Author: Hamdi Kumanova

Gjyqtarja Ana Pavlovska Daneva në vazhdimin e seancës së sotme të Gjykatës Kushtetuese në të cilën duhet të zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës, e tërhoqi kandidim e saj, konfirmojnë nga Gjykata Kushtetuese. Kundërkandidatja e saj Tatjana Vasiq Bozaxhieva, nuk e mori shumicën e nevojshme. Do të vijojë një raundi i ri votimi, me kandidatë tjerë nga radhët e gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese. “Por, me qëllim që të mos vjen shteti në krizë kushtetuese, u tërhoqa dhe kërkova nga Gjykata të votojë sipas parimit të meritokracisë, përkatësisht vetëm sipas kualifikimeve profesionale dhe kapaciteteve të menaxhimit të kandidatëve. Gjykatësja Vadiq mbeti…

Lexo më Shumë

Analisti ushtarak Ilir Kulla, në emisionin “Matrix” në TËVË1 ka deklaruar midis tjerash se Turqia ka një avancim të jashtëzakonshëm në aspektin e industrisë ushtarake, përcjell Almakos. “Turqit kanë teknologji të gjeneratës së pestë, siç e kanë: amerikanëtë, rusët apo kinezët. Dhe gjithçka bazohet tek satelitët. Turqit kanë satelitët e tyre ushtarak. Nga kjo pikëpamje, Turqia është perëndim dhe ka një industri ushtarake të jashtëzakonshme”, deklaroi ndërmjet tjerash Kulla. https://www.youtube.com/watch?v=T3PEE25XaVY

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes ju njoftoi se me verifikimin e mandatit parlamentar më 28.05 ministres së Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska i ka përfunduar pozita. Deri në zgjedhjen e ministrit të ri, Ministria e Mbrojtjes do të menaxhohet me kapacitet të plotë nga zëvendësministri Tiron Jajaga, transmeton Portalb.mk. Kjo vjen pasi ministrja paraprake Sllavjanka Petrovska e përfundoi zyrtarisht postin e saj pas verifikimit të mandatit të saj deputet më 28 qershor. Tiron Jajaga është anëtar i Aleancës për Shqiptarët. Kryetarja e Komisionit kundër korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, përkujtoi se pas verifikimit të mandateve, personat e emëruar dhe të zgjedhur duhet të heqin dorë nga…

Lexo më Shumë

Qendra shtetërore e provimeve (QSHP) sot në kolegium profesional do të vendosë për mënyrën e vendosjes së vlerësuesve lidhur me përshkrimin që ndodhi të shtunën, gjatë provimit në gjuhë amtare – – i pari nga dy provimet eksterne të maturës shtetërore, deklaroi për MIA-n drejtoresha e QSHP-së, Biljana Mihajllovska Vendimi do të bëhej i ditur gjatë ditës sepse, siç tha ajo, fillimisht kanë kolegjium profesional dhe fillimisht do ta sjellin vendimin, ndërsa nesër do të kenë takim edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Siç informoi Mihajllovska, në grupin në Viber, që ka ekzistuar edhe para mbajtjes së provimit,…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, me anë të një postimi në rrjetet sociale, i ka bërë thirrje SPAK që të marrë të pandehur kryeministrin Edi Rama. Vasili shprehet se ndërkombëtarët nuk duhet më që të heshtin për narko-shtetin që kanë ngritur. Postimi i deputetit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili: SPAK merr Ramen te pandehur, boll u spërdrodhe, nderkombetare boll heshtet per Narkoshtetin! Deshmite shokuese, qe shqiptaret pane mbreme ne Emisionin Report te Rai3 shtrojne vetem nje pyetje: ▪️Perse SPAK nuk merr te pandehur Ramen dhe ngarkon veten me pergjegjesi kaq te renda? Ne menyre te natyrshme shtrohet…

Lexo më Shumë

Tajvani do të jetë pjesë e Kinës qoftë edhe me forcë. Është ky paralajmërimi ekstrem i Ministrit të Mbrojtjes së Kinës, Dong Jun gjatë një konferencë në Singapor. Sipas zyrtarit të lartë të Kinës, perspektiva e ‘ribashkimit’ paqësor e Kinës me Tajvanin po gërryhet nga separatistët e Tajvanit por edhe nga forcat e Jashtme të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në marrëdhëniet midis dy vendeve. “Perspektiva e “ribashkimit” paqësor me Tajvanin po “gërryhet” gjithnjë e më shumë nga separatistët tajvanezë dhe forcat e jashtme. Për Tajvanin “ne mbetemi të përkushtuar ndaj bashkimit paqësor. Ushtria Popullore Çlirimtare Kineze ka qenë gjithmonë një forcë…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se me datë 03.06.2024 në ora 03:30 në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria E.Sh (36) nga Gostivari. Siç njoftojnë nga MPB, ai me urdhër të gjykatës ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg me gjashtë vite për veprën penale “grabitje” nga neni 237 i Kodit Penal. “Personi është dërguar në Burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Toni Konjanovski, Kryetari i Komunës së Manastirit, ka dorëzuar një iniciativë të rëndësishme në Prokurorinë Themelore Publike për të nxitur hapjen e hetimeve lidhur me keqpërdorimet e raportuara në rastet e kafshimeve nga qentë endacak. Ky veprim vjen si përgjigje ndaj rritjes së numrit të kafshimeve dhe dëmeve materiale të raportuara, që kanë ngarkuar buxhetin e komunës dhe kanë sjellë përfitime të paligjshme për disa individë. Iniciativa thekson dyshimet e ngritura nga shërbimet ligjore dhe përfaqësuesit e komunës për manipulime dhe keqpërdorime në menaxhimin e këtyre rasteve, veçanërisht ato që kanë përfunduar me kompensim të madh material dhe jo-material. Këshilla…

Lexo më Shumë

Kandidati nga “Fronti për Ndryshim” Arbër Pajaziti, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka falënderuar qytetarët e Bujanocit për besimin e dhënë. “Falënderime plot 3371 herë për të gjithë Ju që votuat Frontin për Ndryshim, që besuat në këtë rrugë e cila shpie drejt një të ardhme më të mirë. Faleminderit për 10.800 shqiptarë të komunës së Bujanocit që votuan për njërën nga 4 listat tona si motra në këto zgjedhje. Faleminderit Ju që përshkuat me mijëra kilometra nga vende të ndryshme të Evropës për të dhënë votën në atdheun tuaj. Bashkëvendës që punoni përkohësisht në Kosovë, faleminderit…

Lexo më Shumë

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 45-vjeçar, pasi kërkohej nga Italia për trafik droge. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Ermal Nonaj alias Marvi Nonaj, 45 vjeç, banues në Elbasan. “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, kapi dhe ndaloi shtetasin Ermal Nonaj alias Marvi Nonaj, 45 vjeç, banues në Elbasan. Gjykata e Apelit Torino, me vendimin e datës 11.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, njofton policia. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Lexo më Shumë

Shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog ka zhvilluar takim me delegacionin e Sekretariatit të Komuniteti të Energjisë, ku ka diskutuar për performancën e Kosovës në përputhje me Acquis të Komunitetit të Energjisë. Në një postim në “X”, Szunyog ka shkruar se ka theksuar se Plani i Rritjes ofron një nxitje shtesë për të përshpejtuar reformat dhe siguron mjete financiare për projekte të rëndësishme. “Duke theksuar se tranzicioni i gjelbër, integrimi dhe dekarbonizimi i sektorit të energjisë janë pjesë përbërëse e Agjendës së Reformave të Kosovës, gjithashtu diskutuam për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë. Theksova se BE-ja mbështet…

Lexo më Shumë

Ministrja në largim e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, e cila ditë më parë paralajmëroi se do të hyjë në garë për kreun e ri të LSDM-së, tha se nëse nuk zgjidhet kryetare, nuk do të kryejë funksion tjetër partiak. Deklarata e Petrovskës vjen pasi Jovan Despotovski, kandidati tjetër për kryetar të LSDM-së, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kërkuar që çdo pjesëmarrës në zgjedhjet e brendshme për kryetar partie të marrë përsipër që të mos pranojë asnjë pozitë tjetër, as në nivel qendror e as në atë lokal , nëse nuk zgjidhet kryetar. Despotovski shtoi se, sipas…

Lexo më Shumë