Author: Hamdi Kumanova

Gjatë prezantimit të sotëm të programit zgjedhorë të Frontit Europian “Europa 2030”, ministri i Financave Fatmir Besimi, u shpreh në mënyrë të qartë dhe vendimtare në lidhje me komentet e fundit të Mickoskit. Besimi hodhi poshtë deklaratat e Mickoskit, të cilat i cilsonin shqiptarët si “funderrina”. “Çdo qytetarë dhe çdo person ka integritetin e vet,” u shpreh Besimi, duke theksuar se Fronti Europian respekton çdo individ pavarësisht përkatësisë etnike ose fetare. Ai shtoi se Fronti promovon vlerat e barazisë së plotë, mundësive të barabarta, dhe respektit të tërsishëm për dinjitetin e çdo qytetari. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve,…

Lexo më Shumë

Partia e Punëtorëve (PP) dhe Lista e Pavarur “Për të rinjtë”, të cilët garantojnë në Njësinë Zgjedhore numër 1 premtojnë ndryshime rrënjësore sistematike në të gjitha fushat e aparatit shtetëror. Bartësja e listës, Ana Bobinkova Mijakovska, thekson se kanë gjetur mënyra të reja sistemore për të përmirësuar gjendjen në arsim, shëndetësi, ekonomi dhe fushat të tjera. “Për atë qëllim, ka ndryshime të cilat janë rrënjësore si në fushën e mbrojtjes sociale dhe shëndetësore ashtu edhe në fushën e arsimit, fushën e zhvillimit të vendit, ekonomisë, në fushën e politikave financiare edhe pse unë personalisht si bartëse që e ndërmarr…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në 11-vjetorin e marrëveshjes së parë Kosovë – Serbi, ka thënë se të gjitha marrëveshjet arritura në kuadër të dialogut duhet të implementohen, duke shtuar se moszbatimi i tyre sjell pasoja serioze për të gjithë popullatën e dy palëve. Stano ka theksuar se çështja e Asociacionit është thelbësore dhe urgjente për zbatim. “Në historinë e dialogut, kemi një sërë përvjetorësh. Jo shumë kohë më parë, shënuam përvjetorin e parë të Marrëveshjes së Ohrit, dhe në rastin e kësaj marrëveshjeje, e kemi qartësuar se zbatimi është çelësi, çka vlen edhe për marrëveshjet e tjera. Duhet…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit, në rigjykmimin ndaj të akuzuarit për fajde Artan Gjocaj (Ramë Mushkolaj), ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë vetëm sa i përket konfiskimit dhe detyrimit për kompensimin e të dëmtuarit, ku vlera e konfiskimit prej 11 mijë e 700 euro i kthehet të dëmtuarit Rifat Jasiqi, ndërsa për pjesën e mbetur prej 13 mijë e 700 euro obligohet i akuzuari t’ia paguajë të dëmtuarit. Pjesa tjetër e aktgjykimit mbetet e pandryshuar. Vendimi i Apelit është marrë më 12 mars 2024, pasi Gjykata Supreme ia kishte kthyer kësaj gjykate rastin në rigjykim me miratimin e kërkesës për…

Lexo më Shumë

Kandidati për President nga Fronti Europian, Bujar Osmani, me plan konkret veprimi për rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut përmes arritjes së konsensusit nacional dhe formimit të Këshillit nacional. Në vazhdën e takimeve me aktorë të ndryshëm të shtetit, Osmani sot ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut. “Unë si President i shtetit do të propozoj krijimin e një Këshilli nacional për rritje ekonomike, i cili do të kryesohet nga presidenti si krijues i konsensusit shtetëror dhe në të cilin do të marrin pjesë partitë më të mëdha politike nga të dyja bashkësitë etnike,…

Lexo më Shumë

Fronti Europian ka vazhduar takimet me qytetarë në komunën e Kumanovës. Banorëve të pranishëm në numër masovik iu janë drejtuar, kryetari i ASH, Ziadin Sela, kryetari i BDI Ali Ahmeti, bartësi i listës për zonën e dytë Sadulla Duraku, kandidatët për deputet Elmi Aziri, Ilir Hasani dhe Skender Rexhepi – Zejdi, kandidati për president Bujar Osmani si dhe kordinatori i zonës Arbër Ademi. Ziadin Sela potencoi se për pak ditë Fronti Europian do të dëshmojë fuqinë dhe potencën e tij. Sot jemi duke numëruar ditët tanimë e jo javët nga fushata presidenciale dhe shumë shpejt do të vijë dita…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, informoi se policia ka ndaluar një tjetër pjesëmarrës në grabitjen e kasafortës nga një market në Crnicë të Shkupit. Sipas tij, deri më tani janë zbuluar personat me iniciale V.Z dhe V.T nga Shkupi. “Më 18.04.2024, inspektorët nga DPB Kisella Voda, së bashku me zyrtarë policorë nga EPIP dhe stacioni policorë Gjorçe Petrov, në bazë të vendimit gjyqësor të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë bastisur shtëpinë dhe lokalet tjera të dy personave. Të njëjtën ditë, EVR Kisella Vodë ka paraqitur kallëzim penal për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, e dënueshme sipas…

Lexo më Shumë

Më 18.04.2024 në ora 13.45 në SPB-Tetovë, 68-vjeçari nga Tetova, ka raportuar se ishte mashtruar nga personi A.R.(47) nga Shkupi. Sipas raportit, në shtator 2023, përmes mikut të tij nga Shkupi, ai kishte ra në kontakt me personin A.R., i cili ishte paraqitur si person që merrej me shitjen e pronave dhe pasurive të patundshme dhe i kishte dhënë atij autorizim në noter për të rregulluar dokumente për shitje të shtëpisë së përbashkët që e kishin me vëllain e tij. Sipas raportit, ai i kishte dhënë personit A.R. 400 euro për shërbimin, i cili pastaj ia kishte atribuar pronën një…

Lexo më Shumë

Kandidati shqiptar i Frontit Europian, Bujar Osmani vazhdon të jetë në target të qarqeve nacionaliste në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas sulmeve nga Gordana Siljanovska e VMRO-DPMNE-së, Maksim Dimitrievski i partisë “ZNAM”, njëherazi edhe kandidat për president të shtetit, ka deklaruar se kryediplomatin shqiptar të Maqedonisë së Veriut nuk e ndjen si ministër të vendit. “Do të formoj ekip serioz në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, natyrisht edhe me ministrin e ardhshëm të Punëve të Jashtme që besoj se do t’i mbrojë interesat nacionale të Maqedonisë, dhe jo si në këtë rast z. Osmani, të cilin më…

Lexo më Shumë

Projeksionet pranverore për inflacionin në vend të Fondit Monetar Ndërkombëtar janë të ngjashme me pritjet e vjeshtës të Bankës Popullore, se inflacioni do të ulet këtë vit me rreth 4 për qind dhe me rreth 2 për qind vitin e ardhshëm në mesatare. Trendët janë të favorshme dhe nëse inflacioni vazhdon të ulet në përputhje me projektet, pa rreziqe të theksuara kjo do të krijojë hapësirë për ndryshim të politikës monetare në gjysmën e dytë të këtij viti, thotë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska- Bezhoska. Duke folur për rritjen ekonomike, në një intervistë për Zërin e Amerikës dhënë…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton policia dje ka ndaluar një shtetas të Shqipërisë i cili kishte hyrë ilegalisht në Maqedoninë e Veriut. “Më datë 18.04.2024 në orën 20.10 në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar personin A.T.(51) nga Republika e Shqipërisë, i cili kishte hyrë ilegalisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Personi është mbajtur në stacionin policorë për procedura të mëtejshme”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë