Author: Hamdi Kumanova

Opozita në Mal të Zi ka kërkuar shkarkimin e Andrija Mandiqit pas një takimi me Milorad Dodik në Podgoricë. Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e opozitës në Mal të Zi paraqiti një iniciativë për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Andrija Mandiq pas një takimi me Milorad Dodik, i cili vizitoi Podgoricën të martën. Ky reagim i DPS-së vjen në të njëjtën ditë pasi Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnje-Hercegovinës i dërgoi një notë proteste Malit të Zi pasi gjatë takimit mes Dodik-Mandiqit nuk u evidentuan tiparet e Bosnje-Hercegovinës por të entitetit të RS-së, si dhe për shkak të pretendimeve…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Malin e Zi, ku u ekzekutua në qendër të Tivarit shqiptari, Edmond Mustafa. Mediat vendase japin detaje të tjera, duke theksuar se ai konsiderohej si person i afërt me klanin Skaljar, të cilët dyshohet se ishin edhe ekzekutorët. Pak orë pas ngjarjes, policia ndaloi Dino Ibrahimoviçin (28-vjeç), i cili konsiderohet të jetë pjesëtar i të njëjtit grup kriminal. Policia malazeze konfirmoi dje se edhe i vrari edhe vrasësi i përkisnin të njëjtit klan dhe se Ibrahimoviç tentoi të arratisej me skuter, por u arrestua shpejt. Sipas informacioneve…

Lexo më Shumë

Hajdutët vodhën sende me vlerë rreth 120,000 euro nga shtëpia e ish-ministrit të Jashtëm francez Philippe Douste-Blazy në Paris, tha Radio Europe 1. Sipas Europe 1, ish-ministri humbi dy ora Patek Philippe, bizhuteri dhe artikuj lëkure, si dhe veshje luksoze. Politikani nuk ishte në shtëpi në momentin e grabitjes dhe e mori vesh ngjarjen vetëm pas kthimit të tij. Douste-Blazy bëri një kallëzim për vjedhje dhe çështja u transferua në polici. Më herët, kryeministri francez Gabriel Attal premtoi të punojë për të përmirësuar sigurinë në rrugët e qyteteve franceze duke rritur numrin e patrullave të policisë dhe duke përmirësuar koordinimin…

Lexo më Shumë

KFOR-i ka bërë të ditur se ka arritur në Kosovë një kontingjent i trupave turke që do t’i zëvendësojë një njësi të trupave italiane të dislokuara më parë. Kështu bëhet e ditur në një njoftim të KFOR-it. “Dislokimi i kontingjentit turk pasqyron përkushtimin e KFOR-it për të vazhduar ofrimin e një mjedisi të sigurt për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.…

Lexo më Shumë

Teksa shpesh herë është vënë në pikëpyetje shëndeti i presidentit Joo Biden nëse është i aftë apo jo që të vijojë detyrën e tij, mjeku i tij ka shuar zërat. Dr. Kevin O’Connor, mjeku i Presidentit Biden, shkruante se presidenti po përshtatet më së miri me një pajisje që e ndihmon atë të kontrollojë çrregullimet e gjumit dhe se ka përjetuar disa shqetësime në ije, por gjithashtu ai zhvillon ushtrime fizike pesë ditë në javë. Deklaratat vijnë në një kohë kur 81-vjeçari kërkon të fitojë një mandat të dytë në zgjedhjet e nëntorit. “Presidenti Biden është një 81-vjeçar i shëndetshëm,…

Lexo më Shumë

Organizata “Freedom House” me seli në Uashington ka publikuar raportin vjetor ku vlerëson se Kosova dhe Shqipëria mbesin vende “pjesërisht të lira” pavarësisht përparimit në disa fusha për avancimin e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve. Në raportin mbi “Lirinë në Botë”, Kosova këtë vit vlerësohet me 60 pikë nga 100 pikë maksimale, pa ndryshime nga viti i kaluar. Në të kaluarën, organizata “Freedom House” e ka cilësuar Kosovën si vend në tranzicion me një sistem hibrid qeverisjeje. Ndërkaq, në indeksin e Lirisë Globale Shqipëria vlerësohet me 68 pikë, duke shënuar përparim me një pikë në raport me…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë ra dakord të mërkurën që të marrë në shqyrtim çështjen nëse ish Presidenti Trump mund të ndiqet penalisht lidhur me akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020. Gjykata tha se një vendim mund të merret së shpejti. Vendimi parashikon ngrirjen e procesit të një gjyqi të përqendruar në përpjekjet e zotit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ku fitoi demokrati Joe Biden. Gjykata e Lartë do të dëgjojë argumentet në fund të prillit ndërsa pritet që vendimi të merret deri në fund të qershorit. Në një deklaratë të panënshkruar të Gjykatës…

Lexo më Shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga një delegacion përkatës i Policisë së Kosovës, ka qëndruar për vizitë në Ministrin e Brendshme të Maqedonisë së Veriut. Siç thuhet në njoftim, gjatë vizitës Hoxha ka zhvilluar takim me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme Nazim Bushi, pas së cilës u zhvillua takim dypalësh me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sasho Tasevski. “Në takim u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyer të ndërsjellë, i cili është realizuar në vazhdimësi gjatë viteve të…

Lexo më Shumë

Punonjësit e pesë universiteteve shtetërore, “Nënë Tereza”, “Universiteti I Tetovës”, “Goce Dellçev” Shtip, “Shën Klimenti i Ohrit” Manastir dhe “Shën Apostol Pavle” Ohër shprehen të revoltuar dhe të diskriminuar që nuk fituan rritje pagash për 22 %, siç fituan kolegët e tyre nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup, të cilët paraprakisht nënshkruan Marrëveshjen Kolektive me ish kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi më 29 dhjetor 2022. Nga Sindikatat e pesë universiteteve kujtojnë se propozim-teksti i Marrëveshjeve Kolektive prej të gjitha universiteteve publike është dorëzuar me kohë në Kuvend por asnjëherë nuk morën përgjigje pse të njejtat nuk u firmosën me…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e “kombësisë” në Ligjin për Evidencën Amë. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se Lloga kërkon që gjykata të veprojë njëjtë edhe me rastet tjera ku ka pasur shkelje të afateve kushtetuese për publikim në Gazetën Zyrtare. “Ministri Lloga mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e një tjetër rregulloreje pas nismës së paraqitur për tejkalimin e afatit kushtetues për publikim në “Gazetën Zyrtare”. Në të njëjtën kohë, kërkojmë edhe një herë nga Gjykata Kushtetuese që sipas detyrës zyrtare të veprojë edhe për rregulloret…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti Jani Makraduli tha në emisionin “24 Analizë” tregojnë se si shoqëri nuk jemi pjekur si shtet modern evropian dhe në vitin 2024 do të shkojmë sërish në zgjedhje me tema etnike, informon PRESSonloine.al “Është për të ardhur keq për Maqedoninë, për qytetarët për të cilët themi se janë të pjekur për të votuar, dhe oferta zgjedhore daton që nga fillimi i viteve ’90. Komunikimi është i mprehtë dhe i nivelit të ulët. Kur u shpallën zgjedhjet nuk kishte asnjë kandidat. Ne nuk jemi mësuar si vend për të ndërtuar njerëz për këtë. Të gjithë flasin për partitë, jo për…

Lexo më Shumë

Në një prononcim për TV21, Blerim Bexheti nga BDI komentoi deklaratat e sotme të kryetarit të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i cili tha se në BDI ka garë për të dalë deputetë pasi eksponentët e kësaj partie kanë nevojë për imunitetin e deputetit. Blerim Bexheti i dërgon porosi Mexhitit që të bëhet gati për të festuar fitoren e BDI-së më 8 maj. “Janë të vetëdijshëm që fitorja e thellë do të jetë e BDI-së. Kanë kohë deri më 8 maj të përgatisin letrën e urimit të fitores të Bashkimit Demokratik për Integrim”, tha Blerim Bexheti në bisedë telefonike me TV21.

Lexo më Shumë