Ish-eprori i UÇK-së në zonën e Vushtrisë, Gani Imeri është në gjendje të rendë shëndetësore. Familjari i tij, Naser Imeri përmes rrjetit social “Facebook”, njoftoi se komandanti Imeri është nën kujdesin intensiv mjekësor. “Informim mbi gjendjen shëndetësore të Komandant Gani Imeri. Nën kujdesin intensiv mjeksorë, mbajm shpresen te Zoti, se vëllau jonë do ta përballoj edhe këtë sfidë. Falënderojmë secilin nga ju për thirrjet, mesazhet dhe kujdesin tuaj për gjendjen shëndetësore të Komandantit, Gani Imeri”, thuhet në njoftimin e tij.
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se ka fakte dhe informata lidhur me sulmin në Banjskë që pati ndodhur më 24 shtator të vitit të kaluar dhe se ato do t’i prezantojë në mbledhje të mbyllur të Qeverisë. Ai ka shtuar se do të shqyrtohet dhe vendoset nëse shteti duhet të qëndrojë në nismën “Ballkani i Hapur”. Pas sulmit në Banjskë, ai nuk kishte marrë pjesë në takimet e “Ballkanit të Hapur”, megjithatë Osmani ka theksuar se tani Qeveria do të marrë vendimin përfundimtar për pjesëmarrjen e mëtutjeshme të Maqedonisë së Veriut në…
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me të reshura të përkohshme të shiut, posaçërisht në pjesët veriperëndimore ku do të ketë bubullima të rralla. Në viset malore reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në zonat perëndimore do të fryjë erë e përforcuar perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 9, ndërsa ajo maksimale prej 13 deri 19 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me të reshura të përkohshme të shiut. Do të…
Zëvendëskryeministri i parë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, pas njoftimit të shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, për bashkësponsorizimin e Maqedonisë në rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, thotë se qëndrimi i vendit ndaj Srebrenicës është përcaktuar qartë nga një Deklarata në Kuvend në 2010. Sipas Mariçiqit, përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe jo kolektive. “Qëndrimi i Maqedonisë është shumë i qartë dhe i përcaktuar me një deklaratë të Kuvendit në fillim të vitit 2010, kur Kuvendi ynë njëzëri e mbështeti rezolutën e PE për Srebrenicën, ku u dënua si gjenocid”. “Megjithatë, ne duhet të dallojmë dy gjëra, njëra është…
Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në Maqedoninë e Veriut, sot do të fillojë Panairi i Librit i cili do të jetë i hapur deri më 24 prill, transmeton Portalb.mk. “Me mbi 30 manifestime promovuese, nga nesër, 18 prill deri më 24 prill, në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup do të mbahet edicioni i 36-të i Panairit të Librit”, njoftoi Ministria e Kulturës. Panairi do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në ora 20:00, ndërsa slogani i këtij panairi është “Tregimi lexohet”. Ndërmarrja e transportit publik (NTP) njoftoi se prej sot do të hapen linja shtesë për shkak…
Sot në orët e hershme të mëngjesit në Zveçan, respektivisht Zherovnicë është dëgjuar një shpërthim. Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore e cila është hedhur në një oborr të një shtëpie. Janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Top Channel
Ministrja Elisa Spiropali është përfshirë në një debat me deputetin Gazment Bardhi në seancën plenare të kësaj të enjteje. Spiropali: Keni opinion për baballarët në majë të thanës zoti Bardhi dhe të tjerët njëri në majë të pallatit që bërtet kundër spak nga mëngjesi në darkë dhe tjetri në majë të delirit të madhështisë që kafshon spak e kreun e spak. A keni ju opinion për këto meqë keni opinione për gjithça dhe gjithkënd meqë bëni akuzatorin këtu, gjuhën e dalë nga binarët e mendjes së baballarëve tuaj në majë të thanës. Të dy presidentë të kësaj republike, të dy…
Pjesë e “Breaking” në Top News është bërë deputeti i PS-së Eduart Ndreca i cili ndër të tjera ka folur edhe për arrestimin e vëllait të tij Armondo Ndreca për kultivim kanabisi, një javë më parë. Sipas deputetit Ndreca, Gjykata e Lezhës e ka caktuar arrestimin e të vëllait si të paligjshëm, dhe përsa i përket nëse beson apo jo në përfshirjen e tij në kultivimi kanabisi, ai shprehet se ia ka lënë në dorë drejtësisë për ta vendosur këtë gjë. Dafina Hysa: Javën e kaluar shoqërimi, ndalimi I vëllai tuaj si I dyshuar për kultivimin e lëndëve narkotike bëri xhiron…
Pas motos, “President Europian”, me të cilën “Fronti Europian” dhe kandidati i tyre, Bujar Osmani po garojnë për zgjedhjet presidenciale, “Fronti Europian”, sonte ka zbuluar edhe moton për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj, raporton indeks.mk “Një kryeministër për të gjithë”, do të jetë motoja me të cilën “Fronti Europian” do të garojë në zgjedhjet parlamentare. Me këtë moto, nën fotografinë e Ali Ahmetit ka vërshuar rrjeti, sepse janë të shumtë ata që e kanë shpërndarë posterin e “Frontit Europian”. Por i pari që zbuloi moton është zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, njofton indeks.mk Përmes një postimi…
Një 76-vjeçar ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Lorena kodra. Ngjarja ndodhi në zonën e Tecit në Korçë. Korçë/Informacion paraprak Sot rreth orës 09:30, në lagjen nr. 17, Korçë, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Voskopit”, shtetasi B. D., 76 vjeç, banues në fshatin Ravonik, duke drejtuar një biçikletë, është rrëzuar në rrugë dhe gjatë transportimit për në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Policisë së Kosovës, Osmani i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë për këtë çështje. “I bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrenë zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë. Por, jam e bindur që betimi i sotëm, dhe të gjithë këta kadetë dhe ky grup multietnik është përgjigja më e fuqishme kundër përpjekjeve…
Bilall Kasami thumboi opozitën duke thënë se në këta të fundit nuk po organizojnë tubime por po rrihen dhe përçahen dhe siç tha, po u hyn fesati, transmeton TV21. Kasami tha se ka një harmoni mes koalicionit VLEN pavarësisht se nuk kanë besuar se do të qëndrojnë bashkë dhe ua kanë dashur të keqen. “Ata në fillim thanë se jo nuk mund të bashkohemi, ne u bashkuam dhe ka një harmoni të fuqishme mes gjithë këtyre gjashtë faktorëve të ndryshimit, mes partive politike dhe shqiptarëve të Maqedonisë. Duke na dashur neve të keqen se nuk do të mund të rrijmë…

