Vaksinat kundër kollit të keq për të rritur kanë arritur në Maqedoninë e Veriut dhe do mund të aplikohen tek personat që kanë nevojë. “I kemi në pikat e vaksinimit dhe mund t’ju jepen personave që kanë nevojë për to”, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri. Ai theksoi se sot do të nënshkruaj vendimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për vaksinim të fëmijëve, por siç theksoi, edhe pa nënshkrimin e tij ajo është e vlefshme. Nga muaji janar, Komisioni ka kërkuar nga pikat e vaksinimit që fëmijëve të paimunizuar t’u jepen nga dy vaksina përnjëherë./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski thotë se nuk e përkrah idenë e Kreshnik Bekteshit nga BDI, i cili sot tha se partitë politike duhet të nënshkruajnë marrëveshje që ata që humbin në këto zgjedhje, të mos merren me politikë, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se politikanët duhet të ofrojnë zgjidhje pavarësisht rezultatit zgjedhor, ndërsa qytetarët duhet të vendosin. https://www.facebook.com/watch/?v=1477504613108603&t=0 “Uhh, ajo është…tash nuk e di se çfarë ka thënë saktë Kreshnik Bekteshi. Shikoni, unë jam në LSDM nga viti 1994, dhe nga viti 1994 deri tani, LSDM ka fituar në zgjedhje, LSDM ka pasur edhe rezultate më pak të suksesshme në…
Banka zhvillimore, aktivitet i USAID – Partneritete për rritje ekonomike dhe Programi zviceran për rritje të punësimeve të tregut – IME, nënshkroi marrëveshje për furnizim të veglës digjitale për sigurim kreditor, prodhim i ri digjitaë në tregun vendor financiar. “Qëllimi i këtij bashkëpunimi është t’u përjgigjet nevojave të kompanive vendore për rritje dhe zhvillim, përkatësisht të lehtësohet qasja e kompanive drejt intstrumenteve më adekuate dhe zgjidhje për menaxhim me financat. Kjo zgjidhje softuerike do ta lehtësojë dhe përshpejtojë komunikimin dhe do t’u ndihmojë kompanive më thjeshtë t’i shfrytëzojnë instrumentet të cilat i ofron Banka për lehtësim të transaksioneve, posaçërisht në…
Tridhjetë e nëntë vjeçarja I.M. nga një fshat i Tetovës, të enjten në ora 16:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 13:10, në një shkollë të mesme të Tetovës ku djali i saj i mitur mësonte, profesor I.N. e ka trajtuar në mënyrë agresive dhe mjet të fortë i ka shkaktuar një lëndim. Janë ndërmarrë masat për pastrimin dhe dokumentimin e rastit.
Të enjten në ora 10:30 personi B.A. (51) nga një fshat i Tetovës në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 10:15 atë dhe bashkëshorten e tij i ka sulmuar fizikisht vëllai i tij I.A. (54), për shkak të marrëdhënieve të tyre të pa parregulluara pronësore-juridike. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
Shtatëdhjetë vjeçarja F.H. nga Sellca e Tetovës, të enjten në orën 19:20 në SPB Tetovë, ka raportuar se rreth orës 16.00 në oborrin e shtëpisë së tyre familjare është sulmuar fizikisht nga fqinji i saj R.Xh. Rasti është duke u pastruar dhe dokumentuar.
Gjykata Kushtetuese në të ardhmen duhet të jetë më shumë aktive si mbrojtëse e të drejtave dhe lirive të njeriut, deklaroi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë debatit publik të organizuar nga Gjykata Kushtetuese. Pendarovski tha se Gjykata Kushtetuese ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë pandemisë me “COVID-19” kur si shoqëri dhe si shtet ishim në një situatë mjaft komplekse, para së gjithash nga aspekti shëndetësor dhe socio-ekonomik, por edhe për një sërë sfidash juridike. Pendarovski tha se vendimet dhe arsyetimet e Gjykatës Kushtetuese, për atë si president i vendit, ishin mjaft të rëndësishme gjatë marrjes së…
Kreshnik Bekteshi nga BDI sot kërkoi që partitë politike në Maqedoninë e Veriut të nënshkruajnë marrëveshje, me çka obligohen që pas zgjedhjeve, ata që humbasin, të mos merren më me politikë. Bekteshi tha se kjo vlen edhe për partitë maqedonase. I pyetur nëse do të tërhiqe Ali Ahmeti nëse i humb zgjedhjet, ai tha se kjo pytje duhet t’i adresohet atij. “Kjo është pyetje për Ahmetin. Ju a do të tërhiqeni nëse humbni? Kjo është pyetje për Ahmetin, po ja bëj thirrje që të bëjmë marrëveshje…të bëjmë marrëveshje mes të gjitha partive politike, ai që do të humbë, më të…
Marija Davkova Jordanovska, vajza e kandidates për presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkovës në rrjetin social Facebook ka njoftuar se nëntë vite më parë ka qenë e dhunuar fizikisht nga lideri i së Majtës (Levica), Dimitar Apasiev. Ajo ka shkruar se ka qenë e sulmuar brutalisht dhe e dëbuar nga vetura e tij. “Unë, Maria Davkova, u sulmova brutalisht dhe u nxorra nga vetura e Dimitar Apasiev. Kjo ka ndodhur rreth 9 vjet më parë pa asnjë arsye. Ja 5 minutat e mia”, ka shkruar dje Davkova Jordanovska. Gordana Siljanovska Davkova me mbështetjen e VMRO-DPMNE-së do të tentojë të bëhet…
Ministria e Punëve të Jashtme ruse ka vendosur e sanksione ndaj disa qytetarëve amerikanë. Në mesin e tyre është edhe profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins në Washington, Edward Joseph. “Nga sot, më ndalohet zyrtarisht hyrja në Rusi. Hyrja nën lëkurën e Kremlinit nga këtu në Ballkan. Mirënjohës për Ministrinë e Jashtme Ruse që më bëri të drejtë fillimin e mesit”, ka shkruar ai në platformën ‘X’. Ministria e Punëve të Jashtme ruse, njofton se në listën e të sanksionuarve amerikanë janë 227 persona.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Ai duke njoftuar për takimin, ka thënë se zgjedhja e Xhaferit si kryeministër i parë shqiptar është ngjarje kulminante, për çfarë edhe ka dhënë sqarimet e tij. “Vizitë në Shkup, për ta uruar Kryeministin Talat Xhaferi. Mandati i tij është ngjarje kulminante e vetëdijes politike në Maqedoni të Veriut dhe të ndërgjegjësisë kombëtare të shqiptarëve në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj.
Ka ndërruar jetë shtetasi francez që u përfshi në një aksident gjatë natës në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Spiten. Makina me të cilën udhëtonte 65-vjeçari u përplas me një tjetër dhe për pasojë doli nga rruga. Ai u dërgua në spitalin e Traumës në kryeqytet por nuk ka mundur që të mbijetojë. Ndërkohë, policia ka arrestuar 23-vjeçarin që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pas përplasjes së makinave. Mësohet se në pranga ka rënë S. Ç., 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave…

