Sot Koreja e Veriut lëshoi një raketë të re balistike në drejtim të Detit të Japonisë. Njoftimi u bë nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Jugut dhe roja bregdetare japoneze. Sipas Seulit, raketat që u lëshuan udhëtuan rreth 300 kilometra. Ato u nisën nga ora 07:44 deri në 08:22 (koha lokale). Tokio, nga ana e saj, raportoi se raketat udhëtuan rreth 350 kilometra dhe madje arritën një lartësi prej 50 kilometrash. Japonia tha se të paktën dy nga raketat ranë në det, jashtë zonës ekskluzive ekonomike të vendit (EEZ). Kryeministri japonez dënoi ngjarjen duke e cilësuar…
Author: Hamdi Kumanova
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë të dielën se tani është koha që Kosova dhe Serbia t’i japin fund krizës dhe tensioneve dhe të ecin përpara në një “epokë të re evropiane” duke e zbatuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore. Deklarata u dha meqenëse sot shënohet përvjetori i parë i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit që Kosova dhe Serbia e finalizuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Borrell tha se kjo marrëveshje dhe Aneksi i Zbatimit të saj u arritën pas muajsh negociatash intensive nën lehtësimin e Bashkimit Europian për të ndihmuar palët të bëjnë…
Shkollat kanë përgjegjësinë për të përgatitur nxënësit, në kuadrin e mbrojtjes civile dhe për mundësinë e luftë. Kështu tha ministrja gjermane e Arsimit Bettina Stark-Wächinger, duke shkaktuar reagime të forta. “Shoqëria në tërësi duhet të përgatitet siç duhet për krizat – nga një pandemi te fatkeqësitë natyrore dhe lufta,” tha ministrja në një intervistë për gazetat Funke Group. “Mbrojtja civile është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e ka vendin në shkolla. Qëllimi ynë duhet të jetë të forcojmë qëndrueshmërinë tonë”, shtoi Stark-Wächinger dhe mbrojti ushtrimet e mbrojtjes civile në shkolla, duke përmendur Britaninë si shembull. “Ushtrimet e fatkeqësive janë pjesë e…
Mijëra fermerë spanjollë demonstruan sërish me qindra traktorë në kryeqytetin Madrid, duke kërkuar çmime më të mira për prodhimet e tyre dhe denoncuan politikat bujqësore të Bashkimit Evropian. Fermerë nga komunitete të ndryshme kanë udhëtuar drejt Madridit, duke shkaktuar probleme në trafik. Megjithatë, gjendja shpirtërore ishte kryesisht paqësore, siç raportuan gazetarët nga stacioni televiziv shtetëror RTVE. Shoqata e fermerëve Unión de Uniones tha në një deklaratë se fermerët janë gjithashtu të shqetësuar për përmirësimin e marrëdhënieve midis popullsisë urbane dhe rurale. Demonstruesit fillimisht shkuan me traktorët e tyre të rëndë drejt Ministrisë së Mjedisit dhe prej andej në Ministrinë e…
Më 18 mars 1949, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë bënë të njohur planet e tyre për një aleancë, që e quajtën Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior – NATO. Aleatët thanë se qëllimi i tyre ishte ruajtja e paqes dhe e sigurimit. Ata ranë dakord që një sulm i armatosur kundër cilitdo prej anëtarëve të Aleancës do të konsiderohej si sulm kundër të gjithë atyre. Kundërshtarët e kësaj ideje thanë se traktati do ta kthente Evropën në një kamp të armatosur, që mund të ndizte konfliktin e armatosur me Bashkimin Sovjetik dhe aleatët e tij evropiano-lindorë. Një…
Kompania publike ECO Elb e cila ka nën zotërim Inceneratorin e Elbasanit nuk po arrin dot të finalizojë prej vitit të shkuar një procedurë që lidhet me monitorimin e parametrave mjedisore të landfillit. Tenderi i rihapur për herë të tretë në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik në datë 9 shkurt 2024 dhe me parashikimin për tu mbyllur në datë 20 shkurt ka përfunduar sërish në Komisionin e Prokurimit Publik në datë 13 mars. Sipas të dhënave të bëra publike në faqen e KPP duket se kundërshtimi lidhet me vlerësimin që është bërë nga ana e komisionit të vlerësimit të…
Presidenti Vladimir Putin, pritshëm doli fitues në zgjedhjet presidenciale ruse duke çimentuar kontrollin e tij të rreptë në një fitore që, sipas tij, dëshmoi se Moska kishte pasur të drejtë t’i rezistonte perëndimit dhe të dërgojë trupat e saj në Ukrainë. Vladimir Putin, një ish nënkolonel i KGB-së, i cili u ngjit në pushtet në vitin 1999, e bëri të qartë se rezultati duhet t’i dërgojë një mesazh perëndimit se udhëheqësit e tij do të duhet të përballen me një Rusi të guximshme, qoftë në luftë apo në paqe, për shumë vjet në të ardhmen. Rezultati i zgjedhjeve do të…
Këshilli i Ambasadorëve Amerikan ka botuar këto ditë një raport pas vizitës fakt-mbledhëse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Philip Hughes, përfaqësuesi i këtij grupi që mbledh rreth vetes ambasadorë jo të karrierës, thotë se këto tre shtete të Ballkanit kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm, por ato vazhdojnë të përballen me sfida nga ndërhyrjet politike të fqinjëve të tyre apo në rastin e Shqipërisë nga kriminaliteti dhe korrupsioni dhe mungesa e një demokracie të mirëfilltë. Zoti Hughes po ashtu foli për vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta shpallur person non-grata…
Në shkollën “Sami Frashëri” të fshatit Matkë të Komunës së Sarajit nuk është bërë asnjë investim për të përmirësuar infrastrukturën, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme nga institucionet përgjegjëse. Objekti shkollor i ndërtuar në vitin 1971 tashmë është dëmtuar thuajse çdo kund, ndërkohë më rëndë është pjesa e tualeteve. “S’kanë ku të luajnë jashtë, oborri është pa rregulluar, thonë do ta bëjmë sivjet, do ta bëjmë në mot, asnjëherë nuk e kanë bë, shkolla është pa rrethore, hyn kafshët. Unë nuk mund ta rregulloj objektin, nusja më ndihmon, nuk mund ta rregulloj, pikon prej lart. Prej kanalizimit shumë erë vjen, mbas shkollës…
4-vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe 75-vjetori i themelimit të Aleancës janë shënuar në Shtip me ditë të hapur të Armatës. Maqedonia e Veriut është vend i sigurtë – ishte mesazhi I Ministres së Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, gjatë shënimit në Shtip të 4-vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe 75-vjetorit të themelimit të Aleancës. Ministrja e Mbrojtjes është prononcuar edhe rreth kërkesës për përkujdesjen dhe mjekimin e ushtarëve ukrainas në vendin tonë. Sipas saj, deri në këto momente nuk ka mbërritur kërkesa zyrtare. “Do të kemi kujdes që ndihma që do të ofrojmë…
“Ne jemi bërë një popull që udhëheq shtetin. Ne nuk jemi më një popull që ka përfaqësues në disa dikastere margjinale, të cilat vetëm përfaqësojnë interesat. Jo, ne shqiptarët sot bashkëudhëheqim shtetin, madje udhëheqim duke pasur parasysh se kemi Kryeministrin dhe kemi institucionet më të rëndësishme shtetërore, dhe këtë nuk mund ta nënçmosh, si arritje të jashtëzakonshme të shqiptarëve”. Kështu ka deklaruar mbrëmë në emisionin debativ “Politika”, kryediplomati Bujar Osmani. Ai insiston se duhet të ruajmë qartësinë strategjike, duhet të ruajmë kursin politik, duhet shqiptarët të ruajnë këtë kurs politik. “Prandaj është kandidatura ime, kandidatura ime është para së gjithash…
Sot (16.03.2024), zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria MA (28) dhe EA (32), të dy nga fshati Bukoviq, Shkup. “Ata dyshojnë se më 15.03.2024, rreth orës 20:20, në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Range Rover” me targa të Shkupit ka goditur mjetin e pasagjerëve “Volkswagen Passat”, i cili drejtohej nga S.S.(63 ) nga Kumanova, gjatë së cilës kanë qëlluar në drejtim të S.S. dhe i kanë marrë një qese me para dhe më pas i kanë vënë automjetit Range Rover”, thuhet në njoftim. Ata janë ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të…

