Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Talat Xhaferi sot do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Forumin ndërkombëtar për gratë, paqen dhe sigurinë në Prishtinë, Republika e Kosovës. Pas përfundimit të forumit, Xhaferi do të takohet me Vjosa Osmanin Sadriu, presidenten e Republikës së Kosovës dhe me Bajram Begaj, presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Lexo më Shumë

Firdesa Rahman nga Shkupi tashmë një vit e gjysmë është atashe në Ambasadën e Maqedonisë në Ankara. Për shkak të angazhimit të saj diplomatik, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ia ndërpreu të drejtën e shtesës për fëmijën e tretë. Këtë të drejtë Rahmani e kishte gëzuar nga viti 2016 deri në dhjetor të vitit 2022. Pas vendimit negativ, diplomatja Rahmani procedurën e kishte ankimuar në gjykatë e cila sjell vendim në favor të Rahmanit. Pavarësisht vendimit gjyqësor, shtesa për fëmijën e tretë sërish i mohohet. “Prej në janar gjyqi e ka sjell vendimin në favorin tim mirëpo Ministria e…

Lexo më Shumë

Mjekët specialistë privatë kanë shpallur një grevë të përgjithshme nga dita e sotme. Shkak i grevës, siç kanë bërë të ditur të enjten përmes një komunikate për media, është se pavarësisht protestës së mbajtur më 27 mars dhe takimit me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Demiri, më 2 prill, kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar. “Në takimin me ministrin e Shëndetësisë, nga ai na është premtuar se kërkesat tona do të paraqiten në seancën e ardhshme të Qeverisë. Pas takimit me ministrin, më 3 dhe 9 prill janë mbajtur dy seanca të Qeverisë, në të cilat sipas informacioneve publike të…

Lexo më Shumë

Lëvizja Qytetare “O2 Iniciativa” nga Ohri ka reaguar dje në rrjetet sociale se “Develop Group”, kompania e ndërtimit e ish-shefit të policisë sekrete Sasho Mijalkov, pas shumë kohësh pasi ka blerë tokën, po fillon të ndërtojë hotelin luksoz në Ohër, në një zonë hotelesh. “Pas një kohe të gjatë po fillon të ndërtohet hoteli i planifikuar. Kodra e ripyllëzuar me kujdes nga njerëzit gjat shekullit të kaluar, e shitur rreth 10 vjet më parë, me sipërfaqe 15,778 m2, tani është pastruar. Ajo tanimë është në pronësi të DIVELOP GROUP DOO Shkup në Mijalkovi, e cila posedon edhe hotelin Marriott në…

Lexo më Shumë

Karvani i Frontit Europian mbrëmë ka zbarkuar në Cërnilishtë. Kandidati për president Bujar Osmani, para të pranishmëve në tubim shprehu mirënjohjen e banorëve për mbështetjen. “Misioni jonë për thyerjen e barrierave fizike ka filluar në vitin 2001, dhe ato barriera pothuajse janë thyer për shqiptarët. Tani është koha t’i thyejmë për komunitetet tjera, dhe mos të lëmë më asnjë barrierë fizike që shteti ju imponon njerëzve vetëm se janë e një përkatësi që mos të mund të kenë jetë të lumtur, jetë të suksesshme, por detyrohen të ikin jashtë për një jetë më të begatë. Për një popull nuk ka…

Lexo më Shumë

Platforma X nuk i lejon më përdoruesit të fshehin distinktivët e tyre blu të verifikimit, pavarësisht nëse kanë paguar për shërbimin premium apo jo. Ndryshimi në platformën X vjen pasi shërbimi filloi të verifikonte përdoruesit me ndikim që nuk u regjistruan për veçoritë premium. Aplikacioni ka filluar të njoftojë përdoruesit se opsioni për të fshehur shenjën e tyre X Premium do të hiqet së shpejti. Ky ndryshim vjen menjëherë pasi X filloi papritur të shtojë një verifikim blu në llogaritë dhe influencuesit që kanë të paktën 2500 ndjekës që paguajnë për një abonim premium. Edhe pse Elon Musk sugjeroi…

Lexo më Shumë

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku”,gjatë ditës së djeshme, iu është bashkangjitur Shoqatës Alpiniste “Gjilani” për në një rrugtim përallor në Lumin e Gashit në Tropojë të Shqipërisë. Rruga u bë e lehtë nën shoqërinë e alpinistëve të ndryshëm nga troje të ndryshme shqiptare ku patëm mundësi të njihemi dhe t`i rrëfejmë njëri-tjetrit histori personale dhe nga jeta profesionale. Për pamjet, të mos flasim! Jo rastësisht Lumi i Gashit është një pasuri natyrore e vënë nën mbrojtje ndërkombëtare. Koloritë ngjyrash, cicërrima zogjsh, dhi, kuaj , mushka, lopë, qen e gjarpërinj të vegjël, shtëpi të vjetra, banorë tejet të dashur për alpinistët, ishin…

Lexo më Shumë

Duket se Franca i ka vënë kushte Serbisë për blerjen e aeroplanëve luftarakë. Ky vendim vjen pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç foli për një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Francës që që Beogradi të blejë 12 aeroplanë luftarakë francezë, Rfaale. Rrjeti televiziv francez, BFM TV, duke cituar agjencinë AFP thotë se Dassault Aviation, prodhuesi francez i këtyre avionëve aktualisht po refuzon të diskutojë për një shitje të mundshme të avionëve në Serbi. Franca synon të marrë konfirmime mbi zhvillimet politike në Serbi përpara se të vulosë blerjen. Thuhet se Serbia po rrit blerjen e armëve, qofshin ato europiane, kineze…

Lexo më Shumë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën nga aksidentet me makinë, ose 59 persona për 1 milion banorë. Kjo shifër është më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 46 viktimash për 1 milionë banorë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Në total, Shqipëria renditet e gjashta, pas Rumanisë që mban rekordin me 86 vdekje për 1 milion banorë, Bullgarisë (78), Kroacisë (71) dhe Portugalisë (60). Nuk ka të dhëna të fundit për vendet e rajonit, por statistikat…

Lexo më Shumë

Një person ka humbur jetën pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga rryma elektrike. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren Shaqir Bytyqi. Viktima ( F.S.1983) me lëndime të rënda (pothuajse pa shenja jete) ishte dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Prizren, ku mjekët i kanë dhënë tretman mjekësor dhe janë munduar ta shpëtojnë. Me gjithë përpjekjet, njëjti për shkak të lëndimeve të marra, rreth orës 17:45 ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. “Patrulla policore bashkë me njësit tjera përgjegjëse…

Lexo më Shumë

Dje Artan Grubi ka dhënë kushtin e BDI-së për mbështetje në raundin e dytë zgjedhor. Ai tha se është e nevojshme të pranohet zgjedhja e presidentit në Kuvend, e cila kërkon ndryshimin e Kushtetutës. Mesazhi ynë nuk është për korrierin, por për atë që ka dalë me atë kusht dhe mendon se kështu do të mobilizojë votuesit – nuk do të ketë një ndryshim të tillë kushtetues. Ne nuk e pranojmë një ndryshim të tillë kushtetues, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. Duke e parë këtë popull, tha Mickoski, se si bashkohen rreth Gordanës, rreth VMRO-DPMME-së dhe koalicionit Maqedonia juaj,…

Lexo më Shumë

Rreth 12 infermiere në muaj largohen nga Maqedonia. Ato kërkojnë rekomandime nga shoqatat dhe spitalet ku punojnë. Më së shpeshti shkojnë në Gjermani dhe Zvicër, por gjithnjë e më shumë edhe në Kroaci, thonë nga Shoqata e parë e infermierëve për anestezi, reanimacion dhe kujdes intensiv nga Maqedonia. “Infermieret duan të mësojnë dhe të largohen, dhe nuk duan të punojnë në Maqedoni, arsyeja është paga e ulët, ka shumë punë. Jemi të mbingarkuar. Jemi një numër i vogël. Një motër punon sa për tre veta. Një infermiere në kujdesin intensiv kujdeset për 5-6 pacientë. Kjo është shumë. Një infermiere…

Lexo më Shumë