Një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe, një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radio lidhje dhe shtatë xhaketa të tjera të ushtrisë u gjetën në shtëpinë e personit që dyshohet se sulmoi Policinë e Kosovës dhe KFOR-in në Leposaviq.I dyshuari në orët e para të ditës së djeshme, më 06.05.2024 në 04:05h, në fshatin Miokovice në Leposaviq kishte bllokuar rrugën duke vendosur një veturë pa targa.Në momentin që kjo veturë ishte vërejtur nga ana e Policisë, i dyshuari me shishe qelqi kishte gjuajtur në drejtim të veturës së PK-së e të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.Pas këtij veprimi, i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes teksa më vonë ishte arrestuar nga ana e zyrtarëve të Policisë.Policia më pas kishte sekuestruar veturën, e po ashtu pas kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit janë konfiskuar edhe arma, radio lidhja e xhaketat e ushtrisë.Policia ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtarë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Data 02.08.2026
Aktuale
- Ambasadori Meidani uron Ilindenin me një porosi
- “Ishte një projekt i gabuar, u nxitova”/ Këlliçi pas deklaratës së Alabbar: SPAK të hetojë Ramën, edhe investitori konfirmon dështimin në Portin e Durrësit
- Mickoski: Çdo gjeneratë e ka Ilindenin e vet, e jona ka detyrën ta bëjë shtetin më të fortë
- Publikuan videon e të shtënave me armë gjatë dasmës, privohen nga liria gjashtë persona në Gostivar
- Urim nga VLEN për Ilindenin: Vlerat e përbashkëta, gurthemel i shtetit tonë drejt familjes evropiane!
- Gashi: 2 Gushti na kujton idealet e lirisë dhe përgjegjësinë për të forcuar shtetin
- Aksident i frikshëm në Tetovë, përplasja e fuqishme mes dy veturave rrëzon edhe drunj
- Ali Ahmeti: Fryma e Krushevës po zëvendësohet me dominim, shqiptarët po margjinalizohen



