Shërbimi inovativ i internetit satelitor ka mbërritur edhe në Shqipëri falë kompanisë së miliarderit Elon Musk, “STARLINK”. Nëpërmjet një komunikimi në rrjetin social X, ai njofoi mbërritjen e këtij shërbimi për herë të parë në vendin tonë. Në faqen zyrtare të “Starlink” ka qenë e mundur që nga dita e djeshme për të marrë këtë shërbim në çdo zonë të Shqipërisë. Starlink është një projekt që ka për qëllim ofrimin e internetit në çdo cep të botës përmes sateliteve të zhvilluar nga “SpaceX” e Elon Musk. “Starlink” synon të sigurojë qasje në internet me shpejtësi të lartë kryesisht në zona…
Author: Hamdi Kumanova
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të të moderuar. Nga LAMM njoftojnë se në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Komunikacioni në rrugën Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica është hapur për qarkullim që nga 1 prilli 2024 për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë. Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të…
Aksident me vdekje në aksin Divjakë-Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”. Mësohet se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet Q. O., 22 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi me inicialet G. A., rreth 44 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit shtetasi me inicialet G. A., ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Benz”, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (BalkanWeb)
Shkencëtarët në mbarë botën po monitorojnë përhapjen e gripit të shpendëve te gjitarët, duke mbajtur një sy vigjilent për transmetimin e mundshëm të përhapjes te njerëzit. Rreziku i rasteve njerëzore nga gripi i shpendëve, një infeksion me potencial pandemik, sipas ekspertëve, vlerësohet ende të jetë i ulët. Megjithatë, përhapja te gjitarët është një shqetësim pasi ata janë evolucionarisht më afër njerëzve, duke e bërë më të lehtë për virusin që të përshtatet për të infektuar njerëzit. Shqetësimi i ekspertëve të gripit të shpendëve është ringjallur javët e fundit, me një rast njerëzor në SHBA dhe përhapjen e një lloji të…
Sot bëhen 25 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën e bëri bashkë me shokët. Agim Ramadani u lind në Zhegër të Gjilanit më 3 maj 1963. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë. Me poezi dhe pikturë është marrë qe nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë…
Sot bëhen 39 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës. Për disa ai drejtoi Shqipërinë me nder për 40 vjet, ndërsa për pjesën tjetër sundoi Shqipërinë gjatë kësaj periudhe. Megjithëse Hoxha ende gëzon një simpati të veçantë si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, periudha 40-vjeçare e udhëheqjes së tij, u karakterizua nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata, dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësishtë nga policia dhe Sigurimi i Shtetit. Enver Hoxha u lind më 16…
Sot mbushen 39 vjet nga vdekja e rapsodit të njohur Dervish Shaqa. Shaqa u lind në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912 dhe vdiq më 11 prill 1985. Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Kosovën për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur “mbledhja e armëve” që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve. Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdoi shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për…
Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes i Kosovës, tha se rezoluta duhet të votohet, jo vetëm për gjenocidin që Serbia ka kryer në Bosnjë, por edhe në vende të tjera të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën. “Vuçiqi dhe politika serbe me vite të tëra janë krah Rusisë, dhe njëkohësisht proklamojë se janë të interesuar për integrimin në BE. Në vetvete Serbia vazhdon të jetë autokratike dhe vazhdon lidhjet me Federatën Ruse, në të njëjtën kohë pretendon se synon BE-në,” tha ai. Sipas Maqedoncit, Vuçiqi, krahas zhvillimeve të luftës Rusi- Ukrainë, pret një rezultat për të marrë qartë anë. “Nuk përjashtohet asgjë (sulm)…
Rusia synon të kontraktojë 400.000 ushtarë të rinj këtë vit, për t’i forcuar forcat e saj që kanë pësuar humbje të mëdha në luftën në Ukrainë, tha Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në një raport të përditësuar të inteligjencës. Trupat ruse në Ukrainë përbëhen nga ushtarë me kontratë dhe disa rezervistë, të cilët janë mobilizuar në fund të vitit 2022, sipas inteligjencës britanike. Ushtarëve të rekrutuar, të cilët nuk janë të përfshirë ligjërisht në luftë, u bëhet presion që të regjistrohen si ushtarë me kontratë dhe në këtë mënyrë të mund të dërgohen në vijën e parë të frontit. “Rreth…
Sektori për Punë të Brendshme-Shkup njoftoi se gjatë ditës së djeshme 77-vjeçari ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga djali i tij 52 vjeçar. “Me datë 09.04.2024 në ora 11:30 në SPB Shkup, një 77 vjeçar ka raportuar se me datë 06.04.2024 rreth orës 15:00 është sulmuar fizikisht nga djali i tij S.K.(52) nga Shkupi në banesën e tij shtëpi në zonën e Çairit. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim.
Prokuroria kërkon arrestimin e një babai nga Çashka, sepse ai përveç se i ka braktisur fëmijët e tij, i ka keqpërdorur ata për përfitime financiare dhe i ka detyruar të bëhen lypsarë, që pastaj paratë t’i harxhoj në kazino. Prokuroria Themelore Publike e Velesi ka sjellë urdhër për realizim të procedurës hetimore kundër një personi nga fshati Izvor të komunës së Çashkës për dy vepra penale- Braktisje dhe keqtrajtim i fëmijëve, nga neni 201, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Prokuroria Themelore Publike “Ekziston dyshim i bazuar se në periudhën kohore nga viti 2021 deri më…
Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nëse e fiton mandatin e ri për kryeministër, paralajmëron qasje shumë më të kujdesshme në përzgjedhjen dhe caktimin e resurseve njerëzore, të cilat do t’i udhëheqin institucionet. Në një deklaratë për media, Kovaçevski tha se si kryeministër në kohën e krizës energjetike dhe ekonomike më shumë është fokusuar në menaxhimin e krizës sesa në zgjidhjen e sjelljeve personale të individëve në pushtet. “A ishte sjellja e të gjithë zyrtarëve adekuate? Jo. Kishte prej tyre që u sollën në mënyrë të papërshtatshme me rastet politike dhe mjedisin politik. A kanë punuar shumë me mua ministrat, përfshirë…

