Author: Hamdi Kumanova

Eksperti i Çështjeve të Politikave të Sigurisë Ndërkombëtare dhe Kombëtare, si dhe analisti, Ilir Kulla, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ka vlerësuar lartë figurën politikë dhe patriorike të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Kulla shkruan se Ahmeti si personalitet i dëshmuar në kohë luftë, vazhdoi misionin e tij në liri për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut përmes një politike paqesore dhe europiane. Kulla, Ahmetin e përshkruan si personaliteti më i madhi që e ka prodhuar historia e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Statusi i plotë: Ali Ahmeti miku i im…

Lexo më Shumë

Sot (12.04.2024) në ora 06:00 në zonën e Bit Pazarit, zyrtarë policorë nga Ekipi Operativ Kërkimor në SPB Shkup kanë privuar nga liria K.D.(18) nga Kavadari, T.I.(18) nga Shkupi dhe dy të mitur nga Shkupi. Ata dyshohet se kanë marrë paraprakisht një automjet pasagjerësh “jugo” dhe kanë kryer “vjedhje të rënda” në disa automjete në zonën e komunës së Aerodromkt, gjatë të cilave kanë marrë disa sende. Automjeti dhe sendet e vjedhura u gjetën dhe iu kthyen pronarëve. Pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj personave do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Lexo më Shumë

Një herë ajo donte të më kapte barkun dhe Zoti më dha forcë, nuk e di si, e kapa nga veshët. E mbajta ashtu, nuk e di sa, ndoshta gjysmë ore, nuk e di saktësisht. U tremba dhe e mbaj ashtu, e mbaj dhe zoti me dha force, nuk di si dhe e shtyva me duar. Kur e shtyva ashtu, menjëherë u ngrita dhe shkova në kasolle dhe më pas m’u shtypën këmbët”, shpjegon Srbinovski. Gjashtëdhjetë e një vjeçari Cane Srbinovski, banor i fshatit Drenovci të Komunës së Dollnenit, i cili u sulmua nga një ari, katër ditë më vonë…

Lexo më Shumë

Kandidati për president Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM-ja, në tubimin e mbrëmshëm në Gjevgjeli tha se nëse prishet marrëveshja e Prespës, atëherë vendi del nga NATO. Ai tha se garnitura aktuale qeverisëse me të gjitha të metat është dhjetë herë më e mirë se ajo që ka ofruar apo ofron opozita tani. “Dallimi është i madh, e bardha me të zezë, si toka me qiellin. Me të gjitha të metat, ne jemi 10 herë më të mirë nga ajo që ata kishin ofruar më parë apo që ofrojnë tash, në fakt ata ofrojnë vetëm riciklim të regjimit. Për çka?…

Lexo më Shumë

Kandidatja e VMRO DPMNE-së për presidente Gordana Siljanovska Davkovka në tubimin e mbrëmshëm në Kërçovë, para qytetarëve foli për raportin e fundit të “Freedom Hous” për Maqedoninë. Siljanovska tha se korrupsioni ka prekur njerëzit në majat më të larta të Institucioneve duke paralajmëruar siç tha përgjigje para gjyqësorit të pavarur. “Institucionet janë të dobëta, ka më shumë parti, ka zgjedhje, por më shumë ka korrupsion dhe kriminal edhe atë në majat më të larta dhe paramendoni tani ata që janë vendosur në majat më të larta të pushtetit dhe kanë marrë epitetin e të korruptuarve dhe kriminalizuarve tash do ta…

Lexo më Shumë

Me datë 11.04.2024 në ora 17:00 në SPB Shkup është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Fiat Punto” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B.(36) nga fshati Hasanbeg, Shkup dhe një trotinet elektrik, i drejtuar nga një i mitur nga fshati Mojanci. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, thotë se inflacioni është vënë nën kontroll. Ai në një postim në Facebook thotë se sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH) për rritjen e shpenzimeve të jetesës, për muajin mars 2024 është matur inflacioni prej 4,0%. Bytyqi thekson se kjo është dëshmi se kompanitë me përgjegjësi etike operojnë në vend në masën më të madhe, si në prodhim ashtu edhe në tregti, të cilat, pavarësisht mundësisë së rritjes së madhe të çmimeve, vazhduan të punojnë me çmime konkurruese, gjë që përfundimisht rezultoi në rritjen e inflacionit në mars…

Lexo më Shumë

Dymbëdhjetë vite më parë, në afërsi të liqenit të Smilkovës ndodhi rasti i njohur si “Monstra” në të cilin u vranë pesë persona, Filip Sllavkovski, Aleksandar Naçevski, Cvetanço Ackovski, Kire Tërpkovski, si dhe peshkatari Borçe Stevkovski. Për këtë rast me burgim të përjetshëm janë dënuar Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq. I akuzuari Fejzi Aziri mori 15 vite burg, ndërsa Haki Aziri 9 vite. Derisa në mungesë të provave, i akuzuari Sami Luta u lirua nga akuzat. Gjyqi për rastin “Monstra” filloi më 20 dhjetor 2012. Në qershor 2014, gjashtë të akuzuar u dënuan me burgim të përjetshëm. Më…

Lexo më Shumë

UniBanka ka realizuar një hap të madh drejt pavarësisë energjetike, ka aktivizuar qendrën fotovoltaike në ndërtesën administrative. Efikasiteti energjetik dhe ambienti i shëndosh jetësor janë prioritet.   UniBanka SH.A. Shkup, në kuadër të Politikës për punë të qëndrueshme, dhe me qellim ndikimit pozitiv ndaj ambientit jetësor ka ndërmarrë iniciativa nga sfera e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe efikasitetit energjetik. Në atë drejtim, në ndërtesën e saj administrative ka vendosur qendrën fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, me çka jepet kontribut në uljen e ndotjes së ajrit dhe përmes kësaj drejt mbrojtjes së ambientit jetësor. Nevoja…

Lexo më Shumë

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik shpalli sot thirrjen publike për “Kupona inovacioni për Ballkanin Perëndimor”, me të cilin do të ndahen gjithsej 240 mijë euro për të inkurajuar bashkëpunimin mes komunitetit akademik dhe ndërmarrjeve vendase, të vogla dhe të mesme, në drejtim të mbështetjes së projekteve kërkimore-shkencore që do të kontribuojnë në rritjen e inovacionit dhe konkurrencës së bizneseve. Programin pilot “Kupona inovacioni për Ballkanin Perëndimor” e realizon Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik si pjesë e projektit evropian “Policy Answer” (Përgjigjet për politikat publike – krijimi, zbatimi dhe mbështetja e politikave për hulumtim dhe zhvillim në Ballkanin Perëndimor),…

Lexo më Shumë

Komisioni shtetëror zgjedhor sot pritet të mbajë mbledhje në të cilën do të bëhet shorti për radhitjen në fletëvotimin për Zgjedhjet Parlamentare të caktuara për më 8 maj. Me ndryshime në Kodin zgjedhor të votuara më 1 prill parashihet në kohën e zgjehdjeve të dyfishta, një short në KSHZ i cili do të caktojë radhitjen edhe për zgjedhjet presidenciale edhe për ato parlamentare. Kjo do të thotë se radhitja që ishte caktuar për shefin e ardhshëm të shtetit, do të mbetet edhe e partive për zgjedhjet parlamentare. Presidenti aktual dhe kandidat i LSDM-së dhe koalicionit për zgjedhjet e ardhshme…

Lexo më Shumë