Në Studeniçan të Shkupit një banor fillimisht kërkoi që të votonte vetëm për zgjedhjet presidenciale, më pas, pasi e kaloi sistemin e kontrollit me aparat fingerprint, kërkoi që të votonte edhe për zgjedhje parlamentare, kjo gjë nuk iu mundësuar, pasi sipas anëtarëve të Komisionit, sistemi nuk e lejon një gjë të tillë.
“Një nga bashkëmoshatarët tanë, ndoshta në huti, ai u përgjigj se do të votojë vetëm për zgjedhje presidenciale dhe më pastaj e kuptoi që duhet të votohet edhe për zgjedhje parlamentare, por mundësia e njëjtë nuk iu dha nga që sistemi nuk lejon që të kthehet, të rikthehet përsëri, sepse e jep vetëm një mundësi”, tha Jasir Asani, anëtar i Komisionit Zgjedhor në Studeniçan.