Zbardhen detaje rreth plagosjes me armë zjarri në Krujë, ku pas një konflikti të çastit mes autorit Perlat Merlika dhe të plagosurit Artan Goga sherri agravoi deri në përdorimin e armës së zjarrit. Autori dhe i plagosuri kanë debatuar në një lokal në lagjen ‘Zim Zeneli’ të Krujës ku po zhvillohej një lojë tavëll, dhe i plagosuri ka goditur autorin, i cili pasi kanë dalë nga lokali ka qëlluar në drejtim të mikut të tij një herë me pistoletë. Fatmirësisht plumbi e ka kapur rrëshqitas ne shpatull duke e gervishtur, ndryshe nga çfarë u deklarua mbrëmë. (BalkanWeb)
Author: Hamdi Kumanova
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 41 vjeçarin A.A. nga Shipkovica e Tetovës për shkak se gjatë bastisjes në një banesë në tetove ku ai ka qëndruar përkohësisht është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë dhe një peshore digjitale. “Efektivët policorë të SPB-Tetovë, mbrëmjen e djeshme (28-shkurt) rreth orës 23:25 kanë privuar nga liria 41-vjeçarin A.A. nga Shipkovica e Tetovës. Në banesën ku ai ka qëndruar përkohësisht në Tetovë, gjatë kontrollit të kryer më herët me urdhër të gjykatës janë gjetur marijuhanë dhe një peshore digjitale. I njëjti është ndaluar në Stacionin…
Më 28.02.2024, rreth orës 23:25 në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë e kanë privuar 41-vjeçarin A.A. nga Shipkovica e Tetovës. “Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë në të cilën ai ka qëndruar përkohësisht në Tetovë, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një peshore digjitale”. “Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.
Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të vitit 2024, ka filluar të përhapet edhe gjuha e urrejtjes, veçanërisht ndaj grave. Për këtë, Platforma për Barazi Gjinore apelon te partitë politike dhe mbështetësit e tyre që të përmbahen nga fyerjet dhe përhapja e gjuhës së urrejtjes, raporton Portalb.mk. Platforma për Barazi Gjinore thekson se edhe ciklet e kaluara parazgjedhore u shënuan nga një gjuhë jashtëzakonisht e fortë e urrejtjes, e cila ishte veçanërisht e fokusuar te gratë që ishin të përfshira në procesin parazgjedhor. “E kësaj here, fushata ende nuk ka nisur zyrtarisht dhe tashmë jemi dëshmitarë të sulmeve seksiste…
Kryeministri Edi Rama priti sot në tapetin e kuq të gjithë pjesëmarrësit e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Gjatë pritjes, Rama u pyet nga një gazetar italian nëse; “do të paguanin për Francesco Becchetti?”. “Nuk e njoh,” u përgjigj Rama ndërsa gazetari tentoi të pyeste sërish, por kryeministri iu përgjigj me të njëjtat fjalë. Gazetari italian ngriti pretendimin e shfaqur në mediat italiane se paratë që biznesmeni italian ka fituar në arbitrazh, mund të mbahen nga paratë që qeveria italiane do i japë Shqipërisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve. I pyetur për këtë çështje, Rama tha: “Zero lekë do të marrë”.…
Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski akuzon OBRM-PDUKM-në se po mundohet të diskreditojnë figurën e tij. “OBRM-PDUKM, në mungesë të ideve esenciale dhe ofertës për qytetarët, vazhdon të përdor zhargonin e rrugës dhe frazat e vjetruara, duke u përpjekur të diskreditojë mua dhe besueshmërinë time. Me këtë lloj komunikimi politik OBRM-PDUKM nuk do të arrijë asgjë. Qytetarët e dinë mirë se kush jam unë, gjithmonë transparent, i hapur dhe mes qytetarëve. Nëse janë një opsion serioz politik që ka një ofertë për qytetarët, unë rekomandoj që të fokusohen në atë, e jo në politikë të imët”, tha Pendarovski./Telegrafi/
-Në mandatin tim të dytë si kryeministër, do të punojmë që ta arrijmë pagën mesatare deri në mbi 1.000 euro dhe pagën minimale 600 euro, dhe ju siguroj se me politikat e duhura është e arritshme, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski mbrëmë në Shtip në një fjalim gjatë hapjes së shtabit promovues të LSDM-së. “Me punë të palodhur nuk ka qëllim të paarritshëm. Askush nuk besonte se një pagë mesatare prej 500 euro deri në vitin 2024 ishte e mundur dhe e arritshme. Por siç e dini, LSDM-ja e realizoi para kohe atë premtim. Sot paga mesatare është 650…
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të enjten ka njoftuar për tri vjedhje, që kanë ndodhur në qytete të ndryshme. Sipas njoftimit, njëri rast ka ndodhur në fshatin Bakshi të Obiliqit, ku persona të panjohur te stacioni i radios (RTK-së), kanë vjedhur pjesë metalike (bakër) rreth 500 metra kabull eklektike të antenës. Arta Kabashi konfirmon lidhjen me një personazh të njohur publikRregulli i pashkruar në familjen e Ronaldos për Messin – e zbulon motra e tijDuhet të mësohemi të jetojmë në një botë me konflikteShpifja që i dha fund karrierës së Mauro Icardit te InteriI arrestuar në Serbi, Hasan…
Kryeministri Edi Rama nga samiti BE-Ballkani Përëndimor deklaroi se mes vendeve të rajonit duhet të vendoset gjithmonë paqja, pasi në të kundërtën rrezikojnë BE. Ai tha se vetëm, të gjithë vendet e rajonit janë të vegjël. “Në planin e rritjes në fuqi, domosdoshmëria është e qartë, ose do të marrin masat e nevojshme që të ecim përkrah njëri tjetrit ose të dështojmë. T’u japim qytetarëve tanë rrugën drejt BE. Ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen ekonomike të njëra-tjetrës. Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë, ose kjo mungesë do na bëjë që të humbasim paqen.…
Liria globale u përkeqësua më tej për të 18-in vit radhazi në vitin 2023, thuhet në raportin vjetor të Freedom House. Maqedonia e Veriut mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira në shoqërinë e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës, Hungarisë, Ukrainës dhe Moldavisë. Ndër vendet e rajonit, rënien më të madhe në dhjetë vitet e fundit e ka Serbia, e cila ka shënuar rënie prej 21 pikësh, si dhe Bosnja dhe Hercegovina me rënie prej 10 pikësh. (INA)
Masa e garantuar e çmimit për disa produkte ushqimore, si buka, qumështi, kosi, makaronat,…, disa produkte mishi, si dhe pijet joalkoolike dhe birra nuk do të zbatohen nga nesër. I skadon edhe afati i vendimit të qeverisë për uljen e detyrimeve të importit për perimet. Institucionet njoftojnë përforcim të kontrolleve për të ndërhyrë në rast të rritjes drastike të çmimit të produkteve, duke qenë se ligji për praktikat e padrejta tregtare, që pritet të amortizojë situatën, ende nuk është miratuar.
Departamenti i kontrollit të brendshëm, hetimeve penale dhe standardeve profesionale në ministrinë e punëve të brendshme ka bërë kallëzim penal kundër D.P., punonjës policie në Komisariatin e Kontrollit Kufitar dhe Kalimit Kufitar Deve Bair, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për krim. “Dhunë” nga neni 386 i Kodit Penal dhe kallëzim për vepër të konstatuar në bazë të Ligjit për veprat kundër rendit dhe qetësisë publike ndaj N.D., po ashtu punonjës policie në komisariatin e kontrollit kufitar dhe të kalimit kufitar Deve Bair. Më datë 04.11.2023 në një kazino në Kumanovë, i raportuari D.P. ka sulmuar fizikisht një…

