Në fushatën presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara, kandidatët Joe Biden dhe Donald Trump po përdorin inteligjencën artificiale për të tërhequr votuesit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns, ky është një nga ndryshimet më të mëdha në mënyrën se si ekipet e fushatave të kandidatëve po komunikojnë një pjesë të votuesve amerikanë. Për ekipet e fushatave të kandidatëve mënyra më ekonomike për komunikimin me më shumë votues është përmes përdorimit të inteligjencës artificiale, një nga ndryshimet më të mëdha në politikën amerikane këtë vit. “Modelet po përmirësohen shumë shpejt. Të krijohet përshtypja sikur çdo javë…
Author: Hamdi Kumanova
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në fshatin Zhur të Prizrenit, ku një person dyshohet se ka rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij. Media mëson se si pasojë e dhunës së përjetuar, gruaja bashkë me vajzën e mitur kanë kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar atë që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre. Si rezultat…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka numëruar 96 për qind të votave për zgjedhjet kuvendare, si dhe ka publikuar numrin e mandateve që do të kenë partitë dhe koalicionet në përbërjen e radhës të Kuvendit. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 120 ulëse në Kuvend, më shumë ka siguruar OBRM-PDUKM-ja e cila do të ketë 59 mandate. Më pas me 19 mandate është Fronti Europian, i pasuar nga LSDM-ja me 18 mandate. VLEN, i cili është koalicion i partive opozitare shqiptare ka siguruar 13 mandate, ndërsa në përbërjen e radhës “E Majta” do të përfaqësohet me 6 deputetë. Gjithashtu Lëvizja…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar informacionin e fundit për daljen në zgjedhjet e dyfishta deri në orën 17:00. Për zgjedhjet presidenciale pjesëmarrja është 42.32%, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 46.93%. Gjithsej kanë votuar: Për zgjedhjet presidenciale: 452.412 qytetarë. Për parlamentare: 470.950 qytetarë
Ish-nën koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, për sulmin terrorist në Banjskë, ka theksuar rëndësinë e përpilimit të raportit nga Prokuroria Speciale dhe Policia. Sylejmani ka theksuar se raportet e inteligjencës nuk mund të pranohen si të besueshme pa një vëzhgim të hollësishëm dhe pa përfshirjen e autoriteteve të pavarura hetimore. Ai ka theksuar se për rastin e Banjskës, është e domosdoshme që Prokuroria Speciale e shtetit të udhëheqë hetimet në bashkëpunim me Policinë për të siguruar një raport të saktë dhe të besueshëm. “Raportet e inteligjencës nuk janë të besueshme sikur të raportet mbasi të konstatohet me ekzaminime…
Sot (08.05.2024) zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski dhe sekretaren shtetërore në MPB, Magdalena Nestorovska vizituan Shtabin Operativ në Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të A.O.” Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024”. Bojmacaliev u informua për rrjedhën e procesit zgjedhor dhe periudhën parazgjedhore, për aktivitetet dhe masat e ndërmarra nga Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të kompetencave të saja: “Gjatë heshtjes parazgjedhore janë regjistruar 14 ngjarje, nga të cilat 4 në rajonin e SPB Ohër, dy në SPB Tetovë, nga një në rajonin e…
Sipas KSHZ deri në ora 17 e 30 dalja e votuesve për zgjedhjet presidenciale është 42,32 %. Pra me këtë dalje arrihet censusi për për zgjedhjet presidenciale.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se Qeveria është shkak i dështimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Haziri ka thënë se Kosova ndodhet në pozicionin më të rëndë politik në raport me partnerët ndërkombëtarë. “Kosova ndodhet në pozicionin më të rëndë, më të vështirë të mundshëm politik në raport me partnerët. Kurti për tri vjet në tetë situata që i ka krijuar e që evropianët dhe amerikanët i quajnë kriza të momentit, ka arritur që të ndërtojë marrëdhënie të kushtëzuara me partnerët e vet. Ti e bën hapin nëse e bën veprimin, ti…
Në Studeniçan të Shkupit një banor fillimisht kërkoi që të votonte vetëm për zgjedhjet presidenciale, më pas, pasi e kaloi sistemin e kontrollit me aparat fingerprint, kërkoi që të votonte edhe për zgjedhje parlamentare, kjo gjë nuk iu mundësuar, pasi sipas anëtarëve të Komisionit, sistemi nuk e lejon një gjë të tillë. “Një nga bashkëmoshatarët tanë, ndoshta në huti, ai u përgjigj se do të votojë vetëm për zgjedhje presidenciale dhe më pastaj e kuptoi që duhet të votohet edhe për zgjedhje parlamentare, por mundësia e njëjtë nuk iu dha nga që sistemi nuk lejon që të kthehet, të rikthehet…
Sipas të dhënave të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ) në Kumanovë për zgjedhjet presidenciale dalja deri ora 15 është 30,89 për qind, ndërsa për ato parlamentare 36,39 për qind. Në Likovë, sipas KSHZ-së, dalja për zgjedhjet presidenciale është 5,14, ndërsa për ato parlamentare 28,18 për qind. Në Nagoriçan të Vjetër, megjithatë për zgjedhjet presidenciale dalja është 34,77 për qind, ndërsa për ato parlamentare është 35,15 për qind. Në Kumanovë, sipas të dhënave të KKZ-së, të drejtë vote për zgjedhjet presidenciale kanë 93.508, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 93.635 votues, të cilët do të votojnë në 167 vendvotime. Në Likovë, për zgjedhjet…
Në Komisionin Hetimor Parlamentar u miratua pika për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. Përveç kësaj, u kërkua të angazhohen ekspertë të fushës lidhur me këtë komision. Pikë tjetër e miratuar në këtë komision ishte që projektligji për deputetët që marrin pjesë në më shumë se dy cnuk duhet paguar, të kalojë në Kuvend për shqyrtim dhe miratim. Anëtari i Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja tha se secili deputet që merr pjesë në më tepër se në…
Më datë 07.05.2024 në ora 13:37 në SPB Shkup, F.H.(44) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 13:00, djali i saj i mitur, i cili punonte si çirak në një floktari në zonën e Bit Pazarit është sulmuar fizikisht nga pronari i floktarisë M.A., njoftojnë nga MPB. Po merren masa për zbardhjen e rastit, thuhet në njoftim.

