Policia ka ndaluar katër të mitur dje në Shkup. Ato dyshohen se dje rreth orës 22:00 në rrethinën e qendrës së Shkupit me anë të kërcënimeve me mjet të mprehtë iu kanë para dy të miturve të tjerë. Me të miturit është kryer bisedë zyrtare, ndërsa parat e gjetura do ju kthehen pronarëve. closevolume_off Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngritet kallëzim përkatës.
Author: Hamdi Kumanova
Është gjetur trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar që u mbyt në lumin Bunë së bashku me të ëmën, Alma Arrazi dhe dy motrat e tij, të moshës 9 dhe 8-vjeçe. Pasditen e së hënës u gjet trupi i pajetë i vajzës së dytë të familjes. Vajza 8-vjeçare u gjet rreth 100 m larg nga ura e vjetër e lumit Bunë ku dyshohet se 39-vjeçarja dhe tre fëmijët u hodhën në lumë. Ndërkohë në shkollën Ndre Mjeda në Shkodër ku mësonin dy motrat mëngjesi nisi i trishtë. Shokë dhe shoqet e klasës dhe prindër me lot në sy vendosën lule…
Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur të dielën në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si tentim vrasje. Një 34-vjeçar po dyshohet se e sulmoi me thikë dajën e tij pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe të konsumonte drogë. Për këtë rast të pazakontë tashmë kanë nisur hetimet nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar se është ushtruar kërkesa për caktimin e masën së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Mësohet se i dyshuari që po hetohet për rastin është A.Nikqi (por që nuk do të iu zbulohet identiteti i…
SPB Tetovë njofton se në një fshat të Tetovës ka shpërthyer zjarr në një shtyllë elektrike. “Më datë 05.05.2024 në ora 23:20 në SPB-Tetovë është raportuar se në një shtyllë të EVN-së në afërsi të objektit hotelierik në rrugën lokale në Siniçan të Tetovës në drejtim të fshatit Sedllarcë e Epërme, ka shpërthyer zjarri dhe janë djegur kabllot e rrjetit elektrik. Me ndërhyrjen e Njësitit Territorial Zjarrfikës të Tetovës, zjarri është shuar, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Ekip nga SPB-Tetovë ka inspektuar vendin e ngjarjes”, njoftojnë ./Telegrafi/
Një 46-vjeçar nga Korça është vënë në pranga në Qafë Thanë. Policia thotë se ai kishte në makinën e tij tip “Volkswagen” 53.3 kilogramë kanabis sativa. Dyshohet se 46-vjeçari do ta trafikonte drejt Maqedonisë së veriut sasinë e lëndës narkotike. Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara nga policia droga ka qenë e ndarë në disa pako. Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë që fshihen pas kësaj veprimtarie kriminale./tvklan.al
Në prag të zgjedhjeve të dyfishta – raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare (8 maj), sot në vend do të votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet zgjedhore komunale. Votojnë edhe të burgosurit, personat në paraburgim dhe në bashkësi jashtëmartesore, si dhe dy persona të zhvendosur. Për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare është rritur numri i të sëmurëve dhe personave të pafuqishëm të cilët sot do të vizitohen nga anëtarët e këshillave zgjedhor për të votuar në kushte shtëpiake. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dje deklaruan se…
Një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe, një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radio lidhje dhe shtatë xhaketa të tjera të ushtrisë u gjetën në shtëpinë e personit që dyshohet se sulmoi Policinë e Kosovës dhe KFOR-in në Leposaviq.I dyshuari në orët e para të ditës së djeshme, më 06.05.2024 në 04:05h, në fshatin Miokovice në Leposaviq kishte bllokuar rrugën duke vendosur një veturë pa targa.Në momentin që kjo veturë ishte vërejtur nga ana e Policisë, i dyshuari me shishe qelqi kishte gjuajtur në drejtim të veturës së PK-së e të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.Pas këtij veprimi, i…
MPB njofton se sot ka ndodhur një aksident në Shkup, në të cilën janë lënduar tre persona. “Në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Aradhat Partizane” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti “Chevrolet” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.S Shkupi dhe automjeti “Audi” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.A (27) nga fshati Saraj, Shkup. Në aksident lëndime të rënda ka marrë E.S. të konstatuar në Kompleksin “Nënë Tereza”. Shoferi B.A. ka marrë lëndime të lehta të konstatuar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa bashkudhëtari I.A. (32) nga fshati…
Një gjykatë në lindjen e largët të Rusisë, qytetin Vladivostok, ka urdhëruar arrestimin e rreshterit të Shtabit të Shteteve të Bashkuara, Gordon Black dhe e dërgoi atë në paraburgim deri të paktën më 2 korrik, tha më 7 maj zëdhënësja e gjykatës, Elena Oleneva. Black u akuzua për “vjedhje që i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm një qytetari”, raportoi Kommersant, duke cituar zëdhënësen e gjykatës. Dënimi maksimal për akuzën është pesë vjet burgim. Mediat perëndimore kishin raportuar më herët se një ushtar amerikan ishte arrestuar në Rusi dhe se ishte akuzuar për vjedhje pasi kishte udhëtuar atje nga Koreja e…
Një burrë në Ferizaj, më saktësisht në fshatin Prelez i Jerlive është zhdukur që nga data 3 maj. Rastin në polici e ka raportuar vëllai i të zhdukurit, i cili kishte deklaruar se që nga data e cekur nuk e dinë vendndodhjen e tij. Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar. “03.05.2024. Me datë 06.05.2024 ankuesi K/Shqiptar ka raportuar se, vëllai i tij K/Shqiptar me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti duke u hetuar”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit. Në seancën e sotme e cila fillon në orën 10:00, pritet të dëshmoi dëshmitrari i 62-të. Kryetari i trupit gjykues të hënën ka theksuar se dëshmitari i radhës është me videolidhje. Të hënën e ka përfubduar dëshminë e tij dëshmitarit të 61-të.
Teksa në vend ka një debat të gjerë lidhur me fillimin e zbatimit të ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat që futi fillimisht në skemë profesionistët e lirë dhe në 2029 do ët zbatohet për të gjithë bizneset e vogla, shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Anke Weber, në një intervistë të posaçme për “Monitor” flet për arsyet e ndryshimit të tij dhe jep këshillat e saj për mënyrën e zbatimit. Weber argumenton se regjimi i mëparshëm të tatimit mbi të ardhurat evidentoi disa mangësi të rëndësishme. Pragje të ndryshme për të ardhurat nga punësimi dhe për…

