Bashkimi Evropian beson se të gjitha forcat politike në Maqedoni të Veriut do ta mbështesin përparimin e vendit në rrugën evropiane, tha sot zëdhënësja e Komisionit evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Ana Pisonero lidhur me pritjet nga zgjedhjet e nesërme presidenciale dhe parlamentare. “Ne qartë e mbështesim perspektivën për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe shpresojmë se do të kemi mundësi ta hapim procesin negociues sa më aprë. BE-ja e ndjek me kujdes procesin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare”, tha Ana Pisonero. Ajo theksoi se Këshilli i Evropës në konkludimet e veta dha indikacione të qarta duke…
Author: Hamdi Kumanova
11 të dyshuarit për shpërdorimin e vauçerëve në Agjencinë e Rinisë dhe Sportit (ARS) u paraqitën para gjykatës për të kundërshtuar masat e kujdesit të propozuara nga Prokuroria Publike. Në mesin e të dyshuarve janë edhe drejtori aktual dhe ish drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport. Ata dyshohen se gjatë viteve 2020-2021 dhe 2022 kanë favorizuar klube sportive dhe të njëjtëve i kanë ndarë vauçerë për mbështetje të aktiviteteve në kundërshtim me ligjin, duke çuar kështu dëmin në buxhetin e shtetit mbi 5.7 milion euro. Kallëzimi penal ndaj tyre ishte iniciuar para dy viteve nga Komisioni shtetëror për parandalimin…
Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve për jetë gjatë muajit prill, krahasuar me muajin mars, është 0,7 për qind, ndërsa çmimet janë rritur për 1,1 për qind, kumtoi sot Enti Shtetëror i Statistikave Rritja e inflacionit në prill të vitit 2024, krahasuar me marsin 2024, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: transport për 2.8 %, komunikimi për 1.6 %, ushqime dhe pije joalkoolike, veshje dhe këpucë me 0.9 %, rekreacion dhe kulturë, restorante dhe hotele për 0.6 %, mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.4 %, dhe shëndeti me 0.2 %. Në prill…
Një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare, të drejtën e votës e shfrytëzuan të burgosurit dhe personat e sëmurë, përkatësisht të pafuqishmit. Ndryshe nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale dy javë më parë, kur votuan më shumë se nëntë mijë njerëz të regjistruar si të sëmurë dhe të pafuqishëm, numri tani është rritur. Sot për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale janë regjistruar për të votuar 11.095 persona, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 11.197 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm kanë paralajmëruar se do të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Përveç votimit në shtëpitë e…
Mbi 1,128,000 turistë nga Maqedonia e Veriut vizituan Greqinë vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti i Shoqatës së Bizneseve Turistike Greke (INSETE). Sipas të dhënave, numri i vizitave të turistëve nga Maqedonia e Veriut vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2022, është pothuajse dyfish më i madh. Në sondazhin “Kush shkon ku?” Sa kohë qëndron? Sa shpenzon?”, analizon INSETE të dhënat zyrtare të Bankës së Greqisë për turizmin dhe turistët në vend në vitin 2023, duke u fokusuar më konkretisht në secilin nga 13 rajonet e Greqisë. Sipas numrit të turistëve, Maqedonia e Veriut është…
Komisioni Rregullator për Energjetikës (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,70% në raport me vendimin e datës 29.4.2024. Nga data 8.5.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 86,00 (denarë/litër) Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 88,00 (denarë/litër) Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 74,50 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 74,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 45,832 (denarë/kilogram) Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra…
SPB Tetovë njofton se mbrëmë pak para mesnatës në një fshat të Tetovës ka shpërthyer zjarr në një shtyllë elektrike. Nuk raportohet për të lënduar, por është shkaktuar vetëm dëm material. “Më datë 05.05.2024 në ora 23:20 në SPB-Tetovë është raportuar se në një shtyllë të EVN-së në afërsi të objektit hotelierik në rrugën lokale në Siniçan të Tetovës në drejtim të fshatit Sedllarcë e Epërme, ka shpërthyer zjarri dhe janë djegur kabllot e rrjetit elektrik. Me ndërhyrjen e Njësitit Territorial Zjarrfikës të Tetovës, zjarri është shuar, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Ekip nga SPB-Tetovë ka inspektuar vendin e…
Zoran Milevski-Kiçeec ka denoncuar në polici Bojan Joavnovski “Boki 13”. Bëhet fjalë për statusin që ka shkruar dje Jovanovski, ku ka treguar se njerëzit e afërt të Kiçec po e kërcënojnë. Jovanovski thotë se Kiçec është një njeri që ka bërë mëkat para ligjit dhe nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë dhe pritej reagimi i tij. “Ky është fillimi i një beteje dhe zgjidhjeje me një bandë të tërë kriminale dhe një nga liderët e kësaj bande kriminale është Zoran Milevski-Kiçeec”, tha Jovanovski. Avokati i tij, Vladimir Tufegxhiq, i vlerësoi pretendimet e Kiçec si të…
Në Komunën Dibër dhe Qendër Zhupë sot, në raundin e dytë, si dhe zgjedhjet parlamentare të drejtën e votës duhet ta realizojnë 81 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Shikuar veçmas, 71 persona janë në Komunën e Dibrës, ndërsa 10 të tjerat në komunën fqinje të Qendër Zhupës, të cilat sipas kryetarëve të komisionoeve komunale zgjedhore, do të vizitohen pasdite pasi të jetë shpërndarë materiali zgjedhor. “Deri te komisioni u dorëzuan 39 kërkesa dhe të njejtat u pranuan. Numri i mbetur, gjegjësishtë 32, janë persona kërkesat e të cilëve janë pranuar për votim në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale…
Cilat kompani kanë pasur fitim më të madh në vitin 2023 në Maqedoninë e Veriut? Kjo është lista e top 10 kompanive, aksionet e të cilave janë të listuara në Bursën e Maqedonisë, e që kanë dorëzuar raporte financiare vjetore të pa audituara që tregojnë gjendjen e tyre financiare, përcjell TV21. Sektori bankar është në top 3 vendet e para. Në krye është Banka komerciale me 3,6 miliardë denarë, në vendin e dytë është “Stopanska Banka” me 3,5 miliardë denarë fitim, ndërsa në vendin e tretë është NLB Banka me 3,2 miliardë denarë fitim. Më pas vijon “Telekomi i Maqedonisë”…
Transporti publik në Shkup nesër do të funksionojë sipas itinerarit të dielës, ndërsa teleferiku nuk do të punojë, njoftuan sot nga Sektori për Marrëdhënie me Publikun në NTP Shkup. Kujdestare nga ora 7 deri në orën 14 do të jenë biletaritë në Qendrën e Transportit dhe ajo në Gjorçe Petrov.
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me ministrat dhe deputetët e bëri të qartë se nuk mbronte apo mbështeste askënd që ka abuzuar me detyrën e tij në kurriz të qytetarëve dhe të Partisë Socialiste. Rama tha se kushdo që ka gabuar duke shfrytëzuar detyrën e tij për përfitime personale, duhet të cilësohet si “tradhëtar i dyfishtë” dhe të luftojë vetë në SPAK për shkeljet që ka kryer. “Unë kam pasur detyrën të punojë në 10 vjet me 40 e ca ministra dhe të gjithë ata e kanë dëgjuar prej meje që prej ditës së parë se kush Lufton për të…

