Author: Hamdi Kumanova

Rethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që po mbahen sot në Maqedoninë e Veriut mund të ketë një ndikim kyç në shpresat e këtij vendi ballkanik për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vlerësojnë mediat belge në lajmet lidhur me zgjedhjet në vend. Shërbimi belg i transmetimit publik në gjuhën franceze RTBF thekson se “kthimi në pushtet i opozitës së djathtë” mund të rinovojë tensionet me Greqinë dhe Bullgarinë fqinje, veçanërisht me Sofjen, e cila vendos kushtet e veta për përparimin e Maqedonisë së Veriut në negociatat e anëtarësimit. “Partia nacionaliste e djathtë VMRO-DPMNE, kandidatja e së cilës Gordana Siljanovska-Davkova…

Lexo më Shumë

Sot (08.05.2024) në ora 00:40 në SPB Shkup, R.H.(25) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 00:20 në zonën e Gazi Babës, për shkak të padurim të ndërsjellë të mëparshëm dhe për shkak pronës pasurore është sulmuar fizikisht nga B.I (54) nga Shkupi, njoftojnë nga MPB. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një 43-vjeçar nga Sfillara e Shkupit ka raportuar në polici se ai dhe disa anëtarë të familjes së tij janë sulmuar fizikisht nga bashkëfshatarët e tij. “Më datë 06.05.2024 në ora 18:20 në SPB-Shkup, A.M. (43) nga Sfillara e Poshtme ka raportuar se në fshat, ai, djali i tij i mitur dhe vëllai i tij M.M. dhe A.SH. janë sulmuar fizikisht nga B.M., R.M. dhe A.M., të gjithë nga fshati Sfillarë e Poshtme, të cilët kanë përdorur edhe sende të forta. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e…

Lexo më Shumë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, njëherit anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, e ka vlerësuar të rrezikshme deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion, kërkesë kjo e bashkësisë ndërkombëtare para anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Haliti, konsideron se Kosova duhet të ecë nga ‘’rrjedhja e ujit’’ dhe jo dike tjetër dhe se qëndrimet kundërshtuese ndaj SHBA-së dhe partnerëve të tjerë, janë veprime që dërgojnë ‘’ujë në mullirin e Serbisë’’. ”Mendoj se ne duhet të ecim nga rrjedhja e ujit dhe jo dike tjetër, andaj qëndrimet kundërshtuese ndaj…

Lexo më Shumë

Deri në orën 15:00 janë marrë të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024 në Maqedoninë e Veriut. Dalja e votuesve është 32.12% për zgjedhjet presidenciale, ndërsa për parlamentaret është 36.84%, njoftoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Lexo më Shumë

Zyra e Avokatit të Popullit njoftoi se kanë pranuar 30 telefonata dhe një person i ka kontaktuar personalisht. Shumica e ankesave janë për atë pse u pyetën nëse dëshironin të votonin për zgjedhjet presidenciale apo parlamentare. Disa persona thirrën dhe u ankuan nga shtëpitë e të moshuarve se nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ankesa ka edhe nga punonjës të sektorit privat të cilët nuk janë liruar sot nga detyra. Avokati i Popullit njoftoi se nga ora 07:00 deri në 19:00 qytetarët do të mund të paraqesin çdo shkelje të së drejtës së votës në…

Lexo më Shumë

Një pjesë e Spitalit të përgjithshëm në Gjilan do të jepet në shfrytëzim për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, e cila deri më tani ka zhvilluar aktivitetet në shkollën e ekonomisë të kësaj komune. Për këtë njoftoi gjatë një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai tha se ky vendim u mor pasi nxënësit e kësaj shkolle për shkak të kushteve jo të mira, kanë vijuar mësimet me shumë telashe në shkollën ekonomike. Vitia përmendi se përpos punës teorike , në këtë objekt nuk mund të realizoheshin punët praktike dhe nuk kishte…

Lexo më Shumë

Konferencë e jashtëzakonshme e KSHZ-së. Nënkryetarja e këtij institucioni, Ditmire Shehu deklaroi se disa anëtarë të Komisioneve Zgjedhore nuk iu përmbahen rregullave të parapara me ligj, duke shkel kështu Kodin Zgjedhor. “Disa anëtarë të Këshillave zgjedhor nuk iu përmbahen udhëzimit për votim për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të ditës së sotme, apo 8 majit. Të nderuar anëtarë të Këshillave Zgjedhorë, ju lutemi që tu përmbaheni në përpikshmëri detyrave dhe obligimeve që dalin nga Kodi Zgjedhor dhe nga aktet nënligjore të KSHZ-së…Votuesi mund të paraqitet në vendvotim vetëm njëherë për të ushtruar të drejtën e tij të votës. Në disa komuna…

Lexo më Shumë

Kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi sot para mediave se ka informacione se disa parti shqiptare po mundohen të bëjnë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale. “Deri tani dita e zgjedhjeve ka qenë transparente dhe e qetë. Unë supozojë se ne do të vazhdojmë në këtë mënyrë deri në fund të ditës së zgjedhjeve, kjo nënkupton deri në ora 19:00. Nuk ka ndonjë arsye tjetër për të besuar se do të ketë çrregullime sepse për tri dekada e gjysmë ne pothuajse jemi në demokraci. Ajo që nuk është shumë e mirë për nivelin, për cilësinë e…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ndërhyrja e drejtpërdrejtë e vendeve të NATO-s ndaj luftës në Ukrainë është rrezik i madh, transmeton Anadolu. Në përgjigje të pyetjes për mbledhjen e nënshkrimeve në Ukrainë për vendosjen e trupave të NATO-së në territorin e këtij vendi, Peskov tha: “Ky është veprim jashtëzakonisht provokues. Qeveria e Kievit është e paparashikueshme. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e vendeve të NATO-s ndaj luftës në terren është rrezik i madh”. Lidhur me deklaratat e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) se inteligjenca e huaj po përgatit atentat ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, zëdhënësi i Kremlinit, Peskov tha…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian shprehet se shpreson se Maqedonia e Veriut do të fillojë bisedimet e anëtarësimit me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur. Lidhur me mosmarrëveshjeve dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe mes Shqipërisë e Greqisë, BE ka përsëritur qëndrimin se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të vonojnë procesin e anëtarësimit. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero i ritheksoi këto qëndrime kur u pyet në një konferencë për shtyp në mënyrë indirekte, për burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe nëse Komisioni e sheh atë si një çështje reptësisht dypalëshe apo që duhet të…

Lexo më Shumë