani shpalosi zgjidhjen: do të formojë një bord validimi, respektivisht vetingu dhe nuk do të nënshkruajë asnjë ligj i cili do të jetë në kundërshtim me standardet e mbrojtjes së natyrës. “Si kandidat për President, jam i përkushtuar për një agjendë të gjelbër, e cila vendos në plan të parë…
Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në Shkup, pasi u godit nga një kamion deri sa po drejtonte biçikletën. Aksidenti ka ndodhur në të ashtuquajturën rruga e plastikave, respektivisht në bulevardin “Nikolla Karev”. “Me datë 10.04.2024 në ora 11:10 në SPB-Shkup është raportuar se në Blevardin Nikolla Karev” në Shkup, automjeti i mallrave “Mercedes Atego” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.N.(41) nga Shkupi ka goditur një biçikletë që po drejtohej nga A.T (68) nga Shkupi. Në vendin e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë A.T, ndërsa mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen…
Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB-Tetovë për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion, të mërkurën në periudhën prej orës 10.00 deri në ora 15:00 është kryer kontroll aksion për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 16 shkelje shumica e të cilave për mospërdorim të helmetës mbrojtëse 6, me leje të skaduar qarkullimi- regjistrimi, 2 dhe drejtim i motoçikletës pa kaluar testin e patent shoferit 4. Ndaj drejtuesve të mjeteve janë përgatitur parashtresa përkatëse. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 9 kundërvajtje tjera të ndryshme në…
Te shtetasi i Austrisë që ndërroi jetë më 7 prill pas aksidentit në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit, është gjetur një çantë me para. “Më datë 07.04.2024 rreth orës 17:20 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Diellit, në hyrje të Rasadishtes nga Tetova, automjeti i pasagjerëve “Suzuki” me targa austriake, i drejtuar nga. E.V. (80) nga Vjena – Republika e Austrisë, ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, i cili ndodhej i vetëm në automjet. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore”, thuhej në njoftimin e…
Specialistët privatë kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme nga e hëna. Në njoftimin e sotëm ata shprehen se pavarësisht protestës së specialistëve privatë më 27 mars dhe takimit me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Demiri, më 2 prill, kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar. “Në takimin me ministrin e Shëndetësisë, nga ai na është premtuar se kërkesat tona do të paraqiten në seancën e ardhshme të Qeverisë. Pas takimit me ministrin, më 3 dhe 9 prill janë mbajtur dy seanca të Qeverisë, në të cilat sipas informacioneve publike të Qeverisë, kërkesat tona nuk janë diskutuar në asnjërën prej tyre”, thuhet në…
Pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigri” kanë hyrë mëngjesin e sotëm në burgun më të madh në vend. Siç konfirmojnë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, bastisjet janë duke u bërë për shkak të dyshimit për vepra penale. Siç mësohet, kërkohet drogë dhe sende të tjera, transmeton Portalb.mk. “Në një aksion të koordinuar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, për shkak të dyshimeve për vepra të kryera penale, mëngjesin e sotëm janë kryer bastisje në INP Idrizovë – Shkup me qëllim të sigurimit të materialit dëshmues”, njoftuan shkurtimisht nga Prokuroria Publike e Shkupit. Burgu në Idrizovë disa herë deri më tani…
MPB njofton se kanë ndaluar një person nga Kavadari i cili është kapur duke vjedhur. “Me datë 11.04.2024 rreth orës 03:00, zyrtarë policorë të Njësisë së Policisë për Intervenim në SPB Shkup, kanë ndaluar K.D.(18) nga Kavadari, me vendbanim në Shkup. Ai u kap në tentativë për të kryer një “vjedhje të rëndë” në një filial të bankës në zonën e komunës së Aerodromit. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.
Kandidati për president Stevo Pendarovski mbrëmë nga Kavadari tha se 24 prilli do të jetë datë kyçe dhe se pikërisht në rrethinë e parë nevojitet mbështetje masive për konceptin që e çon vendin përpara, drejt integrimit në BE. “Pra, data 24 është data kyçe, sepse sipas bindjes sime të thellë të datës 24, rezultati përfundimtar për të dyja zgjedhjet për president dhe parlament do të varet shumë nga ato rezultate. Nëse në datën 24 tregojmë se jemi shumë më të shumtë, se jemi në shumicë të madhe dhe duam që kjo Maqedoni, i vetmi atdhe që kemi, të vazhdojë në…
Maqedonia e Veriut mbetet një regjim hibrid në raportin e fundit të Freedom House “Kombet në tranzit”. Freedom House në atë kategori vendos 11 vende, të cilat kanë karakteristika të autokracisë dhe demokracisë. Për shkak se ato nuk i përkasin plotësisht asnjërit bllok, institucionet e tyre janë të cenueshme, gjë që në vitin 2023 ka çuar në më shumë regres sesa avancim, thuhet në raport, transmeton Portalb.mk. Në Ballkanin Perëndimor, kjo u theksua veçanërisht. Ka pasur një “kthim historik” në Serbi, thotë raporti, kryesisht për shkak të përpjekjeve të presidentit Aleksandar Vuçiç për të konsoliduar pushtetin në vitin 2023. Por…
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetahu në një intervistë për Daily Click në TV21 theksoi se edhe sivjet haxhi do të kushtojë 6.650 euro. Ai bëri të ditur se rezervimet janë bërë gati deri në vitin 2026. Sipas tij, për dallim të vendeve të rajonit, në Maqedoninë e Veriut sivjet nuk do të rritet çmimi. “Tashmë jemi afruar afër Qabesë, afër Mekës, të afrohesh afër Qabes 1 kilometër e diçka, të afrohesh në oborrin e xhamisë së Medinës nuk është lehtë, dmth standardi kërkon edhe një çmim. A e dini ju se tashmë nuk…

