Një aksident i rëndë rrugor me pasoja fatale dhe elemente të veprës penale tronditi Zvicrën këtë fundjavë. Në incidentin që ndodhi në Schlieren, kantoni i Cyrihut, humbi jetën tragjikisht një 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut. Sipas mediave në Zvicër, shoferi, po ashtu 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pas përplasjes fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, më pas u vetëdorëzua. Makina me 500 kuaj fuqi “fluturonte” në zonën 30 km/h Sipas raportit zyrtar të Policisë Kantonale të Cyrihut, aksidenti ndodhi të shtunën rreth orës 23:30. Automjeti, një SUV i fuqishëm BMW me mbi 500 kuaj fuqi, po lëvizte…
Author: Hamdi Kumanova
Almira Saiti, studente në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në drejtimin e Psikologjisë, është vlerësuar si studente e dalluar e fakultetit me mesatare 9.89. Ajo është zgjedhur nga Forumi Rinor Islam si studentja më e mirë me mesatare 9.89. Ky vlerësim për Almirën vjen si rezultat i një përkushtimi të vazhdueshëm akademik. Ajo njihet për seriozitetin në studime, pjesëmarrjen aktive në aktivitete universitare dhe gatishmërinë për të kontribuar në çdo iniciativë që lidhet me fushën e psikologjisë dhe përfshirjen rinore. Performanca e saj e lartë është vlerësuar nga profesorët dhe stafi akademik, të cilët e shohin Almirën si një prej…
Një zjarr ka shpërthyer gjatë ditës së diel në fshatin Kojsk të Lipjanit, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit, sipas Policisë së Kosovës, kanë marrë tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie me leje të skaduar. Në konsultim me prokurorin, për zjarrin është hapur shënim zyrtar, ndërsa për armën e gjuetisë është iniciuar rast penal. Policia ka bërë të ditur se një grua është intervistuar nën cilësinë e të dyshuares, por e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.
Zyrtari i PDK-së dhe ish-deputeti me shumë mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline, ka shprehur një sërë kritikash për punën pesëvjeçare të Presidentes Vjosa Osmani, duke vënë theksin te transparenca, raportet institucionale dhe roli i saj në arenën ndërkombëtare. Haliti tha se angazhimet e presidentes duhet të jenë të lidhura ngushtë me kornizën ligjore dhe kushtetuese. “Angazhimi i Presidentit të Kosovës, duhet të bëhet në përputhje me kompetencat që ia jep Kushtetuta e ligji”, deklaroi ai. Ai shtoi se mungesa e transparencës financiare mbetet shqetësim. “Çdo vit buxhetorë, në procesin e votimit të buxhetit, Kuvendi miraton edhe buxhetin…
Një ekip i Njësitit Territorial Zjarrfikës në Veles dje ka nxjerrë një trup të pajetë nga ujërat e lumit Vardar, tek fshati Ulancë në Komunën Gradsko, pas një raportimi që e kanë pranuar pasdite në ora 14:30. Trupi i është dorëzuar shërbimeve kompetente. Informacioni u konfirmua nga Cvetanka Bogoevska, prokurore publike e Prokurorisë Themelore në Veles, e cila informoi se janë ndërmarrë masa hetimore, përfshirë përcaktimin e identitetit të kufomës përmes një autopsie në Institutin e Mjekësisë ligjore në Shkup.
Analistja politike Aida Dërguti ka deklaruar nuk është habi nëse në orët e fundit të ditës së sotme arrihet apo bëhet publik ndonjë koalicion i rëndësishëm i partive të mëdha politike, pasi sot është dita e fundit e regjistrimit në KQZ të marrëveshjeve të tilla për zgjedhjet e 28 dhjetorit.Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ajo ka thënë se është e rëndësishme që po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, pasi pohoi se vendi mund të dalë nga kriza disa mujore, pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit. “Nuk befasohem nëse ndodhin koalicione në orët e fundit, këto orët e fundit…
Vendi ynë pritet të përfshihet nga një mot kryesisht i qëndrueshëm. Sipas parashikimeve meteorologjike, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërsa nuk parashihen reshje. Temperaturat minimale do të jenë të ulëta, duke u lëvizur nga -1°C deri në 2°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8°C deri në 11°C. Era do të fryjë me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 7 deri 20 km/h, duke mos sjellë ndonjë ndryshim të madh në mot. /Telegrafi/
Një video është shfaqur në mediat sociale që tregon ushtarët rusë në Pokrovsk duke luajtur muzikë me altoparlantë, ndërsa forcat ukrainase në qytet kanë mbetur pa ushqim dhe furnizime të tjera bazë. Videoja tregon një ushtar duke filmuar kolegët e tij duke kërcyer në një automjet ushtarak, ndërsa kënga popullore Satisfaction luhet në sfond. Pjesa më e madhe e Pokrovskut në rajonin e Donetskut tani është nën kontrollin e forcave ruse. Përpjekjet për të çliruar qytetin dështuan, pasi njësitë ukrainase ishin numerikisht më të dobëta se pushtuesit. Sipas raportimeve nga terreni, forcat ukrainase po rezistojnë vetëm në periferitë veriore…
Kjo e hënë është ditë zie në Tetovë pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi nga Komuna e Tetovës, transmeton Klankosova.tv. “(E hënë) 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj! Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë artdashësve”, thuhet në njoftim. Shpat Kasapi vdiq të mërkurën në Itali në moshën 40-vjeçare pas…
Një tejkalim i rrezikshëm i kryer të shtunën te “Bill Clintoni” në Prishtinë ka ngritur shqetësimin e qytetarëve për sigurinë në komunikacion. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të semaforëve, ku një veturë ka kaluar me shpejtësi dhe ka tejkaluar nga ana e majtë, pikërisht në vijat e bardha të këmbësorëve. Një lexuese e KlanKosova.tv, ka deklaruar se është rrezikuar seriozisht të goditej me veturën në fjalë. Sipas fotografive të dërguara në redaksi, në atë moment semaforët po ndryshonin, dhe disa këmbësorë tashmë kishin nisur të kalonin.
Ndërmarrja Publike Sharri do të merr masa të përkohshme për lirimin e urës në lagjen Dardania, e cila bllokohet pas reshjeve të shiut. Drejtori i Ndërmarrjes Publike Sharri Valon Zeqiri tha se ditëve në vijim do të pastrohet me makinerinë e ndërmarrjes dhe zjarrfikësve, ndërsa më pas do vendoset edhe një pompë për thithjen e ujit, deri në fillimin e projektit për kanalizimin atmosferik të kësaj pjese. “Do bëhet një zgjidhje e përkohshme. Presim rregullimin e kohës dhe aty do filloj pastrimi i linjave ekzistuese për linjat fekale që janë në atë vend dhe do të vendosim një pompë…
Ambasadori i Australisë në Maqedoninë e Veriut, Peter Traswell, së bashku me kryetarin e Manastirit, Toni Konjanovski, promovuan sot një mural të ri të realizuar nga artisti australian Fintan Magee. Murali simbolizon miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve dhe u krijua në kuadër të përvjetorit të 30 vjetëve marrëdhënie diplomatike. Artist i famshëm ndërkombëtarisht, Fintan Magee, ka realizuar murale në Indi, Gjermani, Islandë, Austri, SHBA dhe Romani, dhe këtë vit punoi në Manastir, duke përfshirë simbole të rëndësishme si lulet kombëtare dhe Opera House e Sidneit. Murali ndodhet në qendrën e Manastirit, pranë Shtëpisë së Shëndetit dhe Çarshisë…

