Katërmbëdhjetë aktivistë pro-demokracisë në Hong-Kong u shpallën fajtorë me akuzën e kërcënimit të përmbysjes së rendit dhe ligjit në vend. Dy persona të tjerë u liruan. Arrestimi i aktivistëve përbën kështu një kërcënim real për sistemin demokratik në vend. Vendimet në gjyqin më të madh të Hong-Kongut kundër opozitës demokratike vijnë më shumë se tre vjet pasi policia arrestoi 47 opozitarë në bastisjet në të gjithë qytetin. Ata u akuzuan për komplot për të kryer përmbysje, e cila bie ndesh me ligjin e sigurisë kombëtare të vendosur nga Kina. Dënimi do të vijë në një datë të mëvonshme për ata…
Author: Hamdi Kumanova
Shtatë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve që publikoheshin në grupin “Albkings”, i cili funksionon në rrjetin social “Telegram”, ku shpërndaheshin fotografi e numra të telefonave, me qëllim të shqetësimit dhe ngacmimit seksual. Këtë e ka bërë të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullaj Gashi, duke njoftuar edhe për mbylljen e këtij grupi. “Ju njoftoj se Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve Kibernetike ka arritur me sukses të gjurmojë, zbulojë dhe t’i arrestojë të gjithë kryerësit e…
Alarm maksimal në Europë për zjarre të qëllimshme nga dora e Rusisë. Shërbimet e sigurisë janë në gatishmëri për t’u ballafaquar me armën e re të luftës së Putinit për operacionit e tij të sabotazhit në vendet Baltike, Gjermani dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Kështu raporton The Guardian. Madje mendohet se aksione të tilla kanë ndodhur tashmë në Vilnuis dhe në Londër. Ky raportim vjen në një kohë, kur Rusia paralajmëron se ka gati një plan bërthamor kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë e konfirmoi ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov, duke folur për mediat në Moskë. Ai thotë se…
Ministrat e jashtëm të NATO-s të premten do të diskutojnë për një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, të propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, që pritet të miratohet gjatë muajit korrik në Uashington. Për shkak të paqartësisë rreth përkrahjes amerikane ndaj Ukrainës në të ardhmen në rast të zgjedhjes së zotit Donald Trump për president të Shteteve të Bashkuara, Sekretari Stoltenberg ka propozuar që ndihma ushtarake për Kievin të jetë e përcaktuar për një afat më të gjatë kohor, krahas një zotimi shumëvjeçar financiar. Por 32 shtetet anëtare të NATO-s kanë qëndrime të ndryshme përsa i…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar logon për 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, që shënon më datë 12 Qershor. Në një postim në rrjetin social Instagram, Kurti ka ndarë me ndjekësit logon, ndërsa ka shpjeguar edhe kuptimin e saj. Ai thotë se logo është me motive tradicionale të rifreskuara me dizajn modern, në të cilën shihet pëllumbi i bardhë si simbol i paqes, dhe shqiponja dykrenare që sipas tij është ngulitur thellë në historinë e identitetin kombëtar. Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona,…
Sot në Strugë në prezencën e ambasadorit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir, u bë hapja zyrtare e “Europe House”. Ambasadori bëri hapjen zyrtare me një fjalim, e më pas vazhdoi me një debat dhe diskutim me nxënësit e shkollave të mesme. Ambasadori Gir tha se hapja e “Europe House” në Strugë është një mundësi e mirë ku të rinjtë mund të shfaqin idetë e tyre për një të ardhme më të mirë. “Është një kënaqësi e madhe që sot kemi zyrtarisht hapjen zyrtare të “Europe House” këtu në Strugë. Ky është “Europe House” i 6-të në vend…
riza energjetike, faktor kryesor për rritje të çmimeve në industrinë ushqimore, njëkohësisht mungesa e investimeve në burime të ripërtërishme dhe varësia nga prodhimi i energjisë elektrike me thëngjill, bën që kjo krizë të stërzgjatet. Në forumin për efikasitetin energjetik dhe ushqimor është konstatuar që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të investojnë në burime të ripërtërishme të energjisë elektrike, të shfrytëzohen burimet natyrore dhe të krijohet pavarësia energjetike. “Rezultatet tregojnë se kriza energjetike seriozisht ka ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore që ishte dhe paralajmërim, por Evropa u godit në mënyrë të theksuar. Përpos që ne jemi të varur…
Ish-kryeministri i arratisur, Nikolla Gruevski ka reaguar nga deklaratave të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, e cila mbrëmjen e djeshme tha se pasi kishte shqiptuar dënimin ndaj Guevski, në Greqi ishte sulmuar fizikisht. Gruevski e quan Kacarskën “gjykatëse e Zoran Zaevit”. “Mesa duket kjo monstër me fytyrë njeriu e ka “mizën nën kapelë”, ndaj edhe “po e tremb”. Ajo do të jetojë gjithë jetën me atë peshë të ndërgjegjes nga krimet e kryera dhe me ndjenjën dhe nevojën për t’u paraqitur si viktimë para publikut, kur nuk mund të jetë më hero. E di që personalisht nuk kam menduar,…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se ka parandaluar kontrabandën e një sasie të madhe të produkteve për përdorim të gjerë nga Kosova në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Alsat. “Nga Departamenti për krim ndërkufitar dhe migrim Shkup dhe nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Tanush, pas informatave të marra paraprake dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kosovës, kanë parandaluar kontrabandimin e produkteve për përdorim të gjerë nga Kosova për në Republika e Maqedonisë së Veriut. Gjegjësisht, zyrtarët policorë kanë gjetur dy kamionë, drejtuesit e të cilëve janë larguar nga vendi. Gjatë kontrollit, në kamionit “Volkswagen” me…
Beteja për Vovchanskun në rajonin e Kharkivit në Ukrainë është duke vazhduar. Ushtarët ukrainas të përfshirë në mbrojtjen e qytetit kanë shpërndarë pamjet nga betejat e ashpra kundër forcave pushtuese ruse. Ushtarët ukrainas madje kanë theksuar se beteja për këtë qytet në rajoni e Kharkivit po i motivon më shumë, që të mos ndalen për asnjë moment deri në çlirimin e çdo pëllëmbe të territorit të Ukrainës. Derisa rusët po tentojnë të marrin nënë kontroll Vovchanskun, ukrainasit janë të përkushtuar ta ruajnë dhe të zmbrapsin ushtarët e Vladimir Putinit. Është pikërisht regjimenti Cunami i ushtrisë ukrainase që është angazhuar në…
Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi kanë reaguar pas ankesës së Bisera Kostadinovska Stojçevskës nga LSDM për betimin në gjuhën shqipe para gjuhës maqedonase që bëri Gashi, shkruan TV21. Nga Kabineti i Gashit thonë se përdorimi i gjuhës shqipe në komunikim zyrtar është i garantuar me Kushtetutë. “Kryetari i Kuvendit e ushtron të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në komunikimin zyrtar, e cila garantohet me kushtetutë, me ligjet në fuqi dhe rregulloren e Kuvendit. Këtë të drejtë ligjore ai do ta ushtrojë gjatë gjithë mandatit. Kryetari Gashi është i përkushtuar të garantojë se të gjitha procedurat parlamentare,…
Të mërkurën në orën 11.30 në Departamentin e Policisë-Gallatë, një 52-vjeçar nga Gostivari ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 12.30 në një fshat të Gostivarit, për shkak të problemeve të mëparshme pronësoro-ligjore në kompaninë e tij, është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij Z.S dhe nipi V.S. nga i njëjti fshat. Janë marrë masat për të pastruar dhe dokumentuar rastin.

