Author: Hamdi Kumanova

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në MPB ka parashtruar kallëzim penal kundër P.B, punonjës policie në Zyrën e Jashtme për Çështje Kriminale Prilep. Siç thonë nga MPB, ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme në detyrën zyrtare”. “Me datë 13.11.2020, nga Njësiti i policisë Ropotovë në Zyrën e Jashtme për Çështje Kriminale Prilep, është dorëzuar material zyrtar në lidhje me një automjet të konfiskuar mallrash, pas së cilës i raportuari e ka pranuar, por nuk ia ka besuar zyrtarit tjetër policor, edhe pse me një urdhër verbal nga kreu i ZJÇK Prilepit…

Lexo më Shumë

Së bashku do ta transformojmë Hekurudhën dhe do ta bëjmë evropiane dhe moderne. Me liberalizimin hapëm një kapitull të ri në hekurudhë dhe krijuam mundësi të reja, por nuk keni pse të shqetësoheni për vendet tuaja të punës, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi në ceremoninë e mbajtur sot me rastin e 151 vjetorit të themelimit të Hekurudhave të Maqedonisë. Bytyqi tha se liberalizimi do të thotë edhe më shumë para për modernizimin e hekurudhave, për zgjerimin e rrjetit hekurudhor, gjegjësisht rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të komunikacionit hekurudhor në vend. “Ne nuk duhet ta shikojmë liberalizimin me frikë,…

Lexo më Shumë

Anëtari i kryesisë nga radhët e Rithemelimit në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi bëri një tjetër denoncim të fortë ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, të arrestuar pak ditë më parë me urdhër të SPAK. Sipas tij, Redi Molla në vitin 2019, ndërsa drejtonte ndërmarrjen e Ujësjellësit në Tiranë, i dha kompanisë së Klodian Zotos një tender me vlerë 1 milion euro. Sipas tij, kompania ITS sh.p.k ka zhdukur nga llogaritë e inceneratorit të Tiranës një shumë prej 12 milionë eurosh. Deklaratë e sotme për shtyp: Në kuadër të transparencës publike, si një premtim dhe detyrim që i kemi qytetarëve të…

Lexo më Shumë

Interneti satelitor Starlink ka mbërritur edhe në territorin e Shqipërisë, ka njoftuar kompania amerikane. Në rrjetin social X, Starlink njoftoi se interneti me shpejtësi të lartë tashmë është në dispozicion. Në hartën e shtrirjes së internetit satelitor figuron edhe Shqipëria, si zonë aktive me këtë internet. Starlinku është kompani që udhëhiqet nga miliarderi Elon Musk. Edhe disa vende të rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Kroacia posedojnë këtë rrjet interneti. Si funksionon Starlinku? Rrjeti Starlink lëshohet në hapësirë nëpërmjet antenave satelitore, e përdoruesi obligohet që të paguajë një antenë shpërndarëse dhe llogarinë për qasje në internet. Ky internet mbulon një…

Lexo më Shumë

“Sot shënohet 151 vjetori i hekurudhave të Maqedonisë, ndërsa ky tren që vjen prapa meje do të merr vetëm dy a tre udhëtarë të cilët sot kanë zgjedhur të udhëtojnë me tren”, raporton Avni Tahiri, gazetar. Dy të moshuara kishin ardhur nga Velesi për në Shkup me tren në ora 6 të mëngjesit, ndërsa ishin ndër udhëtarët e rrallë që ishin ulur në stolat e stacionit hekurudhor. “Nuk është si më parë, më parë kishte më shumë trena ndërsa tani janë vetëm një apo dy trena. Më herët kishte edhe njerëz e tani nuk ka, nga Velesi për këtu nuk…

Lexo më Shumë

Një 60-vjeçar është sulmuar mbrëmë nga një ari në atarin e fshatit Omorani të Velesit. Ngjarja ka ndodhur teksa ai ka qenë duke kullotur lopët dhe gjatë sulmit ariu e ka kafshuar. Ai është shpëtuar nga qentë e tij, të cilët kanë shkuar drejt ariut dhe e e kan larguar duke lehur. SPB Veles konfirmoi se mbrëmë në ora 21:30 në spitalin e Velesit, C.S.(60) nga fshati Drenovci, rajoni i Prilepit, ka lajmëruar në polici se duke kullotur lopër në malin Mukos, atar i fshatit Omoranit, Komuna Çashkë, është sulmuar dhe kafshuar nga një ari, i cili është përzënë nga…

Lexo më Shumë

Stevo Pendarovski gjatë takimit me qytetarët e Aerodromit në Shkup tha se garnitura aktuale qeverisëse nuk arriti të sigurojë drejtësi dhe sundim të ligjit, ndërsa ajo që pretendon të vjen synon lirimin e terroristëve të 27 prillit. Sipas Pendarovskit, puna e parë që duhet bërë pas marrjes së mandatit është vetingu thelbësor. “Disa gjykatës dhe prokurorë ishin nën ndikimin e drejtpërdrejt të politikës dhe nuk i proceduan qëllimisht vjedhjet dhe krimet që u bënë kundër popullit. Për këtë arsye duhet të pajtohemi që tani dhe të japim premtimin tonë, nëse e marrim mbështetjen tuaj, puna e parë dhe kryesore duhet…

Lexo më Shumë

Policia njoftoi se për shkak të zjarrit në sallën Universale në Shkup nga ekipet e EVN-së është ndërprerë furnizimi me rrymë në tërë rrethinën e sallës, ndërsa në rrugën “Petar Pop Arsov” ishin dy gra të ngujuara në ashensorët e ndërtesave, transmeton Portalb.mk. Ata janë nxjerrë nga Njësia për ndërhyrje policore. Lidhur me zjarrin, në Stacionin Policor Qendër janë ndaluar tre punëtorë ndërtimi, të cilët në momentin e rënies së zjarrit kanë kryer punë, përkatësisht B.R. (50), Z.T. (60) dhe B.I. (53), njofton MPB. Po merren masa për zbardhjen e rastit. Kujtojmë se sot zjarri kaploi Sallën Universale në Shkup.…

Lexo më Shumë

Biljana Vankovska në cilësinë e kandidates për presidente e mbështetur edhe nga partia “E Majta” do zhvillojë sot takim me qytetarët në Negotinë. Vankovksa ka ftuar tubim gjithë-popullor për siç thotë të mbështetet në luftën e saj për ta kthyer dinjitetin e kombit maqedonas. Në paraqitjen e fundit televizive, Vankovska deklaroi se puna e parë që do ta bëjë si presidente do të jetë abrogimi i Marrëveshjes me Bullgarinë. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Kandidati Stevço Jakimovski prioritet gjatë mandatit të tij thotë se do ta ketë reformimin e shërbimeve të sigurisë, Shtabit të Përgjithshëm dhe filtrimin e njerëzve që do t’i delegon në Këshill Gjyqësor dhe Gjykatë kushtetuese. Jakimovski tha se me ardhjen e tij si president, në shërbimet e sigurisë nuk do të ketë më njerëz të punësuar nga partitë politike. “E them me përgjegjësi se si president i ardhshëm, në shërbimet e sigurisë përkatësisht në Agjencinë e Zbulimit nuk do të ketë shansin që të punësohet dikush që i takon ndonjë partie politike. Gjithashtu garantoj se shef i Shtabit të Përgjithshëm…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Chek Up, Albana Vokshi, e ftuar në rubrikën Opinion në Neës24, tha se socialistët po bojkotojnë Komisionin, pasi duan të mos hetohen aferat. Vokshi theksoi ligji detyron socialistët të shkojnë në Komision, ndërsa shtoi se përfundimet e Komisionit Hetimor për Chek Up do të dërgohen në SPAK. “Ligji detyron socialistët të vijnë në Komision. Mosardhja e tyre është shkelje ligji, por është dhe problem moral. Unë zbatoj rregulloren. Plarenc Ndreci ka mbrojtur një person nën hetim nga SPAK. Kemi kërkuar largimin nga Komisioni për Ndrecën dhe Milva Ikonomit. Ndreca merr urdhra nga Rama…

Lexo më Shumë

Policia ka zhvilluar kontrolle në liqenin e Shkodrës, për goditjen e rasteve të peshkimit të paligjshëm, me mjete të ndaluara. Efektivët në Shkodër kanë proceduar penalisht një 37-vjeçar, që u kap në flagrancë duke peshkuar me pajisje që furnizohen me energji elektrike. Njoftimi i policisë: DVKM Shkodër/Kontrolle në liqenin e Shkodrës, për goditjen e rasteve të peshkimit të paligjshëm, me mjete të ndaluara. U kap në flagrancë duke peshkuar me pajisje që furnizohen me energji elektrike, procedohet penalisht 37-vjeçari. Sekuestrohen pajisjet që përdoreshin për peshkim,një mjet lundrues dhe një automjet. Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë…

Lexo më Shumë