Ndërkohë që vazhdojnë radhët dhe pritjet e gjata të qytetarëve për të aplikuar dhe për t’u pajisur me pasaporta të reja, VMRO-DPMNE-ja kërkon miratimin e ligjit për zgjatjen e afatit. Antonio Milloshoski i bën thirrje pushtetit ta vendosë sa më shpejt në rend dite propozimin e tyre për zgjatjen e afatit të pasaportave me emrin e ri të shtetit deri më 31 dhjetor të këtij viti. “650 mijë qytetarë janë të mbyllur në vend pa të drejtë për të dalë jashtë shtetit me çka shkelet neni 27 i Kushtetutës i cili garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve jashtë vendit. Ajo…
Author: Hamdi Kumanova
“Është e rëndësishme që qytetarët të dalin dhe të votojnë më 8 maj, sepse është e rëndësishme që të zgjedhin kandidatët që besojnë se do t’i çojnë në të ardhmen më të ndritur të këtij vendi”, thotë ambasadorja amerikane Angela Aggeler. Ajo theksoi se sfidat me të cilat përballet Maqedonia sot janë shumë më komplekse sesa “pro” këtij apo “pro” atij. “Nuk bëhet fjalë për një zgjedhje të vetme, ka shumë çështje për të cilat besoj se qytetarët e këtij vendi duan të dëgjojnë zgjidhje dhe të shohin veprime. Pjesa interesante e kësaj është se ne kemi zgjedhje në SHBA…
Kryesia e LSDM-së sot pasdite ka marrë vendim që ta përkrahë mandatin e dytë presidencial të presidentit aktual Stevo Pendarovski. Burime partiake bëjnë të ditur se sot pasdite në mbledhjen e kryesisë së LSDM-së është vendosur që Stevo Pendarovski të përkrahet si kandidat për kryetar të shtetit. Ky vendim do t’u prezantohet anëtarëve të Bordit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë këto ditë. Tashmë janë planifikuar takime me partnerët e koalicionit për ditët në vijim, ndërsa konventa zyrtare promovuese do të mbahet më 3 mars. Ndërsa, profesoresha dhe deputetja Gordana Siljanovska-Davkova është paraqitur në konkursin e VMRO-DPMNE-së, për president të shtetit,…
Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (21.02.2024) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 155 gjoba, nga të cilat 23 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 13 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 8 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 10 sanksione për kalim në semafor të mbyllur – drita e kuqe. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë…
Më shumë se 20 milionë njerëz me origjinë të huaj jetojnë në Gjermani. Shumica prej tyre flasin gjermanisht në shtëpi. Por ka dallime. Edhe ata që kanë prejardhje të huaj flasin zakonisht gjermanisht në shtëpi. Kjo vlen për më shumë se tre të katërtat e njerëzve nga ky grup i popullsisë, njoftoi Zyra Federale e Statistikave (Destatis) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare më 21 shkurt. Pothuajse një e katërta (rreth 24 për qind) e rreth 20.2 milionë njerëzve sa jetojnë në Gjermani me origjinë të huaj flisnin vetëm gjermanisht në shtëpi në vitin 2022. Më shumë se…
Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP), Dragan Gjilas, tha në Suboticë se “pushtetin në Serbi e mban një grup i organizuar kriminal”, se ajo që po përjetojnë njerëzit në këtë vend është “me të vërtetë e tmerrshme dhe pasojat janë katastrofike”. Ai përkujtoi se në vitin 2022, sipas të dhënave të Eurostat-it, nga Serbia janë larguar 75 mijë persona të cilët kanë shkuar në vendet e Bashkimit Evropian dhe kanë marrë leje qëndrimi. “Këtë vit shkollor në klasën e parë të shkollës fillore janë regjistruar 14 për qind më pak fëmijë në krahasim me 12 vjet më parë…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, përsëriti një ditë përpara seancës plenare se “Amnistia penale” nuk do të përdoret për të nxjerrë nga burgu zyrtarë të korruptuar, veprat e të cilëve po hetohen nga Gjykata e Posaçme e Antikorrupsionit. “Flitet për lëndë e çështje që aktualisht janë në duart prokurorisë, ose ende pa u gjykuar nga sistemi i drejtësisë. Nuk ka amnisti penale mbi ndjekje penale për asnjë nga veprat që po hetohen dhe gjykohen në Gjykatën Speciale”, – tha ministri. Apelin e tij Manja e pati për opozitën, pa të cilën maxhoranca nuk siguron dot në Kuvend 84 votat e…
Një tërmet i ri me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter ka goditur Kroacinë rreth orës 7 të mëngjesit, ka regjistruar Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC). Ky është tërmeti i katërt i regjistruar në Kroaci që nga mëngjesi i sotëm. Rreth orës 5 të mëngjesit EMSC njoftoi se një tërmet me magnitudë 3.7 ishte regjistruar 24 kilometra në jugperëndim të Metkoviqit, 54 kilometra në jug të Mostarit dhe pesë kilometra në jugperëndim të Neum në Bosnje dhe Hercegovinë. Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 6 kilometrash, ndërsa është ndjerë edhe në territorin e Bosnjë-Hercegovinës. Më pas u regjistruan dy…
Një nga tre postet më të rëndësishme shtetërore në Maqedoninë e Veriut – presidenti, kryeministri apo kryetari i Kuvendit – duhet t’i takojë shqiptarëve dhe kjo duhet të jetë pjesë e Kushtetutës, tha Arben Taravari. Taravari, që është kandidat i opozitës shqiptare për president të Maqedonisë së Veriut, tha se kjo mund të bëhet me ndryshimin e preambulës së Kushtetutës, përmes një procedure parlamentare. Në një konferencë për media të mërkurën mbrëma në Tetovë, Taravari tha se ndryshimi i Kushtetutës duhet të bëhet për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën aktuale, që është kusht integrimin e shtetit në Bashkimin Evropian.…
Një i ri shqiptar ka përfunduar pas hekurave në Greqi, pasi akuzohet i përfshirë në një ngjarje të rëndë. Mediat greke raportojnë se 27-vjeçari shqiptar, që jetonte në Zakynthos akuzohet se ka dhunuar dhe droguar të dashurën e tij 19-vjeçare, e cila ishte dhe shtatzënë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, kur 27-vjeçari ka shkuar dhe ka marrë nga shtëpia 19-vjeçaren, e cila ishte rreth 2 muajshe shtatzënë. Sipas të njëjtave informacione, 27-vjeçari pasi ka marrë partneren në shtëpinë e tij, e ka lidhur, e ka rrahur dhe e ka detyruar të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë. Të…
Një zjarr i madh është raportuar në Zhelinë të Tetovës, shkruan TV21. Një pirg gomash të vjetra është përfshirë nga flakët në një sipërfaqe të hapur pranë një fabrike në Zhelinë. Në vendngjarje janë dërguar zyrtarë policorë nga njësitet policore Grupçin, si dhe ekipe të Njësitit Territorial të Zjarrfikjes-Tetovë, të cilët intensivisht po angazhohen për lokalizimin e zjarrit. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit – kush dhe pse i ka djegur gomat, që paraqet vepër penale ,,Ndotje e ambientit dhe natyrës”. “Dikush nga pronarët e arave pas mua ka pastruar arën dhe ka ardhur…
“Bisedimet e LSDM-së me partnerët e koalicionit janë duke vazhduar, por do të ketë edhe bisedime me partitë politike që tradicionalisht nuk janë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga kjo parti”, deklaroi kryetari i kësaj partie, Dimitar Kovaçevski. Sipas tij, LSDM do të ketë lista kandidatësh në të gjitha njësitë zgjedhore. “Ne tashmë kemi bisedime me partnerët tanë të koalicionit. Sigurisht që do të ketë bisedime me partitë politike që tradicionalisht nuk janë pjesë e koalicionit tonë. Nëse gjendet një gjuhë e përbashkët, interesi, nëse analizat e tregojnë, nëse pranohet nga anëtarësia dhe kryesia partiake, atëherë mund të…

