Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë së Veriut ka sqaruar vendimin e tyre për të mos mbuluar harxhimet e mjekimit jashtë vendit për 18-vjeçarin, i cili ditë më parë me helikopter u dërgua për në Vjenë të Austrisë. Nga FSSH thonë se kërkesa për Leonid Indov është refuzuar si e pabazë, pasi nuk bëhet fjalë për referim për mjekim jashtë vendit, por për kryerjen e shërbimit shëndetësor rehabilitues si trajtim të zgjatur spitalor. Nga aty shtojnë se vendimet për realizimin e të drejtave nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor i të siguruarve i miraton Fondi në përputhje me rregulloret dhe rregullat…
Author: Hamdi Kumanova
Nga dita e premte, 23 shkurt, në të gjitha drejtoritë rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) dhe para noterëve kompetentë, fillon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president dhe kandidatët për deputetë. Sipas afateve mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë deri më 8 mars. “Mbledhja e nënshkrimeve bëhet para të gjitha drejtorive rajonale dhe zyrave të KSHZ-së që ndodhen në selitë e 34 njësive vendore dhe para noterëve kompetentë, për këtë arsye dhe për këtë sqarim, adresat e drejtorive rajonale të KSHZ-së. KSHZ-ja para së cilës janë mbledhur nënshkrimet do të publikohet. Procedura fillon në…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot do të vizitojë Komunën e Haraçinës. Në Haraçinë Xhaferi do të vizitojë kopshtin për fëmijë “Fatosat” dhe shkollën fillore “Abdyl Frashëri”.
Komuna e Velesit zyrtarisht ka marrë vendim që të mos e vazhdojë lejen B të integruar të kompanisë “Caps Mont Group”, e cila është dashur të eksportojë zgjyrën nga deponia e shkritores si lëndë e parë minerale teknogjene, transmeton Portalb.mk nga Meta.mk. Komuna konfirmoi se zgjidhja që do t’i dorëzohet koncesionarit tashmë është duke u përgatitur dhe arsyeja e refuzimit do të jenë dy aktivitetet shtesë që ai ka kërkuar, shtypja dhe bluarja e mbeturinave, në të njëjtin vend ku është deponia. “U mor vendim për rrëzimin e kërkesës për marrjen e lejes mjedisore B të Integruar për shfrytëzimin e…
Zëvendëskryeministri Artan Grubi nga radhët e BDI-së, Artan Grubi i pyetur në emisionin 360 gradë në TVM1 se sa ka gjasa që pas zgjedhjeve të formohet qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, Grubi sërish thekson si kusht mbështetjen për amendamentet kushtetuese. “Nëse VMRO-DPMNE i miraton ndryshimet kushtetuese para formimit të qeverisë, pse jo. Nëse është reformuar mjaftueshëm, nëse ka orientim evropian, nëse dëshmon se është e gatshme të sakrifikoj për të ashtuquajturin rejting të saj për të mirën e shtetit, ashtu siç bëri LSDM në të kaluarën, atëherë-Po, meriton një shans”, theksoi Grubi. Sipas tij, nëse ai mbetet i atij qëndrimi…
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) dënon ashpër deklaratën e kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në të cilën ai akuzon mediat se “vetë janë shitur dhe akoma po shiten” si dhe vendosen në funksion të një partie politike. “Politikanët duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë dhe në vend që të shërbejnë për komunikim të papërshtatshëm, duhet të tregojnë respektin më të lartë për profesionin e gazetarit dhe një nga shtyllat kyçe të demokracisë – mediat. Etiketimi i medias, sidomos në periudha të ndjeshme si ato parazgjedhore, ndikon negativisht në lirinë e shprehjes dhe cenon dinjitetin…
Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tiranë, publikoi thirrje për shtetasit e vet në territorin e Shqipërisë, për kontroll në Listën zgjedhore, regjistrim në të dhe paraqitje për votim në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut. Thirrja u referohet të gjithë shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut: pjesëtarë të pakicës nacionale maqedonase, persona me qëndrim të përkohshëm dhe persona me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, të cilët dëshirojnë ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e ardhshme. “Informata për procesin e regjistrimit në Listën e posaçme zgjedhore, si dhe paraqitje për votim në…
Një tetëvjeçar, supertalent i shahut, nga Singapori është bërë lojtari më i ri i shahut që e ka mposhtur një mjeshtër të madh. Pas një loje tri-orëshe shahu në Zvicër, Ashwath Kaushik, e mundi 37-vjeçarin polak Jacek Stopa. “Është shumë emocionuese dhe e mahnitshme që munda ta mposht mjeshtrin e madh dhe ndihem krenar për veten”, ka thënë Kaushik, raportoi Guardian. Sipas “Chess.com”, gara botërore e shahut ka dëshmuar së fundmi rritje të numrit të fëmijëve që arrijnë rezultate të jashtëzakonshme. Ashwath fitoi tri lojërat e para me Stopan, por humbi në lojën me lojtarin britanik, Harry Grieve, i cili…
Qytetarët që kanë lënë termin për fotografim për pasaportë të re sipas procedurës së rregullt do të duhet të presin sepse nuk ka formularë për ta, por ka për ata që janë të gatshëm të paguajnë mbi 6.000 denarë apo 100 euro për të marrë pasaportën me procedurë urgjente. Pra, nëse dëshironi të largoheni nga Maqedonia e Veriut këtë verë, ka vetëm një mënyrë për të marrë pasaportë, ajo është përmes procedurës emergjente. Nëse arrin të caktosh një takim, atëherë pasi të bësh një foto, do të marrësh pasaportën për shumë pak ditë, dy apo tre ditë. Nuk ka datë…
Mickoski është vazhdimisht i rrethuar nga njerëz të lidhur me skandalet e drogës. Para disa muajsh kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski dhe bashkëpunëtori i tij i afërt Antonio Milloshoski janë ulur në të njëjtën tavolinë, në shoqëri me M.A. nga Gërçeci i kapur me 32 kilogramë drogë, thuhet në njoftimin e LSDM-së. “Profesori i shkollës së muzikës dhe kryetar i KE-së së OBRM-PDUKM-së së Peshtanit së fundmi është kapur me kokainë. Arrestohet për drogë mësuesi në një shkollë në Novo Lisicë, përfaqësues i OBRM-PDUKM-së në komisionin zgjedhor në Aerodrom. Truproja e Mickoskit sulmoi fizikisht një oficer policie për të parandaluar…
Policia e Kosovës raporton se një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë. Për shkak të sherrit për një pronë, tre persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit në këtë sherr, një person është plagosur. Ngjarja ndodhi gjatë ditës së martë, në orën 11:30 minuta. “Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë dhe një kaçavidë”, thuhet në raportin e policisë. Dy të dyshuarit për këtë rast janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorisë, njëri…
Rusia është duke rindërtuar kapacitete për t’i destabilizuar shtetet evropiane dhe për të zgjeruar ndikimin në Lindje të Mesme dhe Afrikë, duke krijuar kështu kërcënim strategjik për NATO-n dhe anëtarët e saj, të cilët janë të fokusuar te lufta në Ukrainë, vlerëson një institut me bazë në Mbretëri të Bashkuar. Hulumtuesit e Institutit Royal United Services [RUSI], kanë argumentuar se kombet perëndimore duhet të bëjnë më shumë për të luftuar Moskën dhe taktikat e saj të një lufte jokonvencionale, nëse dëshirojnë të kenë sukses në mposhtjen e Rusisë në Ukrainë. “Përderisa lufta në Ukrainë po zgjatet, Rusia ka interes që…

