Analisti Xhelal Neziri në Daily Click në TV21 tha se Hristijan Mickoski shumë shpejtë do të krijojë qeveri stabile. Sipas tij, 58 mandatet e fituara i kanë siguruar VMRO-DPMNE-së komoditet, ndërsa si partner shqiptar të koalicionit qeverisës Neziri thotë se e sheh VLEN-in. “Edhe BDI-ja, mendoj Fronti Europian e ka pasur të qartë se nëse VLEN merr mbi 10 deputetë, ndërkohë që VMRO-DPMNE merr mbi 50 deputetë , dhe të dyja bashkë arrijnë të formojnë një shumicë madje minimale , atëherë çështja e qeverisë është çështje e kryer, kur VMRO-DPMNE ka marrë 58 deputetë, që i jep një pozitë për…
Author: Hamdi Kumanova
SPB Tetovë njofton se një pronar i një objekti hotelerik ka paraqitur se 10 shtetas të huaj të cilët kishin ardhur për të punuar janë larguar nga vendi. “Më datë 08.05.2024 në ora 13:30 në SPB-Tetovë, B.I (29) nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës, menaxhere në një objekt hotelierik në Tetovë, ka raportuar se janë largua 10 shtetas të huaj nga Nepali të punësuar në objektin hotelierik. Sipas njoftimit, ata kanë arritur në zonë më 22.04.2024 dhe po atë ditë kanë raportuar qëndrimin e tyre në vendin tonë, në Sektorin e Punëve të Brendshme-Tetovë. Po merren masa për gjetjen e…
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një polic në Zllakuqan të Klinës. Polici është plagosur nga arma e zjarrit nga një person që kishte hyrë në shtëpinë e prifit për të vjedhur, bashkë me disa persona të tjerë. I plagosur ka mbetur polici Januz Veselaj nga fshati Gllarevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas tij, zyrtari policor i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. “Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 03:56 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e banimit të…
Dy mësuesit nga Dubrava e Kaçanikut, me të njëjtin emër dhe mbiemër:, Gani Visha’t❤️ me nxënësit e tyre🫶 në Shtrazë🌲Respekte!
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani e ka konsideruar historik rezultatin e dy koalicioneve shqiptare në zgjedhjet e 8 majit në Maqedoninë e Veriut. Ministri Hasani thekson se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është drejt BE-së, ndërsa shton se tashmë vendi duhet të forcojë harmoninë etnike dhe fetare. “Përshëndes rezultatin historik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e 8 majit 2024. Për të gjithë ne, e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët: bashkëjetesën ndërmjet grupeve etnike, feve dhe kulturave në harmoni dhe respekt të ndërsjellë. E ardhmja lëviz vetëm në një drejtim: drejt Bashkimit Evropian…
Mandati i përbërjes së re kuvendore që u zgjodh në zgjedhjet e djeshme parlamentare, fillon të rrjedhë nga mbledhja konstituive në Kuvend. Sipas dispozitave të Kushtetutës, Kuvendi i sapozgjehdur mblidhet për konstituim më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura. Mbledhjen konstituive e thërret kryetari i Kuvendit nga përbërja e kaluar. Nëse nuk caktohet mbledhja konstituive në afatin e paraparë, deputetët vetë mblidhen dhe e konstituojnë Kuvendin në ditën e 21-të nga dita e përfundimit të zgjedhjeve. Kuvendin e përbëjnë nga 120 deri 140 deputetë. Deputetët zgjidhen në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të…
Një 74-vjeçar u arrestua pasditen e së mërkurës në lidhje me sulmin ndaj ish-kryetares së bashkisë së Berlinit dhe senatores aktuale të financave të shtetit Franziska Giffay, i cili e la atë me lëndime të lehta në kokë dhe qafë. I arrestuari ishte i njohur për autoritetet, pasi në të kaluarën u dërgonte letra fyese politikanëve, ndërsa ishte mohues i shtetit. Pardje, gjatë një vizite të zonjës Gifai në një bibliotekë në lagjen Neukeln të Berlinit, ai e goditi nga pas me një send të rëndë që mbante në një çantë shpine dhe u largua me vrap. Senatorja u dërgua…
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në Tiranë. Kjo pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Cërrik-Papër”, me automjetin tip “Audi” që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. L., 76 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Pas disfatës së sotme në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, Fatmir Bytyqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të LSDM-së, ndërsa priten edhe dorëheqje tjera ditëve në vijim. Ndryshe, LSDM ka pësuar humbjen më të madhe të saj në historinë e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ndërsa e njëjta rrezikon të mbetet me vetëm 19 deputetë. Postimi i plotë i Fatmir Bytyqit në Facebook: “Jam këtu para jush si falënderues dhe me ndjenjë që shkon përtej rezultateve të zgjedhjeve parlamentare. Vota juaj për listën e deputetëve të LSDM-së dhe Koalicionin për Ardhmërinë Evropiane, ku unë isha bashkëbartës në Njësinë Zgjedhore…
Ahmeti falënderon qytetarët që morën pjesë në këtë cikël zgjedhor dhe njëherit theksoi se Fronti Evropian është forca e dytë politke në vend dhe se nga këto zgjedhje do të del me 19 mandate. Ahmeti me këtë rast tha se BDI-ja oponent në këto zgjedhje kishte VMRO-në dhe jo VLEN-in, sepse sipas tij VMRO-ja ka ndihmuar VLEN-in. “Zgjedhjet kaluan me standarde të pranueshme, është një provim i shtetit i institucioneve për organizimin e zgjedgjeve të lira demokrahtike, standard të cilin duhet akoma, sepse ne tanimë jemi në prag të anëtarësimit në BE. Do doja të falënderoj të gjithë votuesit…
Izet Mexhiti nga VLEN, në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga komisionerët dhe vëzhguesit që të jenë të vëmendshëm deri në kutinë e fundit. “Komisionerë dhe vëzhgues, të gjithë ne i kemi sytë e veshët tek ju. Qëndroni maksimalisht të vëmendshëm deri në kutinë e fundit, deri në votën e fundit, sepse ky është rezultat historik! P.s. falënderim i posaçëm për diasporën e mrekullueshme, të cilët erdhën dhe e përkrahën NDRYSHIMIN!”, ka shkruar Mexhiti.
Në fushatën presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara, kandidatët Joe Biden dhe Donald Trump po përdorin inteligjencën artificiale për të tërhequr votuesit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns, ky është një nga ndryshimet më të mëdha në mënyrën se si ekipet e fushatave të kandidatëve po komunikojnë një pjesë të votuesve amerikanë. Për ekipet e fushatave të kandidatëve mënyra më ekonomike për komunikimin me më shumë votues është përmes përdorimit të inteligjencës artificiale, një nga ndryshimet më të mëdha në politikën amerikane këtë vit. “Modelet po përmirësohen shumë shpejt. Të krijohet përshtypja sikur çdo javë…

