Author: Hamdi Kumanova

Më datë 28.11.2025 në ora 17:40, në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, zyrtarët policorë të Sektori ndërkombëtarë për bashkëpunim policorë-Interpol kanë arrestuar personin Sh.A. (49) nga Tetova, i cili ishte në kërkim për marrjen e një automjeti (rentakar) në R. e Gjermanisë. Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Më 28 dhe 29 nëntor 2025, në disa lokacione të ndryshme në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë realizuar një sërë kontrollesh, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike. Nga kontrollimet e kryera, policia ka privuar nga liria: D.K. (29) nga Republika e Sllovenisë, O.O. (30) nga Republika e Turqisë, M.I. (39) nga Shkupi, R.Sh. (42) nga Shkupi, K.K. (43) nga Shkupi. Gjatë kontrolleve tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, lëndë e bardhë në formë të fortë, si dhe katër shishe…

Lexo më Shumë

Më 28 nëntor 2025, rreth orës 23:15, në NJPB Kërçovë është raportuar për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në rrugën “Rudniçka” në Kërçovë. Sipas të dhënave zyrtare, automjeti “Hyundai” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga S.T. (50), ka goditur këmbësorin B.A. (37), të dy banorë të Kërçovës. Si pasojë e goditjes, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore Kërçovë, ku ai është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i NJPB Kërçovë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të…

Lexo më Shumë

Më 27 nëntor 2025, rreth orës 01:47, në SPB Manastir është raportuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Resnjë–Prilep. Sipas informacioneve zyrtare, automjeti “Seat Leon” me targa të Demir Hisarit, i drejtuar nga V.I. (18) nga Demir Hisari, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka goditur mbrojtësen metalike. Si pasojë e përplasjes, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ndërkohë, pasagjeri i tij, një i mitur 17-vjeçar nga fshati Zhurchë – Demir Hisar, ka marrë lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Manastirit, ku të dy të rinjtë janë dërguar…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, një 29-vjeçar nga Kosova është arrestuar në kufirin e Bllacës gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut, pasi siç bëhet e ditur, ndaj të njëjtit ishte lëshuar masa “arresto” me kërkesë të Interpolit, njofton TV21. “Më 28.11.2025, në ora 09:40, në kufirin e Bllacës, në hyrje të shtetit, punonjësit e policisë e kanë arrestuar D.M. (29) nga R. e Kosovës, sepse gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar masa “arrest” nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Interpol. Ai u dorëzua tek punonjësit e policisë…

Lexo më Shumë

Më shumë se 600 mijë njerëz në rajonin e Kievit të Ukrainës janë pa energji elektrike pas një sulmi gjatë natës nga Rusia, thanë zyrtarët. Ministria e Energjisë së Ukrainës tha se mbi 500 mijë prej tyre ishin në kryeqytet, ndërsa pjesa tjetër në rajonin përreth. Ajo e atribuoi humbjen e energjisë ndaj sulmeve me raketa dhe dronë mbi infrastrukturën energjetike në qytet dhe disa rajone të tjera. Sipas BBC, rreth 36 raketa dhe gati 600 dronë u lëshuan mbi objektiva në mbarë Ukrainën të shtunën, thanë zyrtarët, duke vrarë tre persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Rusia ka…

Lexo më Shumë

Më 29.11.2025, rreth orës 02:45, oficerët policorë të SPB Tetovë, në kryqëzimin mes rrugëve “Blagoja Toska” dhe “Ljubo Bozhinovski – Pish” në Tetovë, e kanë privuar nga liria R.R. (53) nga Tetova. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, policia ka ndaluar një automjet “Nissan” me targa të Tetovës, i cili drejtohej nga R.R. Pas masave të ndërmarra, është konstatuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, dhe atij i janë matur 2.34 promile alkool në gjak.

Lexo më Shumë

Pagesa e pensioneve po zhvillohet normalisht, njofton Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë (PIOM), duke shtuar se pagesa e pensioneve të nëntorit do të fillojë me kohë, më 1 dhjetor, me një shumë të përgjithshme prej 9.297.493.427 denarësh, transmeton Portalb.mk. Nga Fondi theksojnë se pensionistët duhet të jenë të qetë, pasi Qeveria garanton pagesën e rregullt dhe të përkohshme të pensioneve. Pagesa, që realizohet çdo ditë të parë të muajit në koordinim me Qeverinë, do të vazhdojë të kryhet në të njëjtën mënyrë edhe gjatë vitit 2026. Fondi informon se janë siguruar mjete edhe për vitin…

Lexo më Shumë

Më datë 28.11.2025 në ora 12:20, në SPB Tetovë, A.J.I. (27) nga f. Pallçishti i Poshtëm ka raportuar për veprën mjekim të pavetëdijshëm të të sëmurëve dhe falsifikim të dokumentit zyrtar, kundër M.E.A. e punësuar në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Klinik Tetovë. Sipas raportimit, më 22.11.2025, ajo shkoi në spital ku ishte duke u trajtuar në repart për shkak të komplikimeve me shtatzëninë dhe më 24.11.2025 u lirua në shtëpi me terapi të duhur, por nuk iu dha raport mjekësor. Të njëjtën ditë, raportuesja kishte patur një abort spontan dhe iu drejtua të njëjtit repart, ku një mjek…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, më shumë reshje shiu janë regjistruar në Demir Kapi, ku kanë rënë 40 litra për metër katror. Pasojnë Radovishi dhe Pozhari me nga 37 litra, Gjevgjelia me 35 dhe Shtipi me 28 litra.Në Strumicë kanë rënë 19 litra, në Vinicë 16, në Kumanovë 15, ndërsa nga 13 litra janë regjistruar në Kavadari dhe Kriva Pallankë. Kodra e Diellit ka regjistruar 12 litra, Pretori 11, Mavrova dhe Shkup–Petrovec nga 10, Berova 8, Lazaropole 7, Velesi 6, Pozharane 5, ndërsa nga 4 litra janë shënuar në Manastir, Tetovë, Krushevë dhe Prilep. Në Shkup–Zajçev Rid dhe…

Lexo më Shumë

Platforma Omni e inicuar nga kompania „ British Amerikan Tobako “, është e shpallur për  „ PR kampanja globale për vitin 2025“, në ndarjen e shpërblimeve të sivjetme të  Platinum PR Awards në Nju Jork, SHBA. Shpërblimi paraqet një moment kyç në rrugën e transformimit të shoqërive, duke e potencuar rrolin e Omni si vend për inicimin e diskutimeve kyçe dhe dialogjeve për uljen e dëmshmërisë së duhanit në tërë botën. Omni paraqet rezyme të prorgresit të kompanisë  „ British Amerian Tobako“ në qëllimin për ndërtimin e të nesërmes më të mirë (A Better Tomorrow™), gjegjësisht  „një bote pa tym“. Sipas BAT, bota pa…

Lexo më Shumë

Pas dorëheqjes së Ana Çupeskës, LSDM do të mbetet pa edhe një nga katër nënkryetarët e zgjedhur pas ardhjes së Venko Filipçes në krye të partisë opozitare. Sipas informacioneve jozyrtare të “Fokus”, Metodija Ilievski pritet të shkarkohet për shkak të sjelljes së papërgjegjshme gjatë zgjedhjeve. Tashmë dihet se nënkryetari i ri i partisë do të jetë Aleksandar Trajanovski, me çka pritet të përmbyllen ndryshimet në kryesinë e ngushtë të socialdemokratëve. Mes dy raundeve të zgjedhjeve lokale, si dhe menjëherë pas përfundimit të ciklit zgjedhor, erdhën disa dorëheqje nga funksionarë të LSDM-së, nga të cilat më e bujshmja ishte ajo…

Lexo më Shumë