Sot gjendja e sigurisë është e qëndrueshme. Ministria e Punëve të Brendshme po vepron sipas kompetencave që i ka, deklaroi sot ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. “Sipas informacioneve që kam që nga mëngjesi, të gjitha qendrat e votimit janë të qëndrueshme, të hapura. Qytetarët mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në një atmosferë paqësore, të drejtë dhe demokratike”, tha Toshkovski. Ai gjatë ditës së sotme u ka dërguar një mesazh qytetarëve që të ushtrojnë masivisht të drejtën e tyre të votës dhe të mos lejojnë, siç tha ai, rrëmbimin e vullnetit të tyre…
Author: Hamdi Kumanova
Në disa lokacione në Çair të Shkupit qytetarët kanë hasur në fletushka dhe grafite të shkruara me porositë “Nëse je musliman – Mos voto”, “Ke frikë Allahun, mos voto…”, “Mos voto”, etj. Këto porosi më tepër fetare nuk po dihet se nga kush po shpërndahen dhe se ato ishin hasur edhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Por disa prej tyre kanë edhe mesazhin e bojkotit. Kjo fushatë e fshehtë vjen një ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të raundit të dytë por edhe sot gjatë ditës së votimit. Që zgjedhjet e kreut të shtetit të kenë sukses, është…
Në 3.480 qendra votimi në vend sot në rrethin e dytë të zgjedhjeve të shtata presidenciale mund të votojnë 1.814.317 qytetarë, ndërsa në zgjedhjet parlamentare 1.815.350 qytetarë të regjistruar në Listën Zgjedhore. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00. Pas mbylljes së qendrave të votimit do të mund të votojnë vetëm personat që ndodheshin në objektin ku po votohet në atë moment. Kush mund të votojë? Të drejtë vote ka çdo person i cili është i regjistruar në ekstraktin nga Lista zgjedhore dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshëm, pra letërnjoftim ose pasaportë…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka hedhur votën e tij në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po mbahen atje. Xhaferi ka votuar në Forinë të Gostivarit, në fshatin ku ka lindur. Ndryshe, mbi 1.8 milion persona janë në listën zgjedhore me të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Ky numër është për 1033 më i lartë se personat në listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale. Qytetarët brenda vendit do të mund të votojnë në 3480 vendvotime.
Kompanitë e sigurimeve do të vendosin të martën nëse do të rimbursojnë ata që kanë paguar për policat е sigurimit të automjeteve 15% më shtrenjtë për një javë sa ishte në fuqi vendimi për shtrenjtim. Sipas përllogaritjeve, nga 400.000 vetura, fuqia e të cilave kalon 44 kilovat, regjistrohen mesatarisht 10.000 vetura në javë, që do të thotë se kaq persona kanë paguar nga 840 deri në 1600 denarë më shumë për polica për auto përgjegjësi. Pasi më 25 prill Agjencia për mbikëqyrje të Sigurimeve rriti çmimin për 15%, më 2 maj, qeveria ndryshoi tarifën dhe ktheu çmimet e vjetra, por…
Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Taulant Balla, ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku nëna bashkë me tre fëmijët janë fjetur të mbytur. Shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet se është bërë dhuna sistematike nga bashkëshorti, ndonëse ky i fundit ka mohuar akuzat. Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla: Fatkeqësisht dyshimet tona për ngjarjen e rëndë dhe shumë të trishtueshme në Shkodër u konfirmuan me gjetjen e trupave të nënës dhe fëmijëve. Tani duhet t’i shkohet deri në fund hetimit të plotë të rrethanave, shkaqeve dhe fajësisë së kësaj ngjarje të rëndë. Gjykata…
Në zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare, sipas dispozitës të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për këto zgjedhje, votuesit do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria brenda afatit kohor, afati prej nëntë muajsh deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve. Në zgjedhjet presidenciale do të mund të votojnë ata persona të cilëve u ka skaduar dokumenti personal më 24 korrik 2023 e deri më 24 prill, ndërsa në zgjedhjet parlamentare do të mund të votojnë qytetarët të cilëve dokumentet personale u kanë skaduar për çfarëdo arsye,…
Transporti publik në Shkup sot do të funksionojë sipas itinerarit të dielës, ndërsa teleferiku nuk do të punojë, njoftuan nga Sektori për Marrëdhënie me Publikun në NQP Shkup. Kujdestare nga ora 7 deri në orën 14 do të jenë biletaritë në Qendrën e Transportit dhe ajo në Gjorçe Petrov.
Jehona më e madhe e votuesve për zgjedhjet presidenciale është regjistruar në Probishtip, ndërsa më e ulëta në Bogovinjë. Ndërkohë sa u përket zgjedhjeve parlamentare, jehona e votuesve më e madhe është shënuar në Krivogashtani, ndërsa më e ulët është në Bogovinjë. Sipas kreut të KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, krahasuar me vitin 2019, është shënuar ulje e jehonës së votuesve. Ndërkohë jehonë me e madhe e votuesve është regjistruar në njësinë zgjedhore numër 3, ndërsa më e ulëta është regjistruar në njësinë zgjedhore numër 6. Njësia Zgjedhore numër 1 4.85% Njësia Zgjedhore numër 2 3.64% Njësia Zgjedhore numër 3 6.26% Njësia…
Shkruan: Naser Pajaziti Në Maqedoninë e Veriut sot po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe votimet për zgjedhjet parlamentare. Në garën për president në balotazh janë presidenti i deritanishëm, Stevo Pendarovski nga koalicioni i LSDM-së dhe Gordana Siljanovska-Davkova nga koalicioni i VMRO-DPMNE. Për tu zgjedhur presidenti duhet që në votime të dalin 40% e votuesve për tu arrit census i nevojshëm, apo mbi 725 mijë votues nga 1.814.317 votues, përcjell INA. Frika për rrezik për tu arritur censusi përmes një bojkoti të heshtur është shprehur në mënyrë indirekte nga qarqe politike. Raundi i parë me 49.95% Në raundin…
Në zyrën e Avokatit të Popullit, sot nga ora 7 deri në orën 19 në ditën e mbajtjeve të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të zgjedhjeve parlamentare, qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321. Siç informojnë nga Zyra e Avokatit të Popullit, përveç linjës telefonike pa pagesë, qytetarët do të mund të paraqesin shkelje të së drejtës zgjedhore edhe personalisht në zyrën kryesore në Shkup, që ndodhet në rrugën “Maqedonia” nr.19 në ndërtesën e SHT “Makoshped” (përballë Shtëpisë Përkujtimore…
Në Maqedoninë e Veriut sot po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku 1.814.317 qytetarë me të drejtë vote do të mund të zgjedhin njërin nga dy kandidatët për kryetar të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski, të cilët fituan më shumë vota në rrethin e parë të 24 prillit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për Siljanovska Davkovën votuan 363.085 votues, ndërsa Pendarovskin 180.499, që ishte e pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit. Në rrethin e dytë të votimit do të zgjidhet kandidati që do të marrë shumicën e votave, por kush është arritja e censusit prej më shumë se 40%,…

