Përfaqësues të parashtruesve të listave për kandidatë për deputetë në Kuvend sot në mesditë në Sallën kristale të Dhomës përfaqësuese, do ta nënshkruajnë Kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të paraqiten Koalicioni për ardhmëri evropiane, i udhëhequr nga LSDM-ja, Koalicioni “Maqedonia jote” e VMRO-DPMNE-së, Koalicioni Guximshëm për Maqedoni, i udhëhequr nga GROM, Koalicioni Fronti Evropian, i udhëhequr nga BDI-ja, Partia politike E Majta, Koalicioni i bllokut opozitar shqiptar “Vlen”, Partia politike Lëvizja ZNAM – për Maqedoninë tonë, Maqedonia e bashkuar, Alternativa e Re Shkup, AVAJA, Lëvizja evropiane qytetare, Epoka e tretë maqedonase/listat e pavarura…
Author: Hamdi Kumanova
Studentët privatë vazhdojnë grevën për të kërkuar kushte më të mira dhe siguri për punën e tyre. Rreth 400 prej tyre janë në grevë të përgjithshme për dy ditë me radhë, duke insistuar për kompensim mujor më të lartë, sigurim shëndetësor dhe zgjidhjen e statusit të papunëve. “Ne sugjeruam nga ana jonë që nëse problemi është në periudhën parazgjedhore dhe funksionon një qeveri teknike, Ministria e Shëndetësisë të kërkojë mendim nga Komisioni Kundër Korrupsionit dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve”, thanë specialistët pas takimit. Ministri Ilir Demiri ka akuzuar grevën si një veprim me sfond politik, duke pretenduar se kërkesat janë…
Me kërkesë të Këshillit të Evropës, në seancën e sotme, Qeveria ka miratuar një vendim me të cilin e ngarkoi Ministrin e Punëve të Brendshme të dorëzojë informacion të detajuar lidhur me rastin e arrestimit të gazetarit Furkan Saliu. Pas miratimit të vendimit, Ministria e Punëve të Brendshme do të ketë një javë kohë për t’u përgjigjur në kërkesën e Këshillit të Evropës. Një javë më parë, gazetari i PortaliX, Furkan Saliu, u arrestua nga njësia speciale e policisë në fshatin Konjare, pas ndeshjes së futbollit Konjare – FK Kumanovo.
Në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, dy kazinotë e mëdha klasike në Maqedoninë e Veriut janë shtrirë edhe më shumë. “Admiral Casino” nga fundjava e kaluar zyrtarisht ka filluar punën në hotelin “Limak” në Shkup, ndërsa “Apex” nga kjo javë ka hapur dyert në hotelin “Luxor” në pikën kufitare Bllacë me Kosovën, shkruan portali Faktor. “Admiral” licencën e ka marrë nga Qeveria, pra muajin e kaluar nga Ministria e Financave, ndërsa “Apex” ka edhe leje pune që nga prilli. Përveç 317 slot-makinave dhe ruletës elektronike, “Apex” ka gjithashtu shtatë tavolina ruletë live dhe tetë tavolina me karta live. Admirali…
Fronti Europian aktivitetet parazgjedhore i vazhdoi në komunën e Strugës. Para simpatizantëve, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët fjalë rasti kanë mbajtur kryetari i BDI Ali Ahmeti, kryeministri Talat Xhaferi si dhe bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër pesë Ziadin Sela. Ali Ahmeti tha se ky front do jetë edhe më i fortë në të ardhmen sepse ka vite që e përcjellë por kryesisht këto dy vitet e fundit kemi punuar intensivisht. Struga ka dhënë prova që në moment kur duhet del të bashkohet dhe mendoj që ky front në brendi ndërtohet nga misionarë, atdhetarë, patriotë që duan çështjen…
Deputetja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Arta Bilalli-Zeneli në debatin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u shqyrtua raporti për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ia ka përmendur Serbisë, vrasjen e 56 anëtarëve të familjes Jashari, brenda një dite, duke thënë se nga Asambleja mund t’i dërgojnë një sinjal asaj familje dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Deputetja Bilalli-Zeneli ka thënë se nuk pajtohem me mendimet se ky anëtarësim do të krijojë konflikte të reja në Evropë. “Të dahsur kolegë a është themeluar kjo organizatë për të parandaluar luftërat në mes të popujve në Evropë, të…
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka zyrtarisht emëruar diplomatit grek Mihalis Rokas për t’u shërbyer si ambasador i ri i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut. Rokas aktualisht mbajti postin e Ambasadorit të BE-së dhe Shefit të Delegacionit të Bashkimit në Malajzi, nga dhjetori i vitit 2020. Përpara kësaj, ai ka shërbyer si i Ngarkuar me Punë të BE-së dhe Shef i Delegacionit në Zelandën e Re, dhe më pas si Shef i Departamentit të Mbështetjes së Delegacionit në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS). “Në përshtatje me rotacionin diplomatik të…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar i një banke në Gjakovë ka raportuar se brenda një periudhe dymujore janë deponuar rreth 3 mijë euro, të dyshuara se janë të falsifikuara. Rasti është raportuar në rrugën “Nënë Terezë” në Gjakovë më 16.04.2024-10:00. “Ankuesi mashkull kosovar zyrtar në bankë ka raportuar se brenda periudhës dy mujore janë deponuar para që dyshohet të jenë të falsifikuara, 1421 monedha metalike në vlerë prej 2 euro, një kartëmonedhë në vlere prej 50 euro, një kartëmonedhë në vlerë 20 euro si dhe një kartëmonedhë në vlerë 5 euro si të dyshuara të…
Google Maps është një mjet i dobishëm për të eksploruar botën nga shtëpia teksa për mes një klikimi mund të gjendemi në një lagje në cepin tjetër të rruzullit tokësor. Nëse kërkuar ndonjëherë ne google maps mund ta keni vënë re që zakonisht për të ruajtur edhe privatësinë personave të cilët kanë qenë në rrugë gjatë regjistrimit u bëhet blur fytyra. Por nuk besoj se kishit dëgjuar që Google Maps ka bërë blur edhe një banesë në Ohajo arsyeja e së cilës është tronditëse. Fotot e kësaj banese mësohet se janë bërë në vitin 2009 por që atëherë Google ka…
Disa persona kanë shtënë me armë zjarri dje në Graçanicë në drejtim të një veture në lëvizjes, e që më pas janë aksidentuar në mes veti. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku e ka takuar të dyshuarin mashkull në afërsi të veturës së tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar një pistoletë me leje. Lidhur me rastin janë arrestuar do persona, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. “Graçanicë, 16.04.2024-14:50. Është raportuar se nga një veturë e dyshuar, e cila ishte në lëvizje me shpejtësi të madhe, nga persona të dyshuar është…
Pesë persona janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit kanë përdorur thikë mes tyre. Me këtë rast dy të mitur kanë kërkuar tretman mjekësor pasi kanë pësuar lëndime. “Raportohet se janë shoqëruar në polici pesë persona meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dy prej të dëmtuarve të mitur kanë kërkuar tretman mjekësor pasi që kanë pësuar lëndime (nga mjeti i ftohtë thikë) që është përdorur në rast në mes tyre”, thotë policia në raport. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të palëve dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Microsoft do të investojë 1.5 miliardë dollarë në firmën e inteligjencës artificiale nga Emiratet e Bashkuara Arabe G42 duke i dhënë gjigantit Amerikan një pjesë të aksioneve dhe një vend në bordin drejtues të kompanisë, transmeton PCWorld.al. Si pjesë e marrëveshjes, e cila u mbështet nga qeveritë Amerikane dhe të UAE-së, G42 do të përdorë shërbimet cloud të Microsoft për të operuar aplikacionet e saj AI. Bashkëpunimi vjen ndërsa Uashingtoni përpiqet të adresojë avancimet teknologjike të Pekinit me SHBA që po vendos embargo ndaj kompanive Kineze të cilat nuk blejnë dot çipe AI. SHBA-ja gjithashtu është shprehur e shqetësuar për…

