Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, mori pjesë në fillimin e punimeve të ndërtimit të objektit të Sallës Universale, ku sërish kërkoi falje para mediave. “I pranoj të gjitha reagimet e SHGM-së dhe institucioneve të tjera dhe në vetë ngjarjen kam thënë se jam gati të kërkoj falje menjëherë, kërkova falje në vetë ngjarjen dhe ja ku kërkoj falje edhe sot. Me kryetarin e SHGM-së kam pasur një bisedë të gjatë në disa raste sepse ai është dëshmitari më i mirë i asaj që ka ndodhur deri në vitin 2016. E thashë që deri në vitin 2016 po ndodhte dhe nuk…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Xhaferi sot u takua me ambasadoren e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.S. Larisa Dir. Në takim u shpreh mbështetja e fortë e vazhdueshme që Maqedonia e Veriut e tregon ndaj Ukrainës, në kushte të momenteve të vështira për popullin ukrainas, i cili tashmë dy vite lufton guximshëm për lirinë e vet. Kryeministri Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e saj, qëndrojnë fortë pranë Ukrainës dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë për aq kohë sa është e nevojshme, në luftën e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ukraina ka mbështetjen…
Në 24 orët e fundit janë shuar 18 zjarre në ambient të hapur, informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK). Në territorin e QRMK Shkup dhe QRMK Tetovë janë shuar katër zjarre, ndërsa në territorin e QRMK Manastir, QRMK Shtip dhe QRMK Kumanovë nga tre zjarre. Në territorin e QRMK Strumicë është shuar një zjarr në ambient të hapur. Qendra për menaxhim me kriza apelon që mos të digjet bimësi në ambient të hapur, ndërsa paraqitjen e zjarrit të raportojnë sa më shpejtë në numrin e vetëm të emergjencës 112. Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1.966 thirrje…
Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi se sot ka marrë shkrim nga Brukseli se Bashkimi Evropian nuk do të bëjë problem nëse qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të udhëtojnë me pasaporta me emrin e ri kushtetues. Toshkovski, sot përsëri u bëri thirrje deputetëve në Kuvend që të mbështesin amendamentet për vazhdimin e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit. “Sot mora një informacion me shkrim se Komisioni i dokumenteve të udhëtimit të Komisionit Evropian ka mbajtur takim dhe më është njoftuar se ata do ta kuptojnë problemin dhe do të jenë sa më korrekt…
Dyzet e dy vjeçari B.D. nga Novosella e Tetovës, dje (20-shkurt) në ora 09:50 në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, djali i tij i mitur është kafshuar nga një qen endacak. Një tjetër rast ka ndodhur kur Tridhjetë e pesë vjeçarja D.M.G. nga Tetova, dje (20-shkurt) në ora 14:55 në SPB-Tetovë ka raportuar se në kompleksin e manastirit në Leshkë të Tetovës djali i saj i mitur është kafshuar nga një qen endacak.TS
Mbrëmë (21-shkurt), gjysmë ore pas mesnate, në Zherovjan të Tetovës, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin Gj.G.(39) nga një fshat i Tetovës, i cili dhjetë minuta më parë ishte denoncuar nga babai tij 67-vjeçar se në shtëpinë e tyre familjare rreth orës 20:00 është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe e ka sulmuar fizikisht. Rasti po zbardhet dhe dokumentohet, pas së cilës do të përgatitet parashtresa përkatëse.TS
Dje (20-shkurt) në ora 13:55, SPB Tetovë është thirrur për intervist zyrtare nga S.M.(42) nga një fshat i Tetovës, i cili paraprakisht ka qenë i raportuar nga D.S.(47) nga rrethina e Tetovës dhe nga e punësuara në zyrën e tij Xh.B.H.(34) nga një fshat tjetër i Tetovës, se ndaj tyre është sjellë në mënyrë agresive dhe se i ka kërcënuar të dy. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.TS
Ndotja e ajrit në Tetovë vazhdon të jetë më e lartë se e lejuara. Nga të dhënat e ueb faqeve që matin cilësinë e ajrit në Tetovë grimcat PM10 janë dy herë e gjysmë më të larta sa e lejuara. Mjeku Ratko Davidovski thotë se në këtë periudhë kohore duhet të shmangen lëvizjet nëpër qytetet, sidomos kur ka komunikacion të ngarkuar, ndërsa lëvizjet të bëhen në periferi ose në zonat malore. Ai rekomandon gjithashtu edhe mbajtje të maskës dhe vendosje të filtrave të ajrit në shtëpi. “Për tu mbrojtur personalisht në këtë periudhë, tani thuajse se të gjithë i kemi…
Kryeministri i vendit, Talat Xhaferi mori pjesë në ngjarjen e ndarjes së 175 bursave nga Fondacioni Albiz për studentët e shkëlqyeshëm për vitin akademik 2023/2014. Xhaferi ndau dhjetë mirënjohje për studentët e dalluar me mesatare mbi 9.00, teksa ne fjalimin e tij para të pranishmëve tha se duke investuar tek gjeneratat e reja, investojmë në ardhmëri të sigurtë. “I nderuar që jam pjesëmarrës në ceremoninë e ndarjes së bursave nga Fondacioni “Albiz”, i cili duke organizuar evenimente të këtilla më karakter edukativ dhe mbështetës ndaj studentëve, po dëshmon rëndësinë që e ka në sipërmarrësi dhe filantropi. Sigurimi ekonomik, edukativ dhe…
Me vendim të Ministrisë së Kulturës, drejtoreshë e Institucionit Nacional Galeria e Arteve – Tetovë nga sot do të jetë Besa Dauti, njoftuan nga institucioni i Tetovës. Dauti prej disa vitesh është e punësuar në Galerinë e Arteve në Tetovë, si kuratore arti, ndërsa me profesion është piktore akademike. “Besa Dauti ka studiuar për pikturë në Akademinë e Arteve në Tetovë. Punon si piktore akademike dhe kuratore arti në Galerinë e Arteve në Tetovë. Përvoja, njohja e thellë e formimit kulturor dhe arsimor të Besa Dautit do të frymëzojë ekipin e Galerisë dhe artistët tanë, vizitorët dhe artdashësit, gjë që…
Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë së Veriut ka sqaruar vendimin e tyre për të mos mbuluar harxhimet e mjekimit jashtë vendit për 18-vjeçarin, i cili ditë më parë me helikopter u dërgua për në Vjenë të Austrisë. Nga FSSH thonë se kërkesa për Leonid Indov është refuzuar si e pabazë, pasi nuk bëhet fjalë për referim për mjekim jashtë vendit, por për kryerjen e shërbimit shëndetësor rehabilitues si trajtim të zgjatur spitalor. Nga aty shtojnë se vendimet për realizimin e të drejtave nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor i të siguruarve i miraton Fondi në përputhje me rregulloret dhe rregullat…
Nga dita e premte, 23 shkurt, në të gjitha drejtoritë rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) dhe para noterëve kompetentë, fillon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president dhe kandidatët për deputetë. Sipas afateve mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë deri më 8 mars. “Mbledhja e nënshkrimeve bëhet para të gjitha drejtorive rajonale dhe zyrave të KSHZ-së që ndodhen në selitë e 34 njësive vendore dhe para noterëve kompetentë, për këtë arsye dhe për këtë sqarim, adresat e drejtorive rajonale të KSHZ-së. KSHZ-ja para së cilës janë mbledhur nënshkrimet do të publikohet. Procedura fillon në…

