Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës në Njësinë Zgjedhore 3, Dragan Kovacki pretendon rrejshëm se me urdhër të presidentit Pendarovski është shpallur gjendja e krizës dhe se ushtarët dhe pleqtë po i ruajnë të burgosurit tanë. Gjendjen e krizës nuk e ka shpallur Pendarovski por Qeveria dhe pas skadimit të 30 ditëve me vendim të Kuvendit është vazhduar. Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes thekson se Ushtria nuk është pjesë e shërbimit të sigurisë, por është në mbështetje të institucioneve për sigurimin e perimetrit të jashtëm të burgut, shkruan Vërtetmatësi. Para mbajtjes së tubimit më 4 prill, VMRO-DPMNE…
Author: Hamdi Kumanova
Deputeti demokrat, Dashnor Sula në shenjë proteste ka shkuar në Kuvend me dy bidona me qumësht në dorë. Ai vendosi t’i derdhë dy bidonat në shkallët e Parlamentit, në mbështetje të blegtorëve të cilët dolën në protestë disa ditë më parë. Sula: Kjo qeveri nuk e ka ndërmend të merret me blegtoret. Fondet janë të AZHBR dhe i kanë vetë në dorë. Ju e dini që IPARD 2 u bllokua, IPARD 3 nuk është hapur fare dhe milionat e eurove nuk janë marrë nga blegtorët e fermerët, por nga persona të caktuar që i kanë devijuar fondet në ndërtim. Kjo…
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka quajtur të turpshme, të mjera dhe të rrezikshme interferimet e Qeverisë së Kosovës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Çitaku shkroi se “shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës”, duke përmendur se ata kishin pritur emigrantë shqiptarë e disa kishin ardhur në Kosovë për të luftuar e kishin dhënë jetën për lirinë e vendit. Çitaku shkroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “ka një mosdurim për secilin lider politik të UÇK-së”, duke iu referuar mbështetjes së tij për koalicionin opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, dhe kundërshtimin për…
Kandidati për president nga lëvizja “ZNAM”, Maksim Dimitrievski thotë se nuk do të koaliciononte me udhëheqësinë aktuale të LSDM-së, ndërsa edhe për OBRM-PDUKM-në thotë se nuk do të koalciononte nëse kjo parti ende i ka shprehitë e vjetra. “Një gjë mund ta them me përgjegjësinë më të madhe, se ne si ZNAM, parti e sapoformuar, në asnjë moment nuk do të formojmë shumicë me udhëheqësin aktuale të LSDM-së. Por nga ana tjetër në koalicionin e ardhshëm sigurt nuk do të bisedojmë me asnjë nga VMRO-DPMNE nëse ende i tërheqin narrativët dhe shprehitë e vjetra. Ata e kanë turbulluar ujin, le…
Qindra mijëra ukrainas kanë mbetur pa rrymë si pasojë e një vale të re sulmesh të mëdha ajrore që Rusia e kreu ndaj infrastrukturës së Ukrainës, duke e nxitur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, t’i lutet përsëri Perëndimit që t’ia japë Kievit sistemet kundërajrore për të cilët ka aq shumë nevojë. Infrastruktura energjetike ishte caku kryesor i sulmeve raketore dhe me dronë nga Rusia në katër rajone ukrainase mëngjesin e së enjtes, tha ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko. “Sistemet e transmisionit dhe objektet e gjeneratorëve në rajonet Harkiv, Zaporizhja, Lviv dhe Kiev u sulmuan. Punonjësit e energjisë po punojnë…
Dy administratorë të dy kompanive që merrte gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, janë vënë nën hetim pasi mbetjet e subjekteve të tyre ndotnin ujërat e lumit Osum. Nën hetim u vunë administratorët A. Gj., 55 vjeç, banues në Fier dhe D. Q., 45 vjeç, banues në Poliçan. Gjatë kontrolleve të bëra, rezultoi se në subjektin që adminsitrohej nga 55 vjeçari A.Gj, kishte tre punonjës të pasiguruar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi gurësh dekorativë që u gjetën në subjektet që administroheshin nga shtetasit A. Gj dhe D. Q., gurë të cilët dyshohet se janë përfituar ilegalisht.…
Lajm i mirë për tetovarët, sidomos tifozët e Shkëndijës, Ballistët. Më 12 prill ora 17:00 në Stadiumin e Qytetit të Tetovës prezantohet projekti I ri Stadiumit. Ditë më parë këtë e ka njoftuar edhe vetë kryetari I Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në profilin e tij zyrtar në Facebook. “ I ERDHI DITA! Po… po… dita erdhi! Stadiumi po bëhet! Të premten, me 12 prill, me fillim nga ora 17:00, me koncert madhështor nën përcjellje të muzikës së pastër shqipe të ELITA 5 dhe Aida Doçit, bashkërisht do të prezentojmë projektin e stadiumit të qytetit tonë. MOS MUNGO, EJA EDHE…
Fushata për zgjedhjet presidenciale po hyn në javën e dytë dhe kësisoj po zgjerohen aktivitetet e kandidatëve dhe premtimet e tyre zgjedhore në takime me qytetarët, por edhe përplasjet mes kundërkandidatëve. Edhe sot ata vazhdojnë me aktivitetet zgjedhore në vende të ndryshme. Gjatë ditës kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski do të vizitojë komunat e Dojranit, Bogdancit, Vallandovës, ku në takime me qytetarë do ta prezantojë platformën e tij, derisa tubimi qendror do të mbahet sonte në Gjevgjeli. Kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova do ta prezantojë platformën e saj para…
Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Arrestimi i të riut të identifikuar si E.R, është bërë i mundur në lagjen “Hajro Çakërri”. Gjykata e Vlorës i kishte caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. Top Channel
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adrian Shtuni tha në një intervistë për Euronews Albania se në këtë periudhë tranzicioni gjeopolitik që gjendet bota, Kosova duhet të pozicionohet siç duhet. Sipas tij, Kosova duhet të përqendrohet veçanërisht në forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe partneritetit, sidomos me SHBA dhe me Shqipërinë, marrëdhëniet me të cilën, siç tha janë kritike. “Shumë gjëra janë duke ndryshuar, ke një luftë në Ukrainë, zgjedhjet në SHBA, zgjedhjet në BE, shumë gjëra janë në tranzicion. Vuçiç po mundohet të kuptojë se në çfarë drejtim po shkojnë gjërat dhe të pozicionohet në funksion të interesave të Serbisë. Puna është…
Shërbimi inovativ i internetit satelitor ka mbërritur edhe në Shqipëri falë kompanisë së miliarderit Elon Musk, “STARLINK”. Nëpërmjet një komunikimi në rrjetin social X, ai njofoi mbërritjen e këtij shërbimi për herë të parë në vendin tonë. Në faqen zyrtare të “Starlink” ka qenë e mundur që nga dita e djeshme për të marrë këtë shërbim në çdo zonë të Shqipërisë. Starlink është një projekt që ka për qëllim ofrimin e internetit në çdo cep të botës përmes sateliteve të zhvilluar nga “SpaceX” e Elon Musk. “Starlink” synon të sigurojë qasje në internet me shpejtësi të lartë kryesisht në zona…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të të moderuar. Nga LAMM njoftojnë se në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Komunikacioni në rrugën Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica është hapur për qarkullim që nga 1 prilli 2024 për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë. Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të…

