Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Katar më 5 qershor për një vizitë zyrtare, ku do të bisedojë me liderët e Katarit për kthimin e fëmijëve ukrainas që po mbahen nga Rusia. Zelensky tha se Katari “e ndihmon Ukrainën t’i kthejë fëmijët e rrëmbyer nga Rusia”, dhe se ka ndër mend të mbajë takime me sheikun Tamim bin Hamad al-Thani, për vazhdimin e punës brenda Koalicionit Ndërkombëtar për Kthimin e Fëmijëve Ukrainas dhe për një samit për paqen, i cili do të mbahet në Zvicër kah mesi i këtij muaji. Katari ka qenë aktivisht i përfshirë në përgatitjet për…

Lexo më Shumë

Policia e Shqipërisë ka sekuestruar dy automjete të vjedhura në Kosovë që dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale në Rrëshen. Një 34-vjeçare është arrestuar si e dyshuar “se ka trafikuar në Shqipëri dy automjetet me targa kosovare”. “Për rastin u vu në pranga shtetasja A. P., 34 vjeçe, banuese në Rubik, për veprat penale ‘Trafikimi i mjeteve motorike’ dhe ‘Mashtrimi me pasoja të rënda’, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka trafikuar nga Kosova në Shqipëri, 2 automjete, tip ‘BMË’ dhe ‘Volkswagen’, me targa kosovare, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen”,…

Lexo më Shumë

Më 5 qershor, zëvendësministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha u takua me zëvendësministrin e jashtëm kinez Sun Weidong për konsultime politike, siç raportohet nga shërbimi për shtyp i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës. “Palët diskutuan çështjet e agjendës dypalëshe, përvijuan hapat për intensifikimin e kontakteve në nivelet më të larta, për forcimin e dinamikës pozitive në bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik, si dhe për zhvillimin e ndërveprimit të mëtejshëm në kuadrin e organizatave ndërkombëtare. tha ai. Ministria raportoi gjithashtu se të dyja palët theksuan rëndësinë e respektimit të parimeve të Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare. Delegacioni ukrainas i…

Lexo më Shumë

Drejtori aktual i ZZHIT, Jovan Despotovski, sot para Muzeut të Qytetit të Shkupit e dorëzoi kandidaturën për kryetar të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, duke dërguar mesazh se partia është në një situatë të rëndë dhe ka nevojë për një fillim të ri. “Pas nesh është stacioni hekurudhor më i goditur nga tërmeti katastrofik para 61 viteve. LSDM gjendet në një situatë shumë të rëndë dhe LSDM ka nevojë për një fillim të ri. Atë që e publikuam sot një program të ri për LSDM të re. Besojmë edhe se do të bëjmë përpjekje që gjithë programi ynë, gjithë ekipi ynë…

Lexo më Shumë

“Çdo vendim i njëanshëm, i pamatur, i shkon për shtati Serbisë” Ura mbi lumin Ibër që nga viti 1999 e ndanë Mitrovicën në pjesën jugore, të banuar me shumicë shqiptare, dhe në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe. Vendimi për hapjen e saj u mor në vitin e kaluar, mirëpo së fundmi zbatimi i vendimit u paralajmërua nga numri dy i policisë në Veri. Kjo është përkrahur nga Qeveria dhe nga kryetarët e dy komunave që i ndan Ibri, ndërsa në anën tjetër, BE dhe KFOR, kanë thënë se çfarë vendimi për këtë çështje duhet të diskutohet në Bruksel.…

Lexo më Shumë

Retorika agresive dhe fushata negative gjatë periudhës së zgjedhjeve vazhdon të jetë sfidë për shoqërinë e Maqedonisë së Veriut, shkruan Alsat. Kjo mes tjerash u tha në prezantimin e Raportit për Etikë Zgjedhore: Udhëzues për politikanë të virtytshëm, nën organizim të Forumit të Politikave të Arsyeshme. “Përshtypja e kësaj analize, bazuar në të dhëna është se qytetarët shumë pak kanë raste të njoftohen se për çfarë angazhohen partitë. Theksi në këto zgjedhje ishte përplasja mes Ahmetit dhe Mickoskit, të themi theksi më negativ shikuar nga aspekti etik, i cili me të vërtetë solli një shije të keqe në zgjedhje”, tha…

Lexo më Shumë

Qytetaret me orë të tëra presin autobusët e transportit publik të linjës 9, 19, dhe 20, shkruan Alsat. Autobusët gjatë gjithë ditës qarkullonin shumë të rrallë. Qytetaret të cilët hynë në autobus, duke u shtyrë arritën të gjejnë hapësirë për të qëndruar në këmbë. “Edhe në mëngjes kishte rrëmujë, nuk ka autobusë apo ku është problemi? Nuk e di unë tani erdha”, tha një qytetar. Disa qytetarë të tjerë të cilët nuk arritën të gjejnë vend do të duhet të presin për autobusin e radhës. “Linjën me numër 20 e pres, e perse nuk u ngjite ne autobus? Shumë rrëmujë…

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe përdorimin e emrit kushtetues, thotë se në Greqi ka “histeri”. “Nuk pres qëndrim dhe sjellje “talebane” nga asnjë politikan dhe censurim të të drejtave themelore të njeriut. Gjithçka që përmban Marrëveshja e Prespës është pjesë e sistemit tonë juridik dhe rendit kushtetues, këtë do ta respektojë qeveria e ardhshme e OBRM-PDUKM-së. Vendimet për deputetë i morëm me emrin e ri. E drejta ime njerëzore është e drejta për lirinë e shprehjes dhe fjalës. Nuk i kam për inat politikanët kur nuk thonë emrin e plotë dhe të plotë…

Lexo më Shumë

Sot (05.06.2024) në ora 00:15, zyrtarët policorë të stacionit policor Shtip kanë ndaluar A.A. (38) nga Shtipi. Ai është kapur duke kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një objekt shitës në rrugën “Krste Misirkov” në Shtip, nga ku ka marrë disa produkte. Ai është ndaluar në stacionin policor, ndërsa prona e vjedhur i është kthyer pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj A.A. do të dorëzohen parashtresat e duhura./Telegrafi

Lexo më Shumë

Dje në ora 13:53 në SPB Manastir është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Naum Naumovski” me rrugën “Prilepska” në Manastir, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Volkswagen Golf” me targa të Manastirit, i drejtuar nga 65-vjeçari D.P. nga Manastiri dhe automjeti i “Shkoda” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 53-vjeçari G.S. nga Kumanova, njoftojnë nga MPB. “Në aksident ka mbetur i lënduar rëndë shoferi D.P. dhe është transferuar në Spitalin klinik të Manastirit, ku më pas ka ndërruar jetë. K.S.(53) nga Shkupi, pasagjer në veturën “Shkoda”, ka pësuar lëndime fizike, të cilat janë konstatuar edhe…

Lexo më Shumë

Dëshmitari Nuhi Bytyci gjatë dëshmisë së tij në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, bëri vazhdimisht kritika për përfaqësuesin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), prokurorin Matt Halling. Fillimisht, në sallën e gjyqit u prezantua një intervistë e Jakup Krasniqit e realizuar nga dëshmitari për gazetën “Zëri” në të cilën sipas prokurorit Matt Halling, i akuzuari kishte thënë se UÇK-ja nuk i ka marrë armët për të luftuar civilët por forcat dhe policinë ushtarake. Si rrjedhojë, dëshmitari tha se nuk është duke e parë origjinalin dhe se i është vendosur në ekran vetëm transkripti duke e cilësuar këtë si…

Lexo më Shumë