Forumi Rinor i Frontit Europian Tetovë dje me rastin e shënimit të ditës botërore të shëndetit 7 Prill, ka organziuar pikë kontrolli falas në sheshin e Tetovës.
I pranishëm ishte edhe kandidati për President Dr Bujar Osmani, i cili edhe përtej agjendës së ngjeshur nuk hezitoi që të kujdeset për shëndetin e qytetarëve.
Nga Fronti Europian thuhet se “Padyshim që e ardhmja e këtij vendi janë rinia e shëndoshë dhe aktive. Përgëzojmë profesionistët e rinj të shëndetësisë për iniciativën dhe kujdesin e treguar ndaj qytetarëve”