Author: Hamdi Kumanova

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Jamie Shea, pas avancimit të statusit të vendit të vogël në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, konsideroi se tash është momenti i duhur që aleatët të shtyjnë përpara ambicien e Kosovës për t’u anëtarësuar në programin e bashkëpunimit mes shteteve partnere euroatlantike dhe NATO-s apo Partneritetin për Paqe (PfP). “Është pozitive që Asambleja Parlamentare e NATO-s vendosi në favor të përmirësimit të partneritetit të Kosovës dhe NATO-s në diçka afër statusit të plotë të PfP-së. Është koha e fundit që kjo të ndodhë ngase do ta afrojë Kosovën më pranë NATO-s dhe…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë është shënuar në Itali, ku një 17-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor. I mituri ndërroi jetë pasi u përplas me një mur në Bienno, të Valcamonica, teksa drejtonte motoçikletën. Alen Karaboja, me origjinë shqiptare, por i lindur në Valcamonica, banues në qytet, vdiq pasi përplasi motoçikletën. Me të, në të njëjtën motoçikletë si pasagjer, ishte edhe një shok një vit më i vogël, me origjinë marokene, i plagosur dhe i transportuar me kodin e verdhë në spitalin e Bergamos. Sipas hetimeve të kryera nga policia rrugore, djali, i cili ishte në një festë…

Lexo më Shumë

Një oficer i policisë gjermane vdiq nga plagët e tij pasi u godit disa herë me thikë ndërsa përpiqej të largonte dikë nga një sulm me thikë në Mannheim të premten, thanë policia dhe prokurorët në një deklaratë të përbashkët të dielën vonë. Oficeri 29-vjeçar kishte qenë në spital në gjendje kome pas sulmit. ”Ai iu nënshtrua një operacioni urgjent menjëherë pas krimit dhe u fut në gjendje kome artificiale, por iu nënshtrua plagëve të rënda pasdite vonë të dielën e 2 qershorit”, thuhet në deklaratën e përbashkët. ”Ne vajtojmë një oficer policie që dha jetën për sigurinë tonë”.

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme njoftoi sot se një i burgosur ka mbetur i plagosur nga një përleshje fizike mes dy grupeve të të burgosurve. “Me datë 01.06.2024 në ora 18:47 nga Burgun i Idrizovë është raportuar se në pjesën e mbyllur të institucionit është prishur rendi dhe qetësia publike nga konfrontimi fizik i ndërsjellë në mes të dy grupeve të të burgosurve. i dënuari H.F.29) nga fshati Studeniçan i Shkupit, ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Në interes të sigurimit të procedurës transparente për zgjedhjen e kryetarit të LSDM-së, te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të partisë dorëzova një propozim për plotësimin e dokumenteve gjatë kandidimit, informon Jovan Despotovski, anëtar i LSDM-së dhe drejtor aktual i Drejtorisë së ZZHIT. “Me deklaratën e propozuar, secili nga kandidatët merr përsipër që në rast se nuk zgjidhet kryetar i LSDM-së, të mos pranojë asnjë post tjetër partiak në nivel qendror apo lokal. Mospranimi vlen edhe për pozitat në institucionet ku partia i emëron anëtarët e saj”, thekson Despotovski. Ai thekson se pjesëmarrja në garën për kryetar të LSDM-së nuk duhet…

Lexo më Shumë

Me 2 qershor të vitit 2024, destinacioni i bjeshkatarëve të Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku” ishte Maja e Lubotenit, 2498 metra e lartë. Bjeshkatarë nga Kumanova, Komuna e Likovës, Gjilani, Prishtina, miq nga El Salvador u bënë bashkë nën dirigjimin e Avni Dakut nga Gjilani për ta përshkruar këtë shteg përallorë. Për ata që merren me sportin e bjeshkatarisë, e dinë fort mirë se Maja e Lubotenit është shkolla e bjeshkatarisë. Nuk guxon të synosh ngjitjen e majave tjera si Mont Everest, ose Kilimanxharo, pa u kalitur si çelik, në stepat, gurët, pjerrinat e lartësitë e Majës së Lubotenit. Mësuam për…

Lexo më Shumë

Shoqata qytetare Margus në bashkëpunim me shoqatën ABC Poetike organizuan promovimin e librit “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1944)”, të autorit nga Shkodra, historianit, ish-drejtorit të Arkivit të Shqipërisë, Gjet Ndoj, në ambientet e komunës, gjegjësisht në sallën e madhe të komunës së Çairit në Shkup. Të pranishëm ishin studiuesë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe mysafirë e dashamirë të librit. Në këtë promovim fjalën e morën dhe e përshëndetën punën e autorit Gjet Ndoj, ku e vlerësuan lart librin në fjalë, studiuesit si: Alfred Duka – avokat dhe studiues, Ismet Azizi-studiues dhe…

Lexo më Shumë

Sot ndodhi një skandal i madh gjatë një ndeshjeje të Ligës së Fëmijëve në fushën e Sarajit në Shkup. Në ndeshjen mes Sarajit dhe Fit Kid, gjenerata e vitit 2012, ndodhi një përleshje mes prindërve. Në videon e publikuar nga sportsport, shihet se si disa të rritur, prindërit e fëmijëve, përleshen me njëri-tjetrin, ndërsa fëmijët e futbollit janë të habitur nga ajo që po ndodh.

Lexo më Shumë

Ziadin Sela po përpiqet të ndërtojë alibi përpara njerëzve të vet, se pse e huqi anën, dhe në vend që të ishte fitues, ngeli me humbësit. Numërimi i resoreve të udhëhequra nga shqiptarët është koncept që nuk ka sjellë asgjë të mirë për kauzën tonë. Përkundrazi, falë korrupsionit politik të regjimit të BDI-së, zyrtarët e së cilës i shihnin resoret si mjete për t’u pasuruar në vend që t’u shërbenin qytetarëve, VMRO-DPMNE në këto zgjedhje fitoi 58 deputetë dhe po negocion nga pozita e fituesit absolut në bllokun politik maqedonas. VLEN merr vendim politik jashtëzakonisht të rëndësishëm në Qeverinë…

Lexo më Shumë

Dje në orën 13:30 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Goce Dellçev” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni “Mercedes”, i drejtuar nga R.R. nga Shkupi dhe një motoçikletë tip “Aprilia”, e drejtuar nga M.D.(44) nga Shkupi, të dy me shenja regjistrimi Shkup. Lëndime të rënda trupore në aksident ka pësuar M.D., e diagnostikuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut, 120 qytetarë kanë humbur jetën nga aksidentet të ndryshme në rrugë në tre vitet e fundit. MPB-ja ka shqiptuar rreth 250 mijë gjoba për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion. Qytetarët shprehen se jo çdoherë është gjoba që vozitësit të vetëdijesohen por është edhe ngritja e vetëdijes se nuk duhet të vozitet në gjendje të dehur, dhe me shpejtësi të lartë. “Nuk respektohen rregullat çfarë të them tjetër, cila është porosia juaj? Të respektohen dhe të vozitet pa konsumuar alkohol dhe substanca të pa lejuara. Njëra ndër arsyet ishte edhe shpejtësia. Po shpejtësia…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm në bregun e liqenit të Ohrit ka nisur një aksion për pastrimin e liqenit, organizuar nga kompania e birrave “Skopsko”. Aktiviteti filloi nga porti i qytetit të Ohrit, ku rreth 70 zhytës nga klubi i zhytjes “Amfora” dhe të ftuar nga klube të ndryshme zhytje nga vendet fqinje zhytën në ujërat e liqenit për të pastruar mbeturinat në fundin e tij. Paralelisht, një grup i madh vullnetarësh filloi pastrimin e bregdetit në plazhin e Debrcës, pranë lumit Satesca në rrugën e vjetër Ohër-Strugë. Ky aksion shihet si një mundësi e shkëlqyer për bashkimin e qytetarëve, familjeve dhe…

Lexo më Shumë