Author: Hamdi Kumanova

LSDM-ja përmes një komunikate mëngjesin e sotëm njoftoi se në mandatin e ri të LSDM-së paga mesatare do të jetë mbi 1000 euro, ndërsa minimalja do të jetë 600 euro. Sipas tyre, kjo është e arritshme dhe e realizueshme, me politikat korrekte që LSDM i udhëheq në interes të qytetarëve. “Kjo tashmë është dëshmuar edhe me një rritje rekord të pagës mesatare, e cila është 40.000 denarë, – thonë nga LSDM dhe shtojnë se LSDM-ja i përmbush premtimet e qytetarëve dhe kështu e ka filluar mandatin e parë, me premtimin se do të rrisë paga mesatare prej…

Lexo më Shumë

Pasi Gjykata e Apelit më 26 janar të këtij viti i shfuqizoi paraburgimet shtëpiake për Bekim Nezirin dhe Almir Ramdedoviqin, sot Prokuroria ka kërkuar që të shfuqizohen paraburgimet edhe për 6 persona tjerë, të akuzuar për me sulmin në hapësirat e Kullës së Kontrollit të Fluturimeve në Shkup në fillim të janarit, njofton Portalb.mk. Nëpërmjet kumtesës, Gjykata Penale e Shkupit njofton se prokurori i Prokurorisë Themelore Shkup deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit sot dorëzoi propozime për shfuqizimin e masave të sigurisë, gjegjësisht masave të paraburgimit dhe paraburgimit shtëpiak për 6 persona për veprën penale…

Lexo më Shumë

Koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN” sot ka reaguar ndaj kandidaturës së Bujar Osmanit për president, nga ku thonë se ai është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup. “BDI, dje na e prezantoi Bujar Osmanin si kandidat për president, me moto se gjoja janë kundër Rusisë e pro BE-së. Epo po, e thënë në shqip, ashtu i bie, guri që të godet, vjen nga afër. Dhe BDI, e cila tashmë publikisht bashkëpunon me Rusinë, përpiqet që me propagandë të kundërt ta mbrojë veten. Megjithatë ne jemi këtu për ti treguar…

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, sot ka qëndruar në Tetovë, ndërsa ka vizituar edhe Sektorin për Punë të Brendshme. Ai ka shikuar nga afër se si realizohet puna në SPB Tetovë, në këtë kohë kur ka turma të qytetarëve, të cilët presin për të ndryshuar dokumentet personale. Ai është parë duke i qortuar edhe administratorët e SPB Tetovë, nga të cilët ka kërkuar që t’u shërbejnë qytetarëve në mënyrën më të mirë. Ndryshe, afati i fundit (12 shkurt) për ndryshim të dokumenteve personale ka shkaktuar turma të mëdha të qytetarëve para institucioneve. Kjo bëri që deputetët të sjellin ndryshime ligjore…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,50 %. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l. Çmimet shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI I(EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë. Nga data 24.2.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS-95 do të shitet për 83,00 (denarë/litër) Benzinë motori EUROSUPER BS-98 do të shitet për…

Lexo më Shumë

Më 28 shkurt Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duhet ta miratojë në lexim të tretë Ligjin për Lojërat e Fatit, i cili nuk hyri në fuqi pasi nuk e nënshkroi presidenti Pendarovski. Nëse votohet në lexim të tretë, presidenti detyrohet që ta nënshkruajë ligjin pavarësisht nëse pajtohet ose jo me të njëjtin, shkruan Portalb.mk. Nënkryetari dhe zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi sot deklaroi se pret që më 28 shkurt në Kuvend të miratohet Ligji për lojërat e fatit, i cili paraprakisht nuk u nënshkrua nga presidenti Pendarovski, nën arsyetimin e vërejtjeve serioze të BE-së për keqpërdorimin e mundësisë për miratimin…

Lexo më Shumë

Pas një sëmundje të rëndë, rreth gjashtë muaj, mbrëmë pas mesnate ka ndërruar jetë në Zvicër këngëtari, kantautori i disa hiteve të mëdha dhe publicist kumanovar Xhelal Xheladini. Tanimë të ndjerin, publiku më i gjërë shqiptarë e njeh nëpërmjet hitit të madh i cili fillimviteve të nëntëdhjeta shfaqej në programini e atëhershëm satelitor të Televizionit shqiptar TVSH. Karrirën profesionale e kishte filuar ne Kumanovë ndërkohë që pjesë tjetër të jetës (rreth 30 vite) jetoi dhe veproi në Zvicër. Pavarësisht ku ishte, ai vazhdoi të koltivoi dhe krijojë muzikë të mirëfilltë artistike… Pjesa e huazuar e te dhenave (shkrimeve) per biografine…

Lexo më Shumë

MPB njofton se janë ndaluar dy persona nga Kumanova për shkak se tek ato janë gjetur lëndë narkotike “Me datë 22.02.2024 në ora 23:00 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga Seksioni për Trafikim të Paligjshëm me Drogë dhe Armë në SPB Kumanovë kanë ndaluar A.N.(31) dhe N.A.(36), të dy nga Kumanova. Gjatë kontrollit tek ata është gjetur kokainë, ndërsa më pas gjatë kontrollit në banesën e N.A. (36), të kryer me vendim gjykate, është gjetur kokainë, gjashtë peshore digjitale dhe disa fishekë. Ata janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritet kallëzimi…

Lexo më Shumë

Japonia ka dhuruar mbi 300.000 euro për pesë projekte në Maqedoninë e Veriut edhe atë në shëndetësi, arsim dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Ambasadori i Japonisë Kazuja Ocuka dje nënshkruajti pesë marrëveshje për “Grant ndihmë të projekteve të vogla për siguri të njerëzve”, me qëllim që të përmirësohen nevojat themelore njerëzore në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. Paratë janë për qëllim që të furnizohet rëntgen për Shtëpinë e Shëndetit Negotinë, automjet komunal për Komunën Rankovc, ultrazë për Spitalin e Specializuar për Geriatri dhe Mjekësi Paliative në Shkup “13 Nëntori”, për rikonstruim të çatisë së shkollë “Rade Kratovçe” në Komunën e Koçanit…

Lexo më Shumë

SPB njofton se dje është gjetur një granatë e pashpërthyer në Kumanovë “Më datë 22.02.2024, në MPB të Kumanovës, Sh.B.(55) nga fshati Hotël, komuna e Likovës, ka raportuar se në lagjen Bedinje të Kumanovës, gjatë kryerjes së punëve me makinë pune në rrugës, ka gjetur një granatë. Një person piroteknik i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit e ka larguar granatën dhe ka konstatuar se ishte një granatë mortaja e gërryer 120 mm. Në vendin e ngjarjes inspektim kanë kryer ekipi policor nga SPB Kumanovë.

Lexo më Shumë

Që të marrësh kredi konsumatore onlajn, pa harxhime gjatë aplikimit dhe pa garanci dhe pastaj të përfitosh bonus prej 1000 denarësh, me të vërtetë është një mundësi e mirë. Njashtu, nëse bëni refinancim prej një banke ose shoqate financiare tjetër, Ju lirojmë prej të gjitha harxhimeve për aprovim, ndërsa me aplikimin onlajn fitoni bonus prej 1000 denarëve. Pikërisht këtë gjë e mundëson UNIBanka Ad Shkup me kreditin e saj konsumator deri në 1.500.000 denar, i cili tashmë është me shkallë të ulët të interesit-fikse për tërë periudhën edhe atë për 5.3 % për dy vitet e para, dhe prej 7.30…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Maqedoni, njëherë edhe mbështetës i opozitës shqiptare në RMV, Bekim Qoku ka kritikuar mënyrën se si BDI promovoi Bujar Osmanin si kandidat për president, përcjell TV21. Qoku thotë se kreu i BDI-së shpalli kandidaturën e Osmanit, derisa ky i fundit nuk ishte prezent në konferencë për shtyp. “Është pak çudi që në konferencën për shtyp të Ali Ahmetit ku u prezantua kandidati për president, mungonte vetë kandidati! Aty, në vend të Bujar Osmanit, u duk Artan Grubi si bedel i tij. A e konfirmon mungesa e kandidatit në konferencë konstatimin e Ali Ahmetit që Bujari është…

Lexo më Shumë