Një rast i kontrabandimit me mallra, produkte të mishit, ka ndodhur të enjten në komunën e Leposaviqit, njofton policia. Sipas policisë një kamion me targa të Serbisë, i ngarkuar me rreth 4 ton mish pule, ka devijuar rrugën dhe ka hyrë rënë në një përrua. Policia bën të ditur se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. “Leposaviç 11.04.2024-19:40. Raportohet se një kamion me targa te shtetit serb me drejtues NN ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një prrua. Në kamion kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, kurse personi i dyshimtë është larguar në drejtim…
Author: Hamdi Kumanova
Një objekt energjetik në rajonin jugor të Ukrainës, Dnipropetrovsk, është dëmtuar nga zjarri si pasojë e një sulmi rus me dronë mëngjesin e së premtes, thanë ushtria ukrainase dhe një zyrtar rajonal. Ushtria ukrainase tha se objekti i rëndësishëm energjetik në rajonin Krivorizka u përfshi nga zjarri pasi mbetjet e dronëve të rrëzuar rusë ranë mbi të, duke shtuar se zjarrfikësit ia dolën ta shuajnë zjarrin. Shkalla e dëmit nuk mund të vlerësohej menjëherë, tha kreu rajonal Serhiy Lysak. Të enjten, termocentrali Trypilska, një furnizues i madh i energjisë elektrike për rajonet e Kievit, Çerkasit dhe Zhitomirit, u shkatërrua nga…
LSDM-ja u jep mundësi të rinjve dhe në programin e saj ka masa me të cilat planifikon t’i mbajë të rinjtë në shtëpi, por edhe t’i inkurajojë ata që janë larguar të kthehen në vendin e tyre. LSDM edhe këtu ofron zgjidhje për një jetë të mirë, që në periudhën e ardhshme paga mesatare të jetë 1100 euro. Të kesh një pagë mesatare prej 1100 eurosh, aq sa dikush që është shpërngulur në Itali dhe kjo mund të arrihet në shtëpi, është një avantazh i madh, tha Agron Demiri, bartësi i listës së LSDM-së në njësinë zgjedhore 6, në një…
Nëse anulohet Marrëveshja e Prespës, ne dalim nga NATO. E thënë thjesht, ata do të na përjashtojnë nga Organizata. Nëse ajo zonja (Siljanovska Davkova) mendon se ne në mënyrë të pavarur mund të sigurojmë sigurinë tonë, për të gjithë qytetarët, për kufijtë, për shtetin, duhet ta thotë këtë më mirë. Ky është aventurizëm i rrezikshëm. Pra, për 30 vjet, të gjitha garniturat politike jo rastësisht po përpiqeshin të na futnin në NATO për të marrë një dokument për sigurinë tonë në shekuj. Këtë e theksoi kandidati për kryetar i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, sonte në Gjevgjeli, në përgjigje të…
Mbrëmë në Tetovë ka pasur gjuajtje me armë zjarri, të cilat kanë ndodhur pak para orës 23:00. Policia bllokoi bulevardin “Ilinden”, ndërsa mblodhi dëshmi të cilat do të përdoren për dokumentimin e rastit. Sektori për Punë të Brendshme e konfirmoi rastin, prej ku thanë se sipas denoncimit gjuajtja me armë ka ardhur nga një makinë në lëvizje. “Në orën 22:45 minuta, personi M.T nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri nga një veturë në lëvizje në shtëpinë e tij në Tetovë. Deri më tani nuk ka raportime për persona të…
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, është shprehur se ndërhyrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në zgjedhjet në RMV, tensionoi situatën mes shqiptarëve atje. Komentet Thaçi i bëri në Euronews Albania, ku tha se ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut nuk i bashkon palët shqiptare, por i ndan ato. Ai shtoi gjithashtu se ndërhyrja e Kurtit ka si qëllim që të tërheqë vëmendjen nga mossukseset kapitale që sipas tij ai ka në politikën e Kosovës. “Tensioni shumë u rrit edhe për shkak të ngjarjeve të vitit të fundit, ndërhyrjes së Rusisë…
Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë mbajtur stërvitje të përbashkëta detare, në të cilat u përfshi një aeroplanmbajtës amerikan, për të siguruar gatishmëri kundër kërcënimeve bërthamore dhe raketore nga Koreja e Veriut, tha marina e Seulit të premten. Koreja e Veriut e ka përshpejtuar zhvillimin e armëve, dhe javën e kaluar e testoi një raketë hipersonike me lëndë djegëse të ngurtë. Të mërkurën, lideri verikorean Kim Jong Un tha se tani është koha e duhur për të qenë më të përgatitur për luftë se asnjëherë më parë, duke përmendur gjendjen e paqëndrueshme gjeopolitike. “Forcat pjesëmarrëse kryen stërvitje…
Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill u tha gazetarëve dje se Beogradi po përballet me çështje shumë të vështira politike. “Këto janë çështje shumë të vështira politike me të cilat Serbia do të duhet të merret,” tha ai pas pjesëmarrjes në një takim të Kolegjiumit Parlamentar, nga i cili u larguan deputetët e opozitës serbe. “Nga perspektiva e qeverisë amerikane, ne kemi një interes të madh që ta shohim Serbinë të zgjidhë këto çështje dhe të shohim zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it,” shtoi ai. Hill tha se komunitetit ndërkombëtar nuk i pëlqen të shohë një bojkot si një mënyrë për…
Presidentit amerikan, Joe Biden i është kërkuar ndalimi i përhershëm i importit të makinave të prodhimit kinez në ShBA. Kryetari i Komitetit Bankar të Senatit, Senatori Sherrod Brown, shkroi “Mjetet elektrike kineze janë një kërcënim ekzistencial për industrinë amerikane të automobilave”, shkruan BBC. Komentet e tij janë më të fortat ende nga çdo ligjvënës amerikan për këtë çështje, ndërsa të tjerë kanë kërkuar tarifa të larta për të mbajtur automjetet elektrike kineze (EV) jashtë vendit. Në shkurt, Shtëpia e Bardhë tha se ShBA po hapte një hetim nëse makinat kineze paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare. “Ne nuk mund ta lejojmë…
Fronti Europian hapi shtabin komunal zgjedhor në Strugë. Bartësi i listës në njësin zgjedhore numër 5, Ziadin Sela duke iu drejtuar të pranishmëve tha se Fronti Europian nuk është krijuar për ti mundur të tjerët, por është krijuar për orientimin e vendit drejt perëndimit. “Bashkimi i BDI-së dhe ASH-së është bërthamë bashkimi pa marrë parasyshë kundërshtimeve të mëparshme. Ky bashkim u bë për orientimin e vendit drejt perëndimit. Gjithmonë kemi gjetur gjuhë të përbashkët për t’i bashkuar shqiptarët sepse këto zgjedhje janë të rëndësishme për anëtarësimin e vendit në BE, sepse nuk mund ta mbajmë peng edhe Shqipërinë por të…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje ka përcaktuar pamjen e fletëvotimit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko ka theksuar se pasi fletëvotimi ka elemente të caktuara mbrojtëse, ajo pjesë e kësaj pike do të jetë e mbyllur për publikun. Në pjesën e hapur të seancës duhet të informojmë publikun në përputhje me dispozitat e Ligjit Zgjedhor, të cilin do t’i citojmë siç e parashikon ligji dhe gjithçka që thuhet në ligj, si në çdo zgjedhje të deritanishme. do ta zbatojmë në pamje dhe në përmbajtje në fletëvotim. Megjithatë, duke qenë se fleta e votimit ka…
Kryeministri Edi Rama nisi ditën e djeshme një vizitë zyrtare dyditore në Paris, Francë, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron, ku do të zhvillojë një sërë takimesh të përqëndruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Sipas agjendës, ditën e sotme në orën 8.30,kKryeministri Rama do të zhvillojë një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e z. Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF,…

