Në mbledhjen e dytë të Këshillit Komunal të Kërçovës, të mbajtur ditën e djeshme, u përcaktua përbërja e 11 komisioneve punuese të këshillit. Megjithëse shqiptarët përbëjnë shumicën në këtë komunë dhe kanë 10 këshilltarë në përbërjen aktuale të këshillit, vetëm 4 nga 11 komisionet do të drejtohen nga përfaqësues shqiptarë. Kundër kësaj ndarjeje reaguan këshilltarët e Listës së Pavarur, Kujtim Kasami, dhe e Aleancës për Integrim (AKI), Syarta Saliu Osmani. Ata theksuan se vendimi nuk pasqyron realitetin demografik dhe politik të Kërçovës, duke nënvizuar se përfaqësimi në komisione duhet të jetë proporcional dhe në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje…
Author: Hamdi Kumanova
Australi – Katër persona janë arrestuar dje, 1 dhjetor, si të përfshirë në një “rrjet ndërkombëtar satanik të materialeve abuzive ndaj fëmijëve”. Siç shkruajnë mediat e huaja, katër burrat dyshohet të kenë ndarë materiale të tmerrshme me një rrjet ndërkombëtar, ku shfaqeshin fëmijë nga foshnje deri në moshën 12 vjeç, si edhe raste që përfshinin kafshë. “Policia pretendon se ky grup ndërkombëtar ishte i angazhuar në biseda dhe shkëmbim materialesh që paraqisnin abuzim ndaj fëmijëve dhe torturë, të shoqëruara me simbole dhe rituale të lidhura me satanizmin dhe okultizmin”, deklaroi Jayne Doherty, drejtuese e skuadrës së krimeve seksuale të New…
Sot, data 2 dhjetor, shënon ditën e lindjes së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova është lindur më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia kanë pushkatuar të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që kishin depërtuar në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ibrahim Rugova shkollën fillore e ka kryer në Istog, të mesmen në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e ka kryer në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 ka qëndruar…
Sot, në orën 10:00, në qytetin e Elbasanit do të përcillet për në banesën e fundit biznesmeni 43-vjeçar Mondi Mehalla (Edmond Hyka), i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës brenda automjetit të tij. Ceremonia mortore zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve po vijojnë intensivisht. Burime të grupit hetimor konfirmojnë se një person nga Lezha është shoqëruar nga policia, pasi dyshohet se mund të ketë dijeni rreth konfliktit që Mehalla kishte pak ditë para ekzekutimit. Kjo përplasje, ende e paqartë në motive, po shihet si një nga pistat kryesore të hetimit.…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zhvilloi një takim në Bruksel me Këshilltarin Federal zviceran Martin Pfister nga Departamenti Federal për Mbrojtjen, Mbrojtjen e Popullsisë dhe Sportin (VBS/DDPS). Rutte përmes një postimi në rrjetin social X, falënderoi shtetin zviceran në misionin paqeruajtës të NATO-s, përmes KFOR-it në Kosovë. ” Ishte mirë të takoja Këshilltarin Federal Martin Pfister dhe ta falënderoja për kontributin e Zvicrës në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë. Diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar bashkëpunimin tonë me Zvicrën”, shkroi Rutte në X.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, struktura e partisë ka diskutuar mundësitë e përbërjen e listës zgjedhore. Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Imri Ahmeti tha se Këshilli i Përgjithshëm i ka dhënë kryetarit Lumir Abdixhiku autorizimin për të vazhduar negociatat me parti të tjera përfshirjen e emrave të mundshëm brenda listës së LDK-së. Ahmeti la të kuptohet se sërish do të kenë negociata partia e tij me atë Nismës, për arritjen e ndonjë marrëveshje për pëtfshirjen e Ftamir Limajt në listën e LDK-së për deputet. Ai nënvizoi se afati për koalicione parazgjedhore me parti të tjera ka…
Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe rreth 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një rrëshqitje dheu goditi dy anije të ankoruara në një port lumor në rajonin e pyjeve tropikale të Amazonës në Peru. Rrëshqitja e tokës fundosi një traget dhe dëmtoi rëndë një tjetër anije pasagjerësh që kishte dhjetëra njerëz në bord, sipas një raporti policor të cituar nga agjencia e lajmeve Andina, shkruan BBC. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 sipas orës lokale, ndërsa pasagjerët po përgatiteshin të zbrisnin në Iparia, në rajonin qendror Ucayali të vendit të hënën. Të plagosurit janë dërguar në…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Siç u raportua gjatë bisedës ata diskutuan situatën aktuale me luftën Rusi-Ukrainë. Biseda pasoi bisedimet e Macron me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelensky në Paris. Pallati Elysee tha se presidentët francezë dhe amerikanë diskutuan kushtet për një paqe të besueshme dhe të qëndrueshme në Ukrainë, si dhe përpjekjet e ndërmjetësimit të SHBA-së. Udhëheqësi francez tha gjithashtu se puna për garancitë e sigurisë për Ukrainën kishte përfunduar dhe shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara për këtë çështje.
Këshilli komunal i Strugës akoma pa kryetar. Kjo për shkak të mosmarrëveshjeve mes VMRO DPMNE-së dhe VLEN-it. Partia e Mickoskit nuk heq dorë nga kjo pozitë. Nga atje thonë se nëse deri më 3 dhjetor kur duhet të miratohet buxheti, nuk e marrin pozitën e kreut të Këshillit, atëherë do të largohen nga koalicioni me VLEN-in në nivel lokal. “Kur të krijohen kushtet për shumicë dhe për zgjedhjen e kryetarit, atëherë do të realizohet”, tha Mite Stevoski – këshilltar i VMRO DPMNE-së. Edhe nga VLEN-i në Strugë për Alsat thonë se për momentin nuk ka marrëveshje. Ende nuk janë ulur…
Edhe pronari i kompanisë “Durmo Tours”, Durmis Beluli, nuk u paraqit sot, më 1 dhjetor, në burgun e “Idrizovës” për të filluar vuajtjen e dënimit të tij me 10 vjet burg për aksidentin e tmerrshëm rrugor pranë Llaskarcës. Atë herë, 16 pasagjerë vdiqën, mbi 30 u plagosën, transmeton Portalb.mk. Sipas gjykatësit për ekzekutimin e sanksioneve nga Gjykata Themelore e Gostivarit, Durmish Beluli mori tjetër shtyrje në serinë e pafundme të shtyrjeve të dënimit me burg, sepse tani do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në testikulin e dytë. Siç raporton SAKAMDAKAZAM.MK, Beluli pati hernien e tij të parë testikulare në…
Vendkalimi hekurudhor në fshatin Llopat të Kumanovës prej vitesh është burim shqetësimi, frike dhe pakënaqësie për banorët. Problemi nuk është i ri, por i përsëritur dhe i vazhdueshëm, pasi rampat që u instaluan për të rritur sigurinë rrugore pothuajse kurrë nuk funksionojnë siç duhet. Ndërsa, qytetarët thonë se kjo situatë zvarritet prej më shumë se një dekade, ndërsa institucionet nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në mënyrë të qëndrueshme, duke e lënë fshatin në një rrezik të përhershëm. Për banorët e Llopatit si dhe fshatrave të komunës së Likovës, kalimi çdo ditë pranë hekurudhës është një lojë fati. Kur vjen treni,…
Trajneri i përfaqësueses së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka dërguar një mesazh të qartë për Vinicius Júnior dhe Neymar, duke bërë të ditur se nuk do të garantojë pjesëmarrjen e tyre në Botërorin 2026 nëse nuk janë në formën e tyre më të mirë fizike. Në një intervistë për programin ‘Esporte Record’ në TV Record, trajneri italian theksoi se përfshirja e ‘yjeve’ brazilianë në listën për Botërorin do të varet nga gatishmëria e tyre 100%. “Nëse Vinicius është në 90%, unë do të thërras një lojtar tjetër që është 100%, sepse ky është një ekip me nivel shumë të lartë konkurrues,…

