Nga Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se autoritetet kanë zbuluar njërin prej personave të dyshuar për vjedhjen e kasafortës në Cërnicë të Shkupit. Nga Prokuroria kërkojnë që gjykata të shqiptojë paraburgim ndaj personit 23 vjeç, ndërsa theksojnë se i njëjti bashkë me tre persona të tjerë, natën mes 31 marsit dhe 1 prillit, kanë shkaktuar gjithsej dëm në vlerë të 285.000 denarëve. “I dyshuari në natën ndërmjet 31 marsit dhe 1 prillit, së bashku me tre persona të tjerë, kanë hyrë në një market të mbyllur në rrugën Vostaniçka në Shkup, kanë marrë një kasafortë metalike në vlerë prej 12.000…
Author: Hamdi Kumanova
Fronti Evropian thotë se VMRO po bën union me parti proruse dhe antishqiptare. “VMRO dhe Mickoski edhe zyrtarisht po proklamon koalicionin me Levicën e Apasievit dhe partinë ZNAM të Dimitrievskit, dy parti këto të lidhura ngushtë me Moskën dhe qarqe të ndryshme pro ruse, si dhe të njohura për qëndrimet antishqiptare. Në tubimin e Ohrit, Mickoski kërkoi unitet kombëtar maqedonas, pa etnitë tjera në vend, me qëllim që, siç tha, shteti të hiqet nga duart e shqiptarëve. Fronti Europian i përkujton Mickoskit se Maqedonia e Veriut me kohë e ka trasuar rrugën e barazisë, demokracisë dhe të anëtarësimit në familjen…
Dje ka filluar fushata për zgjedhjet parlamentare. Në garë për zgjedhjet e 8 majit janë 17 parti, kurse për herë të parë përputhen dy fushatat zgjedhore. Partitë politike dhe koalicionet dje nënshkruan Kodeksin për zgjedhje të lira e demokratike. Partitë politike nisën me fushatën zyrtare për zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, të cilat do të jenë të 11-tët me radhë që nga pavarësimi i vendit. Gjithsejt 17 parti në 20 ditët e ardhshme, para votuesve do t`i prezantojnë ideologjitë, ambicjet dhe aspiratat pasi KSHZ-ja pranoi listat e kandidatëve të të tyre për deputetë në Kuvend. Në këto zgjedhje do…
Arben Taravari tha se përmes grandeve për teknologji do të mbështeten të rinjtë që do të ndikojë edhe në zhvillimin e shtetit por ndërkohë do të bëjë që të rinjtë të ardhmen ta shohin në Maqedoninë e Veriut. “Përmes grandeve për teknologji dhe inovacion do të mbështesim të rinjtë dhe të rejat me idetë e tyre kreative, të cilat në radhë të parë i shërbejnë zhvillimit tonë si shtet. Kjo do të jetë edhe një arsye shtesë për ta, që të shohin të ardhmen këtu tek ne, e jo larg shtëpive të tyre, jo larg vendlindjes së tyre. Na duhet…
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Gjakovë, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, kur pas një debati verbal, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Motivi i rastit dyshohet se lidhet me sherrin që plasi pasi burri…
Një bombardues rus me rreze të gjatë Tu-22M u rrëzua në rajonin e Stavropolit të Rusisë jugore, në lindje të Krimesë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes e cituar nga agjencia e lajmeve Ria Novosti. “Në Territorin e Stavropolit, pas përfundimit të një misioni luftarak gjatë kthimit në shtëpinë e aeroportit, një avion Tu-22M3 i Forcave Ajrore Ruse u rrëzua. Pilotët u shpëtuan,” thuhet në deklaratë, duke shpjeguar se ata u evakuuan tre burra ndërsa kërkonin një e katërt. Sipas të dhënave paraprake të cituara nga RIA, shkaku i rrëzimit ishte një mosfunksionim teknik. Në bord…
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka vendosur që të premten ora e parë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të kryeqytetit t’i dedikohet rolit të vajzave në shoqëri dhe kundërshtimin e dhunës gjinore. Ky vendim vjen pas dy vrasjeve të grave që ndodhën brenda pesë ditësh. “Kjo është e mësimit do t’i shërbejë sensibilziimit të nxënësve në frymën e respektimit ë rolit të vajzave dhe grave në familje e shoqëri, si dhe parandalimin dhe ndalimin e dhunës”, thuhet ndër tjerash në njoftim Ndryshe, të mërkurën e 17 prillit në Kosovë ka qenë ditë zie për…
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, deklaroi sot se pas bllokimit të më shumë se 1500 shtetasve kosovarë në kufirin me Serbinë, ka informacione që Serbia do të testojë sot dronë kamikazë pranë kufirit. Ky zhvillim vjen pas thirrjeve të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç ndaj njësive të forcave speciale “Kobra”. Maqedonci theksoi se qasja hegjemoniste dhe agresive e Serbisë ndaj Kosovës parashikon që tensionet të vazhdojnë. Ai shtoi se këto veprime vijnë në kontekstin e një stërvitje ushtarake që ka filluar më 8 prill, ku Serbia ka testuar armë sulmuese, pavarësisht se i ka paraqitur si përgatitje për mbrojtjen…
Një juri prej 12 anëtarësh, shtatë burra dhe pesë gra, u zgjodh të enjten në Nju Jork për gjyqin penal ndaj ish-presidentit Donald Trump për pagesat e bëra për të fituar heshtjen e dy grave, të cilat thonë se kanë patur marrëdhënie seksuale me të. Juria do të shqyrtojë akuzat se presidenti i 45-të bëri një komplot në vitin 2016, pak përpara fillimit të fushatës së tij të suksesshme presidenciale, për të fshehur pagesat me para për dy grate, të cilat pretendojnë se kishin marrëdhënie jashtëmartesore me të. Prokurorët pohojnë se zoti Trump u përpoq të fshihte informacione komprometuese rreth…
Tani vendi po përgatitet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Shqiptarët kanë ambicien e tyre për të marrë edhe postin e presidentit në mënyrë që situata të normalizohet një herë e përgjithmonë dhe Maqedonia e Veriut të jetë vendi i popujve të barabartë. Synimi është integrimi në Bashkimin Evropian dhe bashkëjetesa në të mirën e përgjithshme. ‘Maqedonia e Veriut e popujve të barabartë ku bashkëqeverisin shqipatërt dhe maqedonsit bashkë me komunitetet e tjera. Barazi e poltë kolektive dhe individuale. Maqedonia e Veriut në NATO Maqedonia e Veriut në BE’ u shpreh Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm ‘Ky është rezultat i një…
Me moton “Nuk heqim dorë nga e ardhmja”, LSDM-ja dhe koalicioni për Ardhmëri Evropiane, shënuan nisjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare. Lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, prezantoi rezultatet e punës gjatë mandatit të dertitashëm dhe bëri publike planet për ekonominë, kompanitë, luftën me korrupsionin, integrimet evropiane e të ngjashme. “Jemi të vetëdijshëm se kemi bërë përplot gabime dhe marrë përgjegjësinë. E dijmë se qytetarët janë të zhgënjyer nga cmimet, korrupsioni, keqpërdorimet e disa nga politikanët. Për këtë shkak kemi krijuar një plan të qëndrueshëm dhe të realizueshëm që është shkrirë në programin tonë për katër vitet e ardhshme” – tha…
Partia politike “E Majta” në zgjedhjet parlamentare do të garojë me sloganin “Të pakorruptuarit në Kuvend”. E Majta e nis fushatën parlamentare nga Velesi ku fjalime do të mbajnë kryetari i partisë dhe bartës i listës në Njësinë Zgjedhore 1, Dimitar Apasiev dhe bartësi i Njësisë Zgjedhore numër 3, Borisllav Kërmov.

