Gazetari, Ridvan Berisha, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas arrestimit të dy personave të dyshuar për spiunazh. Berisha tha se nuk përben lajm për të se ‘mbetjet fashiste nga UDB edhe sot jane ne operacione politike dhe spinuazhi’ Ai tha se prioritet i Koosvës mbetet forcimi i shtetit, mekanizmave të sigurisë dhe inteligjencës. Berisha thotë ne reagimin e tij se UDB-ja është këtu por se rreziku real mbetet se si me parandalu rekrutimin e elites kosovare nga spiunazhi i Serbisë. “UDB e kemi ketu, misioni i tyre eshte i qarte, perçarja e berja pike e pese e shqiptareve.…
Author: Hamdi Kumanova
Mbrëmjen e djeshme, Grida Duma ka bërë një analizë të asaj se çfarë ndodhi dje brenda Kuvendit, por edhe jashtë saj, ku protestueset e revoltuar dogjën goma dhe shkaktuan kaos. “Padyshim që përplasjet në parlament nuk surprizojnë askënd që ndjek politikën shqiptare, por ajo që surprizon në ecurinë e politikës është që kur ne bëjmë analiza për sa më shumë transparencë se çfarë ndodh në të nënndeshmen dhe në prapaskenat politike sa i përket palëve, atëherë kur mendohej që dy komisione do ngriheshin dhe diskutimi ishte që madje mund të ekzistonte një pakt PD-PS sa i përket rezolutave, paraqitjeve, shtrirjes…
Kuvendi sot do ta mbajë seancën e dytë, në rend dite të së cilës është edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, me procedurë të shkurtuar, të propozuar nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Siç qëndron në ueb-faqen e Kuvendit në rend dite të kësaj seance janë dhe dy pika tjera – Verifikimi i mandatit të deputëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim vendimi për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komsioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së…
“Po hetohet problemi me ajrin e komprimuar, inspektimi është i vështirë për shkak të diametrit të vogël të instalimit”, kështu deklaroi në Click Plus në TV21, d.r Maja Manoleva. Manoleva theksoi se inspektimi është i vështirë për shkak të diametrit të vogël të instalimit. “Ne kemi hetuar se çfarë e shkakton këtë erë, por nuk e kemi gjetur. Janë matur disa pika, por në të njëjtën kohë po inspektohet edhe instalimi i përgjithshëm i klinikave kirurgjikale. Në konsultim me ekipet e ekspertëve që bëjnë inspektimin e instalimeve, jam informuar se për shkak të diametrit të atij instalimi, me diametër të…
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron njoftoi se do të dërgojë aeroplanë luftarakë Mirage në Ukrainë, si dhe se ushtria franceze do të trajnojë pilotët ukrainas. “Nesër do të nisim një bashkëpunim të ri dhe do të njoftojmë transferimin e aeroplanëve luftarakë Mirage 2000-5 në Ukrainë të prodhuar nga prodhuesi francez Dassault dhe do të trajnojmë pilotët e tyre ukrainas në Francë”, tha Macron. Ai nuk specifikoi se sa aeroplanë luftarakë do t’i dorëzohen forcave ukrainase. Presidenti francez tha se Franca do të pajisë dhe trajnojë një brigadë të tërë prej 4500 ushtarësh ukrainas, në mënyrë që ata të mund të…
Pamjet që shihni tregojnë dhomën ku flinte i riu Eraldo Nevruzi, i cili ishte recepsionist në një hotel në Dhërmi. Bashkëpronari i hotelit, Gerald Shehu, dyshohet se ka marrë peng dhe më pas vrarë 31-vjeçarin, i cili kishte vetëm pak ditë që kishte nisur punën në këtë hotel. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa BalkanWeb ka siguruar nga gazetari Enrik Mehmeti pamjet nga vendi ku jetonte i riu. Sipas dëshmisë së punonjësve të këtij hoteli, i riu bashkë me pjesëtarë të tjerë të stafit jetonin në katin e parë të hotelit, në pjesën e pasme të parkingut. Siç shihet…
Shmanget një tragjedi në ujërat e Kanalit Anglez, ku janë shpëtuar rreth 80 emigrantë që ishin nisur me varkë nga brigjet e Francës. Roja bregdetare konfirmoi se ka dërguar dy helikopterë pas incidentit, ndërsa Instituti Kombëtar Mbretëror i varkave të shpëtimit dërgoi varkat e shpëtimit. “Kërkimi ka përfunduar tani me të gjithë njerëzit e regjistruar dhe të kthyer në tokë”, pohoi një zëdhënës i rojës bregdetare. Çështja se si të ndalohen emigrantët të bëjnë kalimin e rrezikshëm përmes Kanalit është ndër kryesoret gjatë fushatës zgjedhore të përgjithshme në Britani. Sakaq, zyra e Brendshme ka thënë se 34 persona e bënë…
Një oficer policie që paralajmëroi të tjerët për rreziqet e garave në rrugë është shkarkuar për shpejtësi. Oficeri i policisë në North Yorkshire, Adam Smith pranoi se nuk ishte në detyrë ose nuk kishte nevojë të voziste me 249 km/h. Gjatë seancës, kryeinspektori Tim Forber vendosi se veprimet e policit përbënin sjellje të pahijshme, pas së cilës ai u pushua nga puna, raporton bbc. Vetëm tre muaj para shkeljes, Smith bëri një video për të nxjerrë në pah problemin në rritje të garave në rrugë, në të cilën ai tha se “ky është Selby, jo pista Silverstone”. Por më 8…
Një baba i katër fëmijëve u qëllua për vdekje kur një person hapi zjarr ndaj makinave të rastësishme në një rrugë të populluar në Kaliforninë jugore, SHBA. Julio Rodarte, 39 vjeç, filloi të qëllonte mbi makinat me një armë gjysmë automatike rreth orës 6:30, sipas policisë. Videoja e siguruar nga AKTK-ja tregon personin e armatosur duke ecur në trotuar para një lavazhi dhe duke shtënë në drejtim të automjeteve që kalonin aty. Ai zbraz një karikatorë të tërë, më pas e mbush atë dhe vazhdon të gjuajë. 43-vjeçari Victor Hugo Leon, baba i katër fëmijëve, i cili po shkonte për…
Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dhërmi, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari, Eraldo Nevruzi. Sipas burimeve të Euronews Albania, bëhet me dije se Nevruzi është ekzekutuar në brendësi të një dhome hoteli në Dhërmi, transmeton Klankosova.tv. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është identifikuar nga policia e Vlorës si 43-vjeçari Gerald Shehu. Të dy personat kanë qenë në brendësi të hotelit ‘Grecia’ në Dhërmi kur dyshohet se janë konfliktuar. Sipas Euronew Albania, Shehu ka nxjerr armën dhe dyshohet se e ka goditur me një plumb në kokë. Më pas e ka mbështjellë trupin me…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur për rastin e arrestimit të Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, si të dyshuar për spiunazh. Dugolli ka thënë se në Kosovë Ligji i Lustracionit ka qenë shumë i domosdoshëm. Ai tha se ka pasur tentativa në të kaluarën për draftimin e një ligji për lustracion, por sipas tij problem ka qenë mungesa e dosjeve. “Arsyeja ka qenë se nuk i posedojmë dosjet dhe Serbia do të shfrytëzonte atë moment që të falsifikonte, do të bënte ato që din, që të nxiste një hakmarrje e vëllavrasje. Sepse në momentin që nuk i posedon…
Serbia planifikon të rrisë rezervat ekzistuese të gazit duke u furnizuar nga Rusinë. Kështu ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në transmetimin e Radio Televizionit të Serbisë. “Aktualisht kemi 544 milionë metër kub gaz, nga të cilët 381 janë në objektin e magazinimit të Banatsky Dvor dhe 163 janë të depozituara në depo në Hungari. Duhet të rrisim vëllimet, duhet të flasim për këtë me miqtë tanë hungarezë. Ne duhet të rrisim rezervat, kështu që duhet ta diskutojmë këtë me rusët dhe me Azerbajxhanin”, tha Vuçiq. Ambasadori rus në Serbi Aleksandër Botsan-Kharçenko theksoi më herët se “bashkëpunimi midis Moskës dhe…

