MPB ka njoftuar se më datë 03.06.2024 në ora 08:55, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin N.V.(85) nga Tetova, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga P.E. nga Tetova, punonjëse në Qendrën Emergjente të Tetovës, se në orën 08:30 e ka sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës, e më pas ka sulmuar fizikisht një punonjës të policisë që po ndërmerrte veprimet zyrtare. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. Pa Censurë
Author: Hamdi Kumanova
MPB ka njoftuar se më 03.06.2024, në orën 15:40 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën lokale të fshatit Opajë-Orizare, në Lipkovë, në vendin e quajtur “Rozafa”, një automjet i tipit “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga R.S. (46) nga fshati Orizare, ka dalë jashtë rrugës. Në aksident, ka pësuar lëndime të rënda pasagjerja e tij, R.S. (43) nga fshati Orizare, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Është kryer inspektimi nga një ekip inspektues i SPB Kumanovë.
Antonio Milloshoski nga VMRO-PMNE sot në Daily Click në TV21 komentoi letrën që ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka dërguar deri te ndërkombëtarët, për t’u ankuar për për idenë e qeverisë në ardhje për “shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve”. Milloshoski në ironi tha se shpreson që letrat mos të jenë dërguar përmes Postës së Maqedonisë, pasi ka gjasa që mos të arrijnë deri te adresat përkatëse. “Do të them që nga ana e tij ka të drejtë nëse dëshiron që të ankohet, të shkruaj letra të tilla, por shpresoj që letrat mos t’i dërgojë përmes “Postës së…
Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre të akuzuarve për veprat penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “Shtytje në vrasje të rëndë”, rast që kishte ndodhur në tetor të vitit 2016 në fshatin Peqa të Suharekës. Sipas njoftimit të Gjykatës, M.A dhe F.F janë fajtor se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa e akuzuara R.B për shtytje në vrasje. Ata janë dënuar me nga 25 vjet burgim dhe do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim. “Me datë 06 tetor 2016, në fshatin Peqan Komuna e Suharekë, me dashje direkte të…
Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje vetëm dje në Kosovë. Në Pejë janë arrestuar një burrë dhe një grua, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. “Pejë / 03.06.2024 – 15:20. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. Ndërsa në Gjakovë është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar një grua. “Gjakovë / 03.06.2024 – 09:20. Viktima femër…
Rusia kreu një sulm me raketa në qytetin juglindor të Ukrainës, Dnjepër, mëngjesin e 4 qershorit, njoftoi në Telegram guvernatori rajonal, Serhiy Lysak. Mbrojtja ajrore e Ukrainës i rrëzoi të dyja raketat, por rënia e pjesëve të tyre shkaktoi zjarr, tha ai. “Për pasojë kanë mbetur të plagosur disa banorë, në mesin e tyre edhe fëmijë”, tha Lysak. Ushtria ruse sulmon rregullisht rajonet e popullurara të Ukrainës me lloje të ndryshme armësh, përfshirë dronë sulmues e raketa. Pavarësisht provave dhe dëshmive, Moska mohon se sulmon zonat civile. Ajo ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt…
Për një ose dy orë pritet të zgjatet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike për amvisëritë në Maqedoninë e Veriut. Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës thanë se janë duke u bërë analizat e fundit para se të merret oferta e furnizuesit Universal për çmimet e reja të rrymës, të cilat do të hynë në fuqi nga 1 korriku. Marko Bislimovski tha se marzha e blerjes së energjisë elektrike është ulur nga 11,5% në 9.9% andaj pritet korrigjimi i çmimit. Në pritje janë edhe të sasisë se akumuluar nga EMV që mund ta sigurojnë për këto 6 muaj, por gjasat…
“Plaset – Doner and Burger” dhe “Sanduiçara – 7” nga Shkupi janë industritë më të mëdha dhe më të suksesshme të ushqimit të shpejtë në Maqedoninë e Veriut, sipas fitimit të arritur për vitin e kaluar. Dy “shitësit” e hamburgerëve po bëhen rivalë në garë, pasi vitin e kaluar kanë pasur fitime identike, analizon portali Faktor. “Plaset – Donner and Burger” kishte 67 punëtorë të regjistruar në vitin 2023, ndërsa “7” me 95. “Plaset” posedon dy furra buke, një mishtore dhe një hotel, përveç dy pikave të shitjes në Bunjakovec, ka edhe një në qendër të Shkupit, një në Çair…
Aksident trafiku mëngjesin e sotëm në afërsi të “Sobornës” në qendër të Shkupit. Sipas MPB-së, një vetur “Mercedes” ka përplasur një biçiklist. Në vendin e aksidentit po kryhet këqyrja, ndërsa më shumë informacion priten në buletinin e policisë.
Në territorin e komunës së Shkupit Shuto Orizarë, mbeturinat komunale në vazhdimësi grumbullohen dhe transportohen pa ndërprerje, njofton NP Higjiena Komunale-Shkup. Ata theksojnë se mbeturinat grumbullohen në përputhje me dinamikën e përcaktuar me Planin operativ për ruajtjen e pastërtisë publike në zonën e Shkupit dhe me Programin operativ për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave komunale, të miratuar nga Këshilli i Qytetit. Shkupi. “Lidhur me këtë, theksojmë se vetëm në periudhën 27 maj – 1 qershor 2024, ekipet e JP Higjiena Komunale-Shkup kanë marrë dhe transportuar gjithsej 130 tonë mbeturina komunale nga amvisëritë e Komunës së Shutos. Orizari”, sipas njoftimit nga…
Nga Bashkësia Fetare Islame njoftojnë se sot në orët e hershme të mëngjesit nga Aeroporti Ndërkombëtarë i Shkupit, kreu i BFI-së, Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Muftiu i Shkupit, Qenan Ismaili si dhe drejtori i sektorit fetaro – arsimor Fejzulla Sadiki, përcollën karavanin e parë të haxhinjëve të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së. “Ekspedita e parë këtë vit përbëhet nga 180 besimtarë të Muftinisë së BFI – Shkup, të cilët kanë bërë nijet që të performojnë haxhin e sivjemë. Reisul Ulema i BFI e RMV – së H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në emrin e tij personal, në emër…
Gazetari shqiptar Mero Baze, i ftuar në një emision të Top Channel, ka zbuluar disa të dhëna interesante për vjehrrën e ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha. Ai ka bërë publike disa informacione të marra nga një dosje e shërbimit inteligjent të shtetit në Shqipëri për veprimtarinë e saj si agjente e shërbimit inteligjent serb UDB. Sipas Bazes, vjehrra e Berishës bënte takime të shpeshta në ambasadën jugosllave në Tiranë dhe merrte edhe para nga konsulli jugosllav. Ai ka shtuar se ajo është lejuar edhe të udhëtojë drejt Jugosllavisë në vitet 80 duke qenë se thuhej se kishte një vëlla në…

