Kandidatja Presidenciale e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova nga tubimi në Kriva Pallankë, ka deklaruar se në duart e qytetarëve është procesi i ndryshimeve në vend. Ajo u zotua se nëse merr mandatin Maqedonia nuk do të nënçmohet. “Ky pushtet nuk krijon politika racionale. Të krijonte ne nuk do të ndjeheshim të nënçmuar. Para se të vendosni, shtroni pyetjen – a jetoni më mirë? A jeni krenarë me këtë qeverisje? A mendoni se janë krenarë me Maqedoninë nëse druajnë ta shqiptojnë këtë emër? A janë krenarë me ata që dhanë jetën për Maqedoninë, por veprojnë në kundërshtim me interesat…
Author: Hamdi Kumanova
Dy vatra zjarri në hapësirë të hapur janë regjistruar në 24 orët e fundit, njofton QMK. Deponitë e egra po digjeshin në hyrje e fshatit Cerovë të Komunës së Zhelinës dhe mbi magazinë “Dardania” afër fshatit Bogovinë. Ndërhynë policët nga Tetova dhe një rojtar i parkut kombëtar “Mali Sharr”. Sipas informacioneve të fundit, zjarret janë të lokalizuara. QMK apelon për vigjilencë për shkak të ndryshimeve të paralajmëruara meteorologjike me reshje shiu, erë dhe bore në vendet më të larta. Të gjitha rastet emergjente raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për…
Lideri i Lëvizjes Demokratike, njëherit edhe bartës liste në njësinë numër një, Izet Mexhiti, në Tubimin Madhështor me bashkëkombas në Berlin të Gjermanisë, mërgimtarëve u drejtua me fjalët ngazëllyese duke u dhënë sihariqin e fitores më 8 Maj si dhe vlerën e votës së mërgatës që din të dënoj regjimet dhe ata që urrejnë Kurtin dhe Kosovën. “Lëvizjet e para kryengritëse e politike kanë nisur nga mërgata, si për mposhtjen e Jugosllavisë e për Pavarsinë e Kosovës e po kjo mërgatë do ta dënoj BDI-në që kundërshton Kosovën dhe koketon me Vuçiçin”. Mexhiti po ashtu ka shtuar se tani është…
Kandidati për president Stevo Pendarovski mbrëmë kërkoi mbështetje nga banorët e komunës së Butelit. Ai theksoi se garanton një shtet evropian, në të kundërtën na presim 15 vite qëndrim në vend dhe kthim mbrapa. Për ofertën e kundërshtares Siljanovska dhe partisë që e ka përkrahur, Pendarovski ka thënë se nëse vijnë në pushtet do ta anulojnë marrëveshjen e Prespës dhe do të humbasim edhe 10 apo 15 vjet për negociata të reja. Ai tha se, Maqedonia ka një Kushtetutë të mirë, në të cilën janë të përfaqësuara të gjitha bashkësitë etnike. “Maqedonia ka një Kushtetutë të mirë në të cilën…
MPB njofton se sot në ora 00:55 në Ohër, punonjësit policorë të Sektorit për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve në SPB Ohër, i kanë hequr lirinë B.N (33). Pasi është pikasur nga efektivët e policisë në automjetin e tij, atij i ka rënë një qese me lëndë pluhur të bardhë e cila është gjetur dhe konfiskuar. Më pas, me urdhër të gjykatës, në banesën e tij është bërë kontrolli, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri e bardhë, një peshore digjitale me mbetje të lëndës pluhurore të bardhë dhe sende të tjera me mbetje të…
Kandidati për president të shtetit nga Fronti Europian, Bujar Osmani në tubimin e fundit në Vrapçisht ka komentuar retorikën e ashpërsuar nacionaliste që vjen nga partia VMRO-DPMNE dhe protagonistët e saj. “Sot duke ecur nëpër Shkup, pash billbordat e partisë opozitare, VMRO DPMNE. Shkruante “Ta kthejmë Maqedoninë të bëhet e jotja”, kinse Maqedonia nuk paska qenë e tyre, e paskemi marrë ne, për shkak se kemi Kryeministrin, Talat Xhaferin, për shkak se e kemi Ministrin e Jashtëm ose Ministrin e Financave. Çfarë fjalori është kjo vëllezër e motra, në shekullin 21, “ta kthejmë Maqedoninë për ty”, tha Osmani. “Deri kur…
Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bejoska, zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski dhe zëvendësguvernatori Fadil Bajrami janë pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut në takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore. Në takim me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li, ai tha se Banka Popullore po zbaton politika të duhura, të cilat kontribuojnë në stabilizimin e inflacionit, kursit të denarit dhe ruajtjen e stabilitetit të sektorit bankar, transmeton Portalb.mk. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i lartë i FMN-së tregoi nevojën për kujdes të mëtejshëm në sjelljen e politikave, duke pasur parasysh kontekstin e pasigurt global, ku inflacioni…
Gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj janë të akredituar për të monitoruar zgjedhjet presidenciale të 24 prillit. Siç njoftohet në ueb faqen e KSHZ-së, deri më 19 prill janë akredituar 342 vëzhgues dhe përkthyes vendas dhe 568 të huaj, nga të cilët më të shumtët janë nga OSBE/ODIHR. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të monitorohen nga mbi 2000 vëzhgues vendas dhe të huaj. Zgjedhjet për kreun e shtetit do të ndiqen nga 32 gazetarë të huaj, mes të cilëve ata të agjencive Reuters dhe France Press, si dhe media të shumta nga vendet fqinje.…
Fëmijët janë një nga kategoritë më të cenueshme të pjesëmarrësve në komunikacion. Prandaj është e domosdoshme të bëhen përpjekje të përbashkëta për të avancuar sigurinë e tyre në komunikacion. Duhet pasur parasysh se ata janë pjesëmarrës të barabartë në komunikacionin rrugor dhe vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet edukimit të tyre në fushën e rregullave të komunikacionit. Nevoja për ndihmë dhe edukim nga të rriturit është veçanërisht e shprehur te fëmijët e vegjël. Prandaj Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor këshillon: njoftoni fëmijët me rregullat e komunikacionit, bisedoni me fëmijët për sjelljen e tyre në komunikacion dhe për korrektësinë…
Kandidati për president Stevço Jakimovski në kuadër të fushatës parazgjedhore theksoi se koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë” është opsioni i tretë dhe i vetëm në bllokun politik maqedonas me qëndrime të qarta maqedonase. Ai tha se Mickoski tashmë po e zbulon koalicionin e fshehtë me ZNAM dhe të Majtën. “Për fat të mirë, ranë maskat. Hristijan Mickoski publikisht deklaroi se nuk do të sulmojë më as Levicën, as ZNAM-in, as zotin Maksim Dimitrievski, që do të thotë se nga sekret, koalicioni i tyre u bë publik dhe kjo tregon qartë se tashmë i kanë harmonizuar qëndrimet e tyre për ndryshimin e…
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve në institucionet e arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut në vitin akademik 2023/2024 është 4.656. Nga numri i përgjithshëm i mësuesve dhe bashkëpunëtorëve, 3.264 ose 70.1% janë mësues dhe 1.392 ose 29.9% janë asistentë mësimdhënës. Numri i mësuesve dhe bashkëpunëtorëve femra në vitin akademik 2023/2024 është 2.361 ose 50.7%./Telegrafi/
Komuna Dibër në nëntor të vitit 2022 nënshkroi kontratën me përfaqësues të Qeverisë për hapjen e zyrës së Diasporës. Zyra u hap dhe diaspora shpreson se pikërisht kjo zyrë do të mundësojë që ajo të tejkalon shumë probleme që kanë të bëjnë me marrjen e dokumenteve por edhe për t’ju informuar për të drejtat e tyre në vendlindje. Zyra e diasporës është një vend ku në përputhje me ingerencat e saj duhet të përforcoj bashkëpunimin e pushtetit qendror dhe lokal me mërgatën e cila jeton në shtet e Evropës, SHBA-ve dhe në shumë vende të tjera. Në prag të ardhjes…

