Sindikata e policisë në Maqedoni ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, transmeton Portalb.mk. Siç thuhet në njoftimin e Sindikatës, kallëzimi është dorëzuar për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ai në cilësinë e zyrtarit ish-ministër në MPB, duke tejkaluar kompetencat dhe duke keqpërdorur pozitën dhe kompetencat zyrtare, ka kryer veprat penale të “Shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal dhe “Punë e papërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353-c të Kodit Penal. “Në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se i raportuari…
Author: Hamdi Kumanova
Evropa përbëhet nga kompromise, ato janë një bazë e rëndësishme për Bashkimin Evropian. Në gjendjen aktuale të qasjes në procesin e anëtarësimit, nuk ka veto për vendin tuaj, tha dje ambasadorja gjermane Petra Drexler në manifestimin e Ditës së Evropës të organizuar nga Lëvizja Evropiane në Maqedoni në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer. Sipas saj, baza për anëtarësim në BE është në procesin e reformave. “Vendet anëtare pajtohen se duhet të jetë e mundur fillimi i negociatave, ndërsa perspektiva gjermane është të forcohet Evropa si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, ndërsa ne duhet të gjejmë një mënyrë për të…
Nëpunësit doganor në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit gjatë kontrollit të valixheve të një udhëtari nga Turqia zbuluan 22 orë të brendit “Nika” në vlerë të përgjithshme prej 272 mijë denarë të cilat ai nuk i ka raportuar gjatë hyrjes në shtet. Nga Drejtoria Doganore sot informuan se pasagjeri i cili ka mbërritur me fluturim nga Stambolli, ndërsa ishte orëndreçës me profesion, në pyetjen e nëpunësve doganor nëse ka diçka për të deklaruar, ai është përgjigjur se nuk ka asgjë, pastaj është dërguar në kontroll me skenar. Orët janë sekuestruar, ndërsa kundër pasagjerit do të ngritet procedurë kundërvajtëse.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot kërkoi mbështetjen e të gjithë deputetëve në Kuvend që të japin mbështetje për riorganizimin e ministrive në vend. Mickoski sot përmes një konference për shtyp njoftoi se ka dorëzuar propozimin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. “Me propozim ligjin për riorganizimin e Qeverisë mes tjerash parashikohet që të riorganizohen një numër i caktuar i ministrive në kuadër të Qeverisë. Ministria e Ekonomisë dhe Punës, ministri e cila do t’i përfshij ingerencat e Ministrisë së Ekonomisë dhe së njëjtës do t’i shtohet edhe puna… Agjencia për sport nuk do të ekzistoj më, por do të…
Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së partisë që fitoi numrin më të madh të deputetëve, pret që nesër presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova t’ia të ndaj mandatin për formimin e qeverisë së re. “Bisedimet për përbërjen e Qeverisë së re në pjesën më të madhe kanë përfunduar. Pres që nesër presidentja të ndaj mandatin për formimin e Qeverisë. Emrat e ministrave opinioni do t’i mësoj shumë shpejtë. Po bisedojmë edhe për eshalonin e tretë”, tha Mickoki.
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se kanosi verbalisht zyrtarët policorë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pasi zyrtarët policorë kishin shkuar në shtëpinë e tij për të kryer një kontroll lidhur me një rast vjedhje e rëndë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndryshe, e gjithë ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së marte.
Gazetari kontrovers Dragan Pavlloviq-Llatas në një debata televiziv me deputetin Skender Rexhepi-Zejd ka deklaruar se shqiptarët janë të kriminalizuar Shumica e shqiptarëve në Britani të Madhe janë të kriminalizuar ka thënë ai. Gjithashtu ai ka thënë se tregtinë e drogës në Maqedoni e kontrollojnë shqiptarët. Ndiqeni videon nga minuta e 25.
MPB njoftoi se pesë punëtorë të huaj janë ndaluar në qytezën e Demir Kapisë në juglindje të vendit, ku punonin në kantier ndërtimi, por pa leje pune. Ata janë gjobitur nga 200 euro dhe duhet të largohen nga vendi për shtatë ditë. Sipas policisë ata janë kapur më datë 04.06.2024 në orën 12:30, derisa po kryheshin kontrolle në një kantier ndërtimi në fshatin Dren të Demir Kapisë. Ndaj shtetasve turq dhe kinezë është parashtruar kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje, ndërsa Gjykata Themelore e Negotinës ka shqiptuar gjobë prej 200 euro dhe masë për kthim vullnetar në afat prej…
Parlamenti japonez miratoi të mërkurën një ligj të ri për të ndaluar rënien e nivelit të lindjeve, pasi vendi shënoi një normë rekord më të ulët të lindshmërisë totale vitin e kaluar. Sipas ligjit të ri, qeveria do të zgjerojë shtesat e fëmijëve dhe lejen prindërore. Miratimi i ligjit të ri vjen pasi qeveria e kryeministrit, Fumio Kishida “e sheh periudhën që çon deri në vitin 2030 si shansin e fundit për të ndryshuar trendin, me martesat e vona dhe shqetësimet financiare të përmendura shpesh si arsye për rënien e nivelit të lindjeve. Kjo gjithashtu vjen pasi statistikat e fundit…
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i ka thënë të mërkurën Radios Evropa e Lirë se është në dijeni për arrestimin e një individi nga autoritetet serbe, nën dyshimet për krime lufte në vitet ’90, dhe bën thirrje për një proces ligjor të drejtë dhe transparent ndaj tij, dhe personave tjerë të arrestuar nën dyshimet e njëjta. Një zëdhënëse e DASH-it e ka dhënë këtë deklaratë, në kërkesën për të komentuar ndalimin e shtetasit të Kosovës, Tefik Mustafa, nga autoritetet serbe, në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, më 1 qershor. Një gjykatë në Beograd ka marrë vendim ndaj tij…
Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve (QShP), Biljana Mihajlovska, mbrëmë tha se nëse konstatohet se te një testues i caktuar kanë kopjuar më shumë nxënës, emri i tij do të shënohet në raportin që QShP do ta dorëzojë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, transmeton Portalb.mk. “Të gjithë vlerësuesit, të gjithë koordinatorët e një lënde të caktuar, do të duhet të më japin një listë. Nëse në një grup prej 15 nxënësish, pesë nxënës konstatohet se kanë kopjuar me të njëjtin testues, atëherë ai testues, pra emri i tij në raportin e bërë nga Qendra Shtetërore e Provimeve, do të…
Arben Taravari, njëri nga liderët e koalicionit “VLEN”, i cili po zhvillon negociata me OBRM-PDUKM-në për përbërjen e qeverisë së ardhshme, pret që brenda disa ditësh të arrihet marrëveshja përfundimtare. Ai shprehet se i vjen mirë që pas 22 vitesh vendi ka pasur një ndryshim të plotë qeveritar. Taravari është i sigurt se kjo përbërje qeveritare do t’i nisë negociatat me Bashkimin Evropian, dhe ka thënë se është mendimi i tij që të hapet debat për Kushtetutën e re pasi të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian. OBRM-PDUKM, koalicioni “VLEN” dhe Lëvizja “ZNAM” janë ende duke diskutuar për formimin e qeverisë…

