Specialistët privatë kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme nga e hëna. Në njoftimin e sotëm ata shprehen se pavarësisht protestës së specialistëve privatë më 27 mars dhe takimit me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Demiri, më 2 prill, kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar. “Në takimin me ministrin e Shëndetësisë, nga ai na është premtuar se kërkesat tona do të paraqiten në seancën e ardhshme të Qeverisë. Pas takimit me ministrin, më 3 dhe 9 prill janë mbajtur dy seanca të Qeverisë, në të cilat sipas informacioneve publike të Qeverisë, kërkesat tona nuk janë diskutuar në asnjërën prej tyre”, thuhet në…
Author: Hamdi Kumanova
Pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigri” kanë hyrë mëngjesin e sotëm në burgun më të madh në vend. Siç konfirmojnë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, bastisjet janë duke u bërë për shkak të dyshimit për vepra penale. Siç mësohet, kërkohet drogë dhe sende të tjera, transmeton Portalb.mk. “Në një aksion të koordinuar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, për shkak të dyshimeve për vepra të kryera penale, mëngjesin e sotëm janë kryer bastisje në INP Idrizovë – Shkup me qëllim të sigurimit të materialit dëshmues”, njoftuan shkurtimisht nga Prokuroria Publike e Shkupit. Burgu në Idrizovë disa herë deri më tani…
MPB njofton se kanë ndaluar një person nga Kavadari i cili është kapur duke vjedhur. “Me datë 11.04.2024 rreth orës 03:00, zyrtarë policorë të Njësisë së Policisë për Intervenim në SPB Shkup, kanë ndaluar K.D.(18) nga Kavadari, me vendbanim në Shkup. Ai u kap në tentativë për të kryer një “vjedhje të rëndë” në një filial të bankës në zonën e komunës së Aerodromit. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.
Kandidati për president Stevo Pendarovski mbrëmë nga Kavadari tha se 24 prilli do të jetë datë kyçe dhe se pikërisht në rrethinë e parë nevojitet mbështetje masive për konceptin që e çon vendin përpara, drejt integrimit në BE. “Pra, data 24 është data kyçe, sepse sipas bindjes sime të thellë të datës 24, rezultati përfundimtar për të dyja zgjedhjet për president dhe parlament do të varet shumë nga ato rezultate. Nëse në datën 24 tregojmë se jemi shumë më të shumtë, se jemi në shumicë të madhe dhe duam që kjo Maqedoni, i vetmi atdhe që kemi, të vazhdojë në…
Maqedonia e Veriut mbetet një regjim hibrid në raportin e fundit të Freedom House “Kombet në tranzit”. Freedom House në atë kategori vendos 11 vende, të cilat kanë karakteristika të autokracisë dhe demokracisë. Për shkak se ato nuk i përkasin plotësisht asnjërit bllok, institucionet e tyre janë të cenueshme, gjë që në vitin 2023 ka çuar në më shumë regres sesa avancim, thuhet në raport, transmeton Portalb.mk. Në Ballkanin Perëndimor, kjo u theksua veçanërisht. Ka pasur një “kthim historik” në Serbi, thotë raporti, kryesisht për shkak të përpjekjeve të presidentit Aleksandar Vuçiç për të konsoliduar pushtetin në vitin 2023. Por…
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetahu në një intervistë për Daily Click në TV21 theksoi se edhe sivjet haxhi do të kushtojë 6.650 euro. Ai bëri të ditur se rezervimet janë bërë gati deri në vitin 2026. Sipas tij, për dallim të vendeve të rajonit, në Maqedoninë e Veriut sivjet nuk do të rritet çmimi. “Tashmë jemi afruar afër Qabesë, afër Mekës, të afrohesh afër Qabes 1 kilometër e diçka, të afrohesh në oborrin e xhamisë së Medinës nuk është lehtë, dmth standardi kërkon edhe një çmim. A e dini ju se tashmë nuk…
Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës në Njësinë Zgjedhore 3, Dragan Kovacki pretendon rrejshëm se me urdhër të presidentit Pendarovski është shpallur gjendja e krizës dhe se ushtarët dhe pleqtë po i ruajnë të burgosurit tanë. Gjendjen e krizës nuk e ka shpallur Pendarovski por Qeveria dhe pas skadimit të 30 ditëve me vendim të Kuvendit është vazhduar. Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes thekson se Ushtria nuk është pjesë e shërbimit të sigurisë, por është në mbështetje të institucioneve për sigurimin e perimetrit të jashtëm të burgut, shkruan Vërtetmatësi. Para mbajtjes së tubimit më 4 prill, VMRO-DPMNE…
Deputeti demokrat, Dashnor Sula në shenjë proteste ka shkuar në Kuvend me dy bidona me qumësht në dorë. Ai vendosi t’i derdhë dy bidonat në shkallët e Parlamentit, në mbështetje të blegtorëve të cilët dolën në protestë disa ditë më parë. Sula: Kjo qeveri nuk e ka ndërmend të merret me blegtoret. Fondet janë të AZHBR dhe i kanë vetë në dorë. Ju e dini që IPARD 2 u bllokua, IPARD 3 nuk është hapur fare dhe milionat e eurove nuk janë marrë nga blegtorët e fermerët, por nga persona të caktuar që i kanë devijuar fondet në ndërtim. Kjo…
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka quajtur të turpshme, të mjera dhe të rrezikshme interferimet e Qeverisë së Kosovës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Çitaku shkroi se “shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës”, duke përmendur se ata kishin pritur emigrantë shqiptarë e disa kishin ardhur në Kosovë për të luftuar e kishin dhënë jetën për lirinë e vendit. Çitaku shkroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “ka një mosdurim për secilin lider politik të UÇK-së”, duke iu referuar mbështetjes së tij për koalicionin opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, dhe kundërshtimin për…
Kandidati për president nga lëvizja “ZNAM”, Maksim Dimitrievski thotë se nuk do të koaliciononte me udhëheqësinë aktuale të LSDM-së, ndërsa edhe për OBRM-PDUKM-në thotë se nuk do të koalciononte nëse kjo parti ende i ka shprehitë e vjetra. “Një gjë mund ta them me përgjegjësinë më të madhe, se ne si ZNAM, parti e sapoformuar, në asnjë moment nuk do të formojmë shumicë me udhëheqësin aktuale të LSDM-së. Por nga ana tjetër në koalicionin e ardhshëm sigurt nuk do të bisedojmë me asnjë nga VMRO-DPMNE nëse ende i tërheqin narrativët dhe shprehitë e vjetra. Ata e kanë turbulluar ujin, le…
Qindra mijëra ukrainas kanë mbetur pa rrymë si pasojë e një vale të re sulmesh të mëdha ajrore që Rusia e kreu ndaj infrastrukturës së Ukrainës, duke e nxitur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, t’i lutet përsëri Perëndimit që t’ia japë Kievit sistemet kundërajrore për të cilët ka aq shumë nevojë. Infrastruktura energjetike ishte caku kryesor i sulmeve raketore dhe me dronë nga Rusia në katër rajone ukrainase mëngjesin e së enjtes, tha ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko. “Sistemet e transmisionit dhe objektet e gjeneratorëve në rajonet Harkiv, Zaporizhja, Lviv dhe Kiev u sulmuan. Punonjësit e energjisë po punojnë…
Dy administratorë të dy kompanive që merrte gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, janë vënë nën hetim pasi mbetjet e subjekteve të tyre ndotnin ujërat e lumit Osum. Nën hetim u vunë administratorët A. Gj., 55 vjeç, banues në Fier dhe D. Q., 45 vjeç, banues në Poliçan. Gjatë kontrolleve të bëra, rezultoi se në subjektin që adminsitrohej nga 55 vjeçari A.Gj, kishte tre punonjës të pasiguruar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi gurësh dekorativë që u gjetën në subjektet që administroheshin nga shtetasit A. Gj dhe D. Q., gurë të cilët dyshohet se janë përfituar ilegalisht.…

