Google Maps është një mjet i dobishëm për të eksploruar botën nga shtëpia teksa për mes një klikimi mund të gjendemi në një lagje në cepin tjetër të rruzullit tokësor. Nëse kërkuar ndonjëherë ne google maps mund ta keni vënë re që zakonisht për të ruajtur edhe privatësinë personave të cilët kanë qenë në rrugë gjatë regjistrimit u bëhet blur fytyra. Por nuk besoj se kishit dëgjuar që Google Maps ka bërë blur edhe një banesë në Ohajo arsyeja e së cilës është tronditëse.
Fotot e kësaj banese mësohet se janë bërë në vitin 2009 por që atëherë Google ka bërë blur këtë vendndodhje, duke e fshehur plotësisht shtëpinë pavarësisht se sa shumë përpiqeni të zmadhoni. Arsyeja e këtij veprimi nga Google Maps mësohet se është pronari i kësaj banesë pasi shtëpia dikur i përkiste kriminelit famëkeq Ariel Castro.
Castero ishte përgjegjës për një seri rrëmbimesh midis 2002 dhe 2004. Ai gjithashtu rrëmbeu tre vajza, Amanda Berry, Gina DeJesus dhe Michelle Knight duke i mbajtur të mbyllura në shtëpinë e tij për një dekadë ku i dhunonte dhe i abuzonte seksualisht.
Viktima e parë ishte Michelle, e rrëmbyer në gusht 2002 ndërsa kthehej në shtëpi. Amanda ishte viktima e radhës e Kastros, e rrëmbyer teksa kthehej nga puna në shtëpi në prill 2003, një ditë para ditëlindjes së saj të 17-të. Pas tre vitesh robëri, Amanda lindi një fëmijë me Castron.
Viktima e fundit e Castros ishte Gina katërmbëdhjetë vjeçare, e cila pranoi një udhëtim me kriminelin sepse ishte shoqe me një nga vajzat e tij. Tre gra të guximshme arritën të arratiseshin në vitin 2013 kur mbetën të vetme në shtëpi dhe Amanda arriti të tërhiqte vëmendjen e fqinjëve.
Pasi shërbimet e urgjencës zbuluan kushtet e tmerrshme të izolimit, shtëpia në Seymour Avenue u shkatërrua për të lejuar banorët aty pranë të kalonin ngjarjen traumatike. Castro më vonë u dënua me 1000 vjet burg dhe një muaj pas dënimit ai kreu vetëvrasje.