Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur i ka dënuar me gjithsej 35 vjet burgim të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë. I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe është dënuar me 14 vjet burgim. Tre të akuzuarit të tjerë që janë të mitur, janë dënuar me nga 7 vjet burgim për Dhunim, dhe Keqpërdorim të Fëmijëve në Pornografi. Ndaj një të mituri tjetër është veçuar procedura nga gjykata, thuhet në kumtesë. E.R është liruar nga aktakuza për veprën penale të Trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka…
Author: Hamdi Kumanova
Zgjidhjet kadrovike për eshalonin e parë dhe të dytë në pushtetin ekzekutiv janë para marrëveshjes përfundimtare në bisedimet ndërmjet grupeve punuese të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it dhe pritet që në ditët në vijim të shpallen zyrtarisht. Këtë e ka lënë të kuptohet Bilall Kasami, lideri i Lëvizjes Besa, pjesë e Koalicionit VLEN, dhe shpjegoi se pse ishte e papërshtatshme të përmendeshin emra konkretë, transmeton Portalb.mk. “Jemi përpara finalizimit të marrëveshjes për shkallën e parë dhe të dytë, për ministrat dhe zëvendësministrat. Por nuk mund të them emra, sepse është shumë e padrejtë që organet e partisë të marrin informacion nga publiku…
Sipas raporteve, kryeministri hungarez ka thënë se Evropa po përgatitet për luftë me Rusinë. Viktor Orban, i cili ka kultivuar lidhje të ngushta me Vladimir Putin, tha se kishte gjithnjë e më shumë shenja se Evropa po përgatitej për veprime ushtarake çdo javë, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi. “Shkuarja në luftë nuk ndodh me një hap”, citohet të ketë thënë ai për Radio Kossuth, duke shtuar se Evropa po “tërhiqej” gjithnjë e më shumë në luftën në Ukrainë. “Janë tri faza: diskutimi, përgatitja dhe shkatërrimi. Tani po e përfundojmë diskutimin dhe jemi në fazën e përgatitjes. Jemi centimetra larg shkatërrimit”.…
Tetova mirëpriti librat e koleksionistes së librave të rrallë mbi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Patricia Nugee hapi ekspozitën e saj” Kujtesa për Skënderbeun”. Zonja Nugee për herë të parë erdhi në Tetovë dhe solli një frymë ndryshe. Nugee tha se është mirënjohëse dhe shumë e lumtur që iu dha rasti ta ekspozoj koleksionin e librave për Skënderbeun në Tetovë. Në këtë ekspozitë u ekspozuan 37 libra të botuar në mes të shekujve XVI dhe XVIII në Romë, Augsburg, Strasburg, Venedik, Frankfurt, Londër, Lisbonë dhe Madrid, Paris, Amsterdam, Brescia, Edinburg, Napoli, Stokholm dhe Kopenhagëë. Në fillim pati një video-mesazh nga Loris…
Më datë 30.05.2024 në ora 22.00 në SPB-Tetovë, personi F.A.(37) nga Tetova, ka raportuar se në rrugën ,,JNA” në Tetovë djali i tij i mitur është sulmuar nga qentë endacak dhe duke tentuar të vrapoj është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. TS
Riorganizimi i Qeverisë dhe ndryshimi i numrit të ministrive do të jetë projektligji i parë që do të vihet para deputetëve për shqyrtim në parlamentin e ri, tha kryetari i ri i Kuvendit, Afrim Gashi. Sipas tij, ndër vendimet ligjore prioritare është ligji që nuk do të lejonte zgjedhje të parakohshme për kryetarët e komunave, kryetarët e të cilave do të vendosin të hyjnë në pushtetin ekzekutiv, sepse vitin e ardhshëm vijnë zgjedhjet e rregullta lokale. “Mendoj se është e gabuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën që dikush zgjidhet për katër vjet, dhe një tjetër merr votat e popullit në…
Kryetari i Lëvizjes ZNAM Maksim Dimitrievski ka deklaruar se po bisedojnë me VMRO-DPMNE vetëm për parime të funksionimit në qeverisjen e ardhshme ku do të bëhen pjesë. Dimitrievski po ashtu tha se negociatat me VMRO DPMN-në i udhëheqin sekretari i përgjithshëm dhe dy nënkryetarët, ndërsa ai dhe Mickovski kanë pasur një takim dhe kanë konfirmuar atë që paraprakisht është marrë vesh. Lidhur me portofolet që do të marrë Lëvizja ZNAM, Dimitrievski tha se është biseduar për një numër më të madh të portofoleve dhe se ZNAM është e gatshme të hyjë me kapacitet dhe personel në një numër të madh…
Më 31.05.2024, në Departamentin e Policisë në Tearcë, personi A.A. (27) nga Tearca e Tetovës, ka raportuar se është sulmuar fizikisht në fshat nga person B.Sh. nga i njëjti fshat. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më datë 30.05.2024 në ora 23:40 në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë, në kryqëzimin Kamnjan, vetura ,,Hyundai Genesis” me targa të Shkupit, e drejtuar nga. U.R. (34) nga Shkupi, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar vozitësi, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Ekipi nga SPB-Tetovë ka inspektuar vendin e aksidentit. TS
Partia Liberal-Demokratike (PLD) mbajti dje në mbrëmje seancën e parë të Kryesisë Qendrore pas zgjedhjeve, në të cilën mori vendim për t’i dhënë mbështetje të plotë kryetares Monika Zajkova dhe kryesisë për ta udhëhequr dhe përfaqësuar partinë në veprimet e ardhshme. Në seancë, PLD-ja shqyrtoi Raportin për përgatitjet, performancën dhe rezultatet e partisë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024 të dorëzuar nga Shtabi Qendror Zgjedhor. Siç bëjnë me dije nga partia, PLD në Kuvend do të veprojë në mënyrë të pavarur si më parë, dhe do të mbështesë gjithçka që do të thotë përparim të shtetit në rrugën…
Deri më 22 qershor do të kryhet testimi pneumatik i qëndrueshmërisë dhe ngushtësisë së gazsjellësit Shkup – Gostivar, për çka do të rregullohet lëvizja pranë këtij seksioni të gazsjellësit. “Për sigurinë e qytetarëve, është paralajmëruar lëvizje e kufizuar e rregulluar në afërsi të pjesës së gazsjellësit Shkup – Gostivar, në një zonë të sigurisë prej 100 metrash në të dy anët e tubacionit”, njoftoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). Siç shpjegohet nga QMK, kjo është për shkak të testimit pneumatik të forcës dhe ngushtësisë së gazsjellësit kryesor në tre intervale kohore të njëpasnjëshme në periudhën deri…
Një numër i madh i kolonave me vetura në kufirin greko-maqedonas, plazhe të mbushura me turist, kështu dukej fillimi i sezonit veror në muajin maj. Nga agjencia më e madhe turistike e Maqedonisë JK Travel brifuan për rritjen e aranzhmaneve në këtë periudhë, ndërsa sezonin zyrtarisht e nisën me 15 maj me mzsafirët e parë në Greqi dhe në Shqipëri. Trendi bazohet në më shume faktor, thonë nga ЈК Травел. Sipas të dhënave, çmimet e ulëta të aranzhmaneve që i ofron ЈК Травел në këtë periudhë janë të përshtatshme për klientët që të kënaqen në bukuritë e detit me një…

