Koordinatori special i OSBE-së, Nikoloz Samkharadze, së bashku me shefen e misionit të Asambles Parlamentare të OSBE-së, Karina Odebrik, vizituan vendvotimet në sh.f. “Kiro Gligorov” në lagjen Kapishtec në Shkup. Ai theksoi se aktivitetet e tyre janë në kuadër të misionit të përbashkët të Asamblesë Parlamentare të OSBE, ODIHR-it dhe Këshillit të Evropës. “Jemi këtu në qendër të Shkupit, duke vëzhguar një vendvotim në një shkollë fillore. Ne gjithashtu do të bëjmë vëzhgime në të gjithë vendin, në zonat rurale dhe urbane dhe të gjitha vërejtjet dhe vëzhgimet tona do t’i themi nesër në një konferencë për shtyp në…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-udhëzimit Administrativ për Bashkëpunimin e Strukturave dhe Mekanizmave Institucional me Organizatat Jo Qeveritare për Realizimin e Politikave për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës. Ministrja Albulena Haxhiu, ka thënë se përmes këtij Projekt-udhëzimi përcaktohen mënyrat e bashkëpunimit. Ajo ka thënë se kështu do të sigurohet zbatim i plotë i politikave. “Ky Projekt- udhëzim ka të bëjë me Bashkëpunimin e Strukturave dhe Mekanizmave Institucional me Organizatat Jo Qeveritare për Realizimin e Politikave për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës. Përcakton mënyrat e bashkëpunimit, në mënyrë që të sigurojmë…
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski deklaroi sot se jehonë më e madhe e votuesve për zgjedhjet presidenciale është regjistruar në pjesët lindore dhe qendrore të vendit, ndërkohë që jehonë më e ulët është regjistruar në pjesën perëndimore. “Më së shumti dalje për momentin për zgjedhjet presidenciale ka në Probishtip, 27,85, ndërsa dalja më e vogël për zgjedhjet presidenciale në Likovë 1, 76 për qind, mund të vërehet se në Maqedoninë Lindore dhe Qendrore, më shumë votues kanë votuar për zgjedhjet presidenciale se sa në Maqedoninë Perëndimore, ku përqindja është shumë e ulët. Sa u përket vendvotimeve që këtë mëngjes kishin…
Me të filluar procesi gjyqësorë ndaj të akuzuarit Emin Lati, gjykatësi i rastit Driton Berisha njoftoi se tashmë i akuzuari Lati ka arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranim të fajësisë për kanosjen e deputetes, Mimoza Kusari-Lila. Por, arritja e kësaj marrëveshje për pranim të fajësisë e ka shqetësuar të dëmtaren Kusari-Lila. “… në ditët javët dhe muajt kur vajzat dhe gratë sulmohen,.. me të vërtet shqetësuese mbi të gjitha edhe për arritje e marrëveshjes së prokurorisë deri të prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë pa e pas asnjë përpjekje të të pandehurit ose palës mbrojtëse për të komunikuar lidhur me…
Billbord reklamues nga një parti politike qëndron në oborrin e Gjimnazit të Kumanovës “Sami Frashëri” ku vazhdon të jetë i hapur Vendvotimi 1019 dhe autoritet nuk ndërmarrin masa, ndonëse është shkelje sipas Kodit Zgjedhor dhe është e dënueshme si për partinë ashtu edhe për institucionin që nuk reagon. /Alsat.mk
MPB njofton se një person ka paraqitur se persona të dyshuar kanë ardhur në shtëpinë e tij të cilët janë paraqitur si anëtarë të KSHZ-së. “Më datë 07.05.2024 E.D. nga Krnjeva ka raportuar se tre persona nga KSHZ-ja kanë ardhur në shtëpi, me qëllim që gjyshi i tij të ushtrojë të drejtën e votës nga vendvotimi nr. 2828. E.D. ka dyshuar se nuk ishin personat e KSHZ-së. Sepse ata nuk ishin njoftuar paraprakisht dhe duhej të ishin të pranishëm pesë persona”, thonë nga MPB. SPB Shkup merr masa dhe aktivitete për pastrimin e rastit.
Athina ndjek në heshtje, por me interes të madh zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut. Fitorja e qartë e kandidates së partisë VMRO-DPMNE, Gordana Silianovska me gati 20% më shumë të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ndaj presidentit aktual Stevo Pendarovski, kandidat i Lidhjes Socialdemokrate , tregon një shembull të qartë të tendencës përgjithësisht në rritje të kahut nacionalist në vendin fqinj,shprehen qaqret diplomatike greke. Zonja Silianovska, ashtu si lideri i VMRO, Kristian Mickoski, e përdorën shpesh në të kaluarën, por edhe në fushatën elektroale , premtimin për moszbatimin apo ndërprerjen e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa…
Procesi i votimit në Komunën e Likovës, është zhvilluar pa probleme, megjithatë është regjistruar jehonë tejet e ulët.
Nga Komisioni Komunal Shtetëror njoftojnë se në Tetovë për momentin ka ndërprerje në dy vendvotime, bëhet fjalë për një vendvotim në Tetovë dhe një në fshatin Bozovcë. “Kontaktet që i ka pasur Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) me 177 vendvotime, në 115 vendvotime procesi ka filluar pa asnjë problem. Kemi probleme me pajisjen biometrike në vendvotimin 1977 që gjendet tek objekti i shkollës Liria si dhe me pajisjen biometrike në vendvotimin 2085 që është në fshatin Bozovcë. Mirëpo personat e angazhuar janë në terren dhe po bëjnë përpjekje për rregullimin e të njëjtës”, tha Nazmi Dauti, kryetar i Komisionit Komunal…
Procesi në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shtyrë sërish. Sipas burimeve për mediat, mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatit të gazetarit Jetmir Olldashi, që pretendon se ka probleme shendetesore, duke mos u paraqitur në gjykatë. Gjykata vendosi që seanca e radhës do të zhvillohet më 22 maj në orën 10:30. Deputeti Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen ‘Babale’, teksa ‘Apeli’ do të vendosë pas më shumë se 3 vitesh. Kujtojmë se…
Deputeti gjerman, Thomas Hacker ka reaguar pas lajmeve se çështja e anëtarësimit të Kosovës nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Hacker në një postim në platformën X shkruan se ndërlidhja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të ishte gabim i madh. “Lidhja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe do të ishte gabim i rëndë. Përsëri, duket se disa vende perëndimore nuk kanë mësuar nga gabimet e së kaluarës”, shkruan ai. Ndryshe, Gjermania dhe…
Dalja deri në orën 9 të mëngjesit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kumanovë është 3,91%, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, përcjell Open-TV. Kjo përqindje bazohet në gjithsej 98.79 për qind të vendvotimeve të përpunuara. Është një pjesëmarrje pak më e lartë se në raundin e parë, kur 3.02 për qind ushtronin të drejtën e votës në të njëjtën kohë. Të drejtë vote në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kumanovë kanë 93.508 votues. Në zgjedhjet parlamentare në dy orët e para të ditës së sotme e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës gjithsej 3624…

