Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes. Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundmi edhe një grua në Prishtinë, e cila e ka raportuar burrin e saj, për shkak të dhunës që dyshohet se ka ushtruar ndaj saj. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për median se viktima ka deklaruar se konflikti mes tyre ka nisur…
Author: Hamdi Kumanova
Ka ndërruar jetë në spital në Belgjikë, Agustin Kaza.45-vjeçari është qëlluar me armë zjarri para një jave më 28 prill nga një bashkatdhetar, i cili pas krimit mendohet se është arratisur në Shqipëri. Për rreth një javë Kaza ka qendruar në gjendje kome ndërsa humbi jetën këtë të hënë. Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, ndërsa u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin, ndërsa hetimet vijojnë ende për zbardhjen e ngjarjes. /Euronews Albania/
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një ngjarje e tillë ka ndodhur dje në një familje në Obiliq, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Burimet e medias brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka njoftuar se i biri pas një konflikti verbal…
Shkencëtarët kanë krijuar një bletë-robot gjigante që mund të fluturojë edhe në tufë. BionicBee është 22 cm e gjatë dhe peshon më pak se një fetë buke. Kërkuesit e Festo’s Bionic Learning Network kanë krijuar më parë robotë të frymëzuar nga milingonat, kangurët e deri te oktapodi. BionicBee është objekti më i vogël fluturues që kanë shpikur. Brenda tij ka një mekanizëm për krahët, një pajisje për t’u lidhur me kompjuterin qendror dhe disa komponentë që krahët të përplasen duke imituar lëvizjen natyrale të bletëve. Secila bletë ka një sistem GPS brenda që të mund të gjejë vendin e vet…
Moska paralajmëroi të hënën se do të godasë objektiva ushtarake britanike brenda Ukrainës dhe gjetiu, nëse forcat ukrainase godasin Rusinë me raketat me rreze të gjatë të furnizuara nga Britania. Dërgimi i këtyre raketave drejt Ukrainës u miratua nga sekretari i Jashtëm britanik David Cameron. Gjatë një vizite në Kiev javën e kaluar, sekretari Cameron tha se forcat ukrainase do të mund të përdorin raketat britanike me rreze të gjatë për të goditur objektiva brenda territorit të Rusisë. “Ndërsa Rusia po godet brenda Ukrainës, mund ta kuptoni përse Ukraina ndjen nevojën të sigurohet që po mbrohet”, tha zoti Cameron gjatë…
“Rreth 90 për qind e të ardhurave nga asetet e ngrira ruse duhet të shpenzohen për blerjen e armëve për Ukrainën”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz duke mbështetur një propozim të mëparshëm të BE-së për të përdorur asetet ruse për mbrojtjen e Ukrainës. “Është e rëndësishme që ne gjithashtu biem dakord që këto para mund të përdoren për blerje armësh jo vetëm në BE, por në mbarë botën”, tha Scholz pas një takimi me anëtarët e qeverive të tre vendeve baltike në Riga. Ndryshe, në mars, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, propozoi përdorimin e 90 për…
Gjykatësi në çështjen penale në Nju Jork ndaj ish-presidentit Donald Trump vendosi sërish të hënën se zoti Trump ka shkelur urdhrin që ia ndalon të sulmojë dëshmitarët për këtë proces gjyqësor. Gjykatësi e paralajmëroi prerazi zotin Trump se mund të burgoset nëse vazhdon të injorojë urdhrin e gjykatës. Gjykatësi Juan Merchan e mori vendimin në fillimin e javës së tretë të procesit gjyqësor, periudhë gjatë së cilës janë dëgjuar dëshmitarët. Në këtë çështje penale, akuzat janë për falsifikim të të dhënave të biznesit të Organizatës Trump, me qëllim fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh për të fituar heshtjen…
Në Listën Zgjedhore është për ata qytetarë që kanë mbushur 18 vjeç në mes të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Të drejtën e votës, përveç të sëmurëve dhe të burgosurve, nesër do ta ushtrojnë edhe qytetarët e regjistruar të Maqedonisë nga diaspora, por vetëm për zgjedhjet presidenciale. Votimi për zgjedhjet parlamentare në diasporë nuk do të bëhet për shkak të numrit të pamjaftueshëm të kandidatëve të regjistruar. Ndryshe, sot partitë politike dhe kandidatët presidencialë e kanë ditën e fundit për të prezantuar programet dhe ofertat e tyre para se qytetarët të japin fjalën e tyre të fundit…
Koalicioni VLEN kërkon nga Fronti Europian që të përcaktojnë se me kë do të bëjnë koalicion në qeverinë e ardhshme. Kandidati për deputet nga VLEN Halil Snopçe tha për BDI-në se nuk mund të promovojë “Front Evropian” me gardën e vjetër të Gruevskit. Sipas tij, BDI në njërën anë kritikon VMRO-DPMNE-në, kurse në anën tjetër e lusin ata që e kritikojnë. “Qeveria e ardhshme do të krijohet nga ai që bën 61 deputetë, prandaj e pyes BDI-në me cilën parti do të formojë qeveri. Sipas rezultateve të 24 prillit, nëse i kthejmë në mandate, LSDM merr 24 deputetë. Maksim Dimitrievski…
Arbër Ademi nga Fronti Europian thotë se qytetarët vetë duhet të vendosin se kë do ta mbështesin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ademi tha se janë zhgënjyese deklaratat e fundit të kandidates për presidente të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova për luftën e vitit 2001. Ademi bëri thirrje që të mbështetet Fronti Europian në zgjedhjet parlamentare. “I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mbështesin Frontin Europian si gardiani i vetëm për të mbajtur Maqedoninë në binarët e Perëndimit, duke patur parasysh edhe rezultatet e 24 prillit, mendojmë se o sot o kurrë do të duhet një koncentrim…
Anëtari i KSHZ-së, Abdush Demiri kërkon përgjegjësi ndaj anëtarëve të vendvotimit 1112/1 në Likovë, shkruan Alsat. “Kërkoj nga shërbimi juridik i KSHZ-së të vërtetoj nëse me prishjen e votimit dhe shkarkimin e anëtarëve të vendvotimit nr. 1112/1 në Komunën e Likovës plotësohen kushtet për ngritjen e procedurës në pajtueshmëri me nenin 177-b të Kodit Zgjedhor. Nëse plotësohen kushtet në përputhje me nenin 177-b të Kodit Zgjedhor kërkoj nga që KSHZ të ngrit procedurë ndaj anëtarëve të shkarkuar të vendvotimit nr.1112/1”, thuhet në reagimin e Demirit. /Alsat.mk
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme, respektivisht rreth orës 21:30, në rrugën rajonale Dibër – Strugë, janë arrestuar dy persona nga Prilepi, pasi të njëjtit janë kapur duke transportuar substanca narkotike, përcjell TV21. Sipas njoftimit të policisë, të njëjtit transportin po e bënin me veturë të marrë me qira. “Janë privuar nga liria B.S.(34) dhe D.N.(36), të dy nga Prilepi. Gjatë kontrollit në automjetin “Peugeot” me targa të Shkupit të një kompanie “rent a car”, e cila drejtohej nga B.S., dhe pasagjer ishte D.N., u gjet një qese me mbi tre kilogramë marihuanë…

