Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë mbajtur stërvitje të përbashkëta detare, në të cilat u përfshi një aeroplanmbajtës amerikan, për të siguruar gatishmëri kundër kërcënimeve bërthamore dhe raketore nga Koreja e Veriut, tha marina e Seulit të premten. Koreja e Veriut e ka përshpejtuar zhvillimin e armëve, dhe javën e kaluar e testoi një raketë hipersonike me lëndë djegëse të ngurtë. Të mërkurën, lideri verikorean Kim Jong Un tha se tani është koha e duhur për të qenë më të përgatitur për luftë se asnjëherë më parë, duke përmendur gjendjen e paqëndrueshme gjeopolitike. “Forcat pjesëmarrëse kryen stërvitje…
Author: Hamdi Kumanova
Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill u tha gazetarëve dje se Beogradi po përballet me çështje shumë të vështira politike. “Këto janë çështje shumë të vështira politike me të cilat Serbia do të duhet të merret,” tha ai pas pjesëmarrjes në një takim të Kolegjiumit Parlamentar, nga i cili u larguan deputetët e opozitës serbe. “Nga perspektiva e qeverisë amerikane, ne kemi një interes të madh që ta shohim Serbinë të zgjidhë këto çështje dhe të shohim zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it,” shtoi ai. Hill tha se komunitetit ndërkombëtar nuk i pëlqen të shohë një bojkot si një mënyrë për…
Presidentit amerikan, Joe Biden i është kërkuar ndalimi i përhershëm i importit të makinave të prodhimit kinez në ShBA. Kryetari i Komitetit Bankar të Senatit, Senatori Sherrod Brown, shkroi “Mjetet elektrike kineze janë një kërcënim ekzistencial për industrinë amerikane të automobilave”, shkruan BBC. Komentet e tij janë më të fortat ende nga çdo ligjvënës amerikan për këtë çështje, ndërsa të tjerë kanë kërkuar tarifa të larta për të mbajtur automjetet elektrike kineze (EV) jashtë vendit. Në shkurt, Shtëpia e Bardhë tha se ShBA po hapte një hetim nëse makinat kineze paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare. “Ne nuk mund ta lejojmë…
Fronti Europian hapi shtabin komunal zgjedhor në Strugë. Bartësi i listës në njësin zgjedhore numër 5, Ziadin Sela duke iu drejtuar të pranishmëve tha se Fronti Europian nuk është krijuar për ti mundur të tjerët, por është krijuar për orientimin e vendit drejt perëndimit. “Bashkimi i BDI-së dhe ASH-së është bërthamë bashkimi pa marrë parasyshë kundërshtimeve të mëparshme. Ky bashkim u bë për orientimin e vendit drejt perëndimit. Gjithmonë kemi gjetur gjuhë të përbashkët për t’i bashkuar shqiptarët sepse këto zgjedhje janë të rëndësishme për anëtarësimin e vendit në BE, sepse nuk mund ta mbajmë peng edhe Shqipërinë por të…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje ka përcaktuar pamjen e fletëvotimit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko ka theksuar se pasi fletëvotimi ka elemente të caktuara mbrojtëse, ajo pjesë e kësaj pike do të jetë e mbyllur për publikun. Në pjesën e hapur të seancës duhet të informojmë publikun në përputhje me dispozitat e Ligjit Zgjedhor, të cilin do t’i citojmë siç e parashikon ligji dhe gjithçka që thuhet në ligj, si në çdo zgjedhje të deritanishme. do ta zbatojmë në pamje dhe në përmbajtje në fletëvotim. Megjithatë, duke qenë se fleta e votimit ka…
Kryeministri Edi Rama nisi ditën e djeshme një vizitë zyrtare dyditore në Paris, Francë, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron, ku do të zhvillojë një sërë takimesh të përqëndruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Sipas agjendës, ditën e sotme në orën 8.30,kKryeministri Rama do të zhvillojë një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e z. Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF,…
Agjencia amerikane për sigurinë kibernetike dhe të infrastrukturës, CISA, tha se hakerë të mbështetur nga qeveria ruse shfrytëzuan qasjen e tyre tek sistemi i emaileve të programit Microsoft për të vjedhur letërkëmbimet midis zyrtarëve dhe gjigandit të teknologjisë, thuhet në një direktivë emergjente që u bë publike të enjten. Në direktivën që mban datën 2 prill, agjencia paralajmëron se hakerët po shfrytëzonin detajet e njëjtësimit që ndahen me email në përpjekje për të penetruar në sistemet e klientëve të Microsoftit, përfshirë një numër të paspecifikuar agjencish qeveritare. CISA nuk pranoi të thoshte se cilat agjenci qeveritare ishin prekur. Kompania Microsoft…
Çështja e elefantëve ka acaruar së fundmi marrëdhëniet mes Kenias dhe Tanzanisë. Të dyja vendet kritikohen për shkelje të moratoriumit të trofeve, pasi në kullotat të cilat ndodhen pranë kufirit mes këtyre dy vendeve, prej disa javësh po dëgjohen krisma armësh të gjuetarëve të Tanzanisë. Mes dy vendeve fqinje të Afrikës, menaxhimi i tufave të elefantëve është e ndryshme. Tanzania po licencon gjahtarët për të gjuajtur përtej kufirit të tyre, ndërsa Kenia, ku edhe ndodhet kullota, ka miratuar prej vitit 1995 moratoriumin e kafshëve të egra, me rëndësi për atë vend. Megjithëse zyrtarët kenianë dhe aktivistët po i kërkojnë Tanzanisë…
Byroja Federale e Hetimeve është e shqetësuar lidhur me mundësinë e një sulmi të organizuar në Shtetet e Bashkuara, të ngjashëm me masakrën në sallën e koncerteve në Rusi muajin e kaluar, tha drejtori i FBI-së përpara një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve të enjten. Shtetet e Bashkuara përballen me kërcënime të sigurisë publike dhe kombëtare, tha përpara ligjvënësve drejtori i FBI-së Christopher Wray gjatë një seance për buxhetin. Masakra e 22 marsit në një sallë koncertesh në periferi të Moskës la të paktën 144 të vrarë, sulmi më vdekjeprurësi në Rusi në 20 vjet. Një degë e grupit militant…
Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka shkruar në platformën “X”, se 11 korriku duhet të bëhet Dita Ndërkombëtare i Përkujtimit të Viktimave të Srebrenicës. Deklarata e saj vjen pasi është në proces ndërkombëtar që të caktohet dita që përkujton gjenocidin në Srebrenicë, gjë që Beogradi e kundërshton. Kandiq ka thënë se nuk është civilizues distancimi. “Le të behet 11 korriku Dita Ndërkomëbtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës. Nuk është qytetërues të refuzosh rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës. Disa gjenerata të reja nuk do ta falin Serbinë e sotme që nuk ka…
Katër vjet pas zbulimit fantastik të një helmete ilire 2500 vjeçare nga Zakotoreci i Peljesacit, arkeologët gjetën më 11 prill, pothuajse në të njëjtin vend, edhe një tjetër helmetë, e cila është akoma edhe më e vjetër. Lajmin u bë i ditur nga Marta Kalebota, arkeologe kroate nga Muzeu i Qytetit të Korculës dhe anëtare e ekipit arkeologjik që gërmon në zonën e Zakotorac. “Përkrenarja e dytë u gjet dhjetë metra larg vendit ku u gjet e para. Ato janë pak më ndryshe, mendojmë se i përket shekullit V-VI, që do të thotë se është pak më e vjetër se…
TikTok planifikon të lëshojë një aplikacion të ri për ndarjen e fotografive për të rivalizuar Instagramin. Në një njoftim dërguar përdoruesve, TikTok thotë se po përgatitet të lëshojë një aplikacion të ri për ndarjen e fotografive të quajtur TikTok Notes. TikTok Notes do të ndajë postimet ekzistuese dhe të ardhshme të TikTok me foto dhe përdoruesve do t’u ofrohet opsioni për të dalë nga shërbimi. TechCrunch ka zbuluar një URL të re photo.tiktok.com, e cila u shfaq shkurtimisht në internet për të hapur aplikacionin TikTok Notes. Sipas asaj që ishte e dukshme, përdoruesit do të kenë mundësinë të krijojnë edhe…

