Author: Hamdi Kumanova

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të votojë rekomandimin për Këshillin Ministror për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Një votim i suksesshëm do të hapte rrugën për hapin final, vendimin e Këshillit Ministror, i cili mundësinë e parë për ta vendosur në agjendë anëtarësimin e Kosovës do ta kishte më 16 maj, kur Këshilli i Evropës shënon 75-vjetorin e themelimit. Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, tha për televizionin publik se dita e…

Lexo më Shumë

Norvegjia i është bashkuar ‘koalicionit ndërkombëtar’ për të furnizuar Ukrainën me F-16. Vendimi u zbulua nga ministri i Jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba. “Jam i bindur se Ukraina duhet të forcojë aftësinë e saj sulmuese dhe të godasë prapa vijës së frontit, për këtë arsye ne jemi shumë të lumtur që i bashkohemi koalicionit F-16, në të cilin do të ofrojmë F-16 norvegjeze, të modernizuara dhe në gjendje të mirë”, u shpreh ministri norvegjez. Ministri theksoi se ashtu si Danimarka dhe Holanda, Norvegjia po kontribuon në trajnimin…

Lexo më Shumë

Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare. Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren kundër vrasësit të dyshuar, Aziz Gashit, ka hedhur dritë mbi detaje tronditëse të ngjarjes. 48-vjeçari Morina u ekzekutua me dhjetë plumba në kokë mbrëmjen e 3 shtatorit të vitit të kaluar në lagjen ‘Arbana’ të Prizrenit, pretendon Prokuroria në njoftimin për ngritjen e aktakuzës ndaj të dyshuarit Aziz Gashi. “Sipas aktakuzës, me datë 03.09.2023 rreth orës 18:45 min, në Prizren, në lagjen Arbanë, i pandehuri A.G., privon nga jeta personin tjetër, dhe me…

Lexo më Shumë

Në rrjetet sociale dje kishte reagime të shumta pasi gjatë takimit me qytetarët, një hoxhë ia puthi dorën kandidatit për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani, përcjell TV21. Osmani ka reaguar për këtë gjest, thotë se hoxha së fundmi kishte intervenim mjekësor, dhe se gjestin e bëri në shenjë falenderimi ndaj tij si kirurg, e jo si politikan. “Dje, gjatë tubimeve të fushatës, një foto ku një zotëri i moshuar më puthi dorën u përhap gjerësisht në internet. Dua të sqaroj se ky zotëri është një hoxhë i respektuar 84-vjeçar, Isnija Topalovski, , hafëzi më vjetër në Dollneni…

Lexo më Shumë

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier, për shtetasin Jorgji Kore, për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”. Gazetarja Marsela Topi raporton për BalkanWeb se 63-vjecari, banues në Sarandë, u ndalua pas kundërshtimit të vendimit gjatë një seance gjyqësore për çështje pronësie ku tentoi të godiste gjykatësen me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë dhe se prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore i përkiste atij. Trupi gjykues pas shqyrtimit të çështjes vendosi masën e sigurimit “arrest me burg” për personin nën hetim.

Lexo më Shumë

Ilir Gjokaj u dënua me 40 vjet burg për vrasjen e Shejla Bakijës (19-vjeçare) dhe plagosjen e babait të saj Shabanit, të kryer në shtator të vitit 2021, në fushën e Karabushkos në Tuzi. Gjykata e shkallës së parë në Podgoricë e dënoi Gjokajn me 40 vjet burgim për vrasje të rëndë, katër vjet për vrasje në tentativë dhe plagosje të Shaban Bakijës dhe një vit burg për armëmbajtje pa leje. Pas kësaj, gjykata vendosi një dënim të unifikuar me 40 vjet burgim. Aktgjykimin e shkallës së parë e shpalli kryetari i këshillit, gjyqtari Veljko Radovanoviç, shkruan sot Vijesti.me. Ai…

Lexo më Shumë

Kryeshefi i zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ameti sot në një konferencë për shtyp njoftoi se zjarri në Malin Sharr ende është aktiv, ndërsa në shuarjen e zjarrit është përfshirë edhe një helikopter, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Zjarri është dy kilometra larg fshatit Sellcë. Është një terren shumë i vështirë për të depërtuar”, tha Ameti Ameti thotë se për momentin në shuarjen e zjarrit janë aktivizuar Drejtoria për Menaxhim me Malin Sharr, Zjarrfikësit e Tetovës. Nga Qendra me Menaxhim me Krizat, thotë Ameti, kemi kërkuar që të aktivizohen helikopterë dhe avionë, mirëpo deri tani kemi aktiv vetëm një helikopterë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë Teknike, Gjoko Velkovski, doli sot me të dhëna se në periudhën nga qershori i vitit 2022 deri në muajin e kaluar, në emër të ndihmës sociale u janë paguar mjete të kundërligjshme mbi 1000 qytetarëve. Me këtë, siç tha Velkovski, buxheti i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) është dëmtuar për 155 038 530 ose mbi 2,5 milionë euro, transmeton Portalb.mk. Velkovski thotë se aktualisht janë hartuar dhe miratuar 1134 vendime për ndalimin e ndihmës minimale të garantuar dhe sigurimit social me ndalim të ushtrimit të së drejtës në 12 muajt…

Lexo më Shumë

Nga Kisella Voda, kandidatja e VMRO-DPMNE-së për president Gordana Siljanovska, u shpreh se ajo është kundër mendimit që presidenti të zgjidhet në Kuvend, duke shtuar se qëndrimin nuk e ndryshon sepse nuk është siç tha, si presidenti Stevo Pendarovski që të ndërroj qëndrime. Poashtu përmendi edhe deklaratën e kundërkanditatit të saj Bujar Osmanit që bullgarët të vendosen në Kushtetutë dhe të bëhen ndryshimet kushtetuese. Ajo ju drejtua qytetarëve duke ju thënë se certifikantën për president, e jepni ju, pra populli. “Sot dua të jem pragmatike dhe të përgjigjem në njërën prej pyetjeve të një ministri të Punëve të Jashtme, të…

Lexo më Shumë

MPB njofton se në një aksident në komunikacion në rrugën Gjatavo-Topolçani ka humbur jetën në një 70-vjeçare. “Më datë 13.04.2024 në ora 10:38 në SVR Manastir është raportuar se në rrugën e vjetër Gjavato-Topolçan, automjeti i pasagjerëve Kia me targa të Manastirit, i drejtuar nga P.S (70) nga Manastiri, ka dalë nga rruga. Në aksident kanë pësuar lëndime shoferi dhe pasagjeri N.S. ai u nënshtrua plagëve të marra. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së Faton Ahmeti në një post në rrjetet sociale shkruan ” 10 Ditë për të Shkuar! Jemi në prag të bërjes së historisë—përfytyroni presidentin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Bashkohuni me ne për të realizuar një të ardhme ku kombi ynë hapet me besim në skenën Europiane.” #VotoPërEU #MëTëFortëSëBashku #FrontiEuropian

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,38 % në raport me vendimin e datës 8.4.2024. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 0,50 den/l. Nga data 16.4.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 86,50 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 88,50 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet…

Lexo më Shumë