Author: Hamdi Kumanova

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu thotë se hapja e urës mbi Lumin Ibër duhet të bëhet në koordinim me faktorët ndërkombëtarë. Ky veprim, sipas tij, reflekton në aspektin e sigurisë dhe si i tillë duhet të vlerësohet me kujdes. De Riu në një intervistë për KosovaPress, potencon se Italia nuk është kundër hapjes së urës, porse shton se kjo duhet të bëhet në koordinim me Bashkimin Evropian, vendet e QUINT-it dhe komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi. “Hapja e urës, siç është thënë edhe në nivel të Bashkimit Evropian dhe të Quint-it, duhet të jetë një akt i përbashkët…

Lexo më Shumë

Policia greke ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë. Një 30 vjeçar është ndaluar në kufirin greko-shqiptar në Sajadhë të Igumenicës nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Filatit. Ai rezultonte person i shpallur në kërkim i dënuar me 5 vjet heqje lirie për “bashkëpunim të thjeshtë në grabitje” nga Gjykata e Nafplios. Ndërkohë në Kordhelio të Selanikut, policia greke ka tentuar të ndalojë një automjet ku ndodheshin dy persona. Mjeti ka shtuar shpejtësinë dhe ka kryer manovra të rrezikshme. Gjatë ndjekjes nga xhami u automjetit është hedhur një armë zjarri pistoletë me 4 fishekë. Pasi…

Lexo më Shumë

Një nga gjërat që e shënoi 8 majin është se për herë të parë u votua në zgjedhje të dyfishta, në të identifikimi i qytetarëve u bë me ndihmën e shenjave të gishtërinjve. Kjo, nga ana tjetër, imponoi nevojën për ndryshime në sistemin i cili për herë të parë u prezantua për zgjedhjet lokale në vitin 2021, shkruan 360 Gradë, transmeton Portalb.mk. Gjatë prokurimit të tij nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tre vite më parë nga kompania gjermane “Dermalog” për 11.2 milionë euro, ai u dorëzua pa mundësi që votuesi të regjistrohet veçmas për zgjedhje të ndryshme, nëse në të njëjtën ditë…

Lexo më Shumë

Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor nesër në periudhën prej orës 6:30 deri në 11:30 për shkak të mbajtjes së garës atletike do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët ku do të lëvizin garuesit nëpër Shkup. “Fillimi i garës është nga bulevardi “Jane Sandanski” (korsia e djathtë), më pas në shtrirjen nga kryqëzimi me bulevardin “Serbia” dhe “Vidoe Smilevski Bato” deri në kryqëzimin me rrugën “Vlladimir Komarov”, në pjesën e rrugës “Vasko Karangelevski” (në të dy drejtimet e lëvizjes), në shtrirjen nga kryqëzimi me bulevardin “Jane Sandanski” deri te kryqëzimi me bulevardin “ASNOM” si dhe…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, po anulon planet për të krijuar një fond 5-vjeçar të ndihmës ushtarake për Ukrainën, pasi u përball me kundërshtime nga anëtarët e aleancës, dhe në vend të kësaj po u kërkon vendeve të vazhdojnë kontributet e tyre aktuale. Sipas propozimit të ri, i cili mund të marrë mbështetjen e ministrave të mbrojtjes të NATO-s kur të mblidhen në Bruksel javën e ardhshme, aleatët do të angazhohen të shpenzojnë një total prej të paktën 40 miliardë eurosh në vit për ndihmën vdekjeprurëse dhe jo-vdekjeprurëse për Ukrainën. Kjo do të ishte në përputhje me kontributet…

Lexo më Shumë

Semimaturantët vazhdojnë të kenë shumë mëdyshje se ku do të vazhdojnë arsimin e mesëm. Nga ana tjetër shkollat profesionale bëjnë çdo përpjekje për të tërhequr numër më të madh të nxënësve në drejtimet me profile nga më të ndryshmet. Nga shkolla profesionale “8 Shtatori” thanë për Alsat se pavarësisht drejtimeve atraktive mbeten shumë faktorë që ndikojnë se ku të regjistrohen nxënësit. “Ne presim që të ketë interesim, të vijnë nxënësit sepse mendoj që janë drejtime atraktive. Këto vitet e fundit është bë iniciativë nga ministria dhe ju mediat për t’u vetëdisu dhe për të parë rolin dhe rëndësinë e drejtimeve…

Lexo më Shumë

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut tani do të ketë 4 ministri më shumë dhe nga 16 do të ketë gjithsej 20 ministri. Këto janë ministritë e reja sipas ndryshimeve të reja ligjore: 1. Ministria për Marrëdhënie mes Bashkësive 2. Ministri për Çështje Evropiane 3. Ministria e Energjetikës dhe minierave 4. Ministria e Sportit Ndërsa këto janë 20 ministritë e qeverisë së re: 1. Ministria e Mbrojtjes 2. Ministria e Punëve të Brendshme 3. Ministria e Drejtësisë 4. Ministria e Marrëdhënieve mes Bashkësive 5. Ministria e Punëve të Jashtme dhe tregtisë së jashtme 6. Ministria e Çështjeve Evropiane 7.…

Lexo më Shumë

Sipas deputetit Venko Filipçe, ka segmente të paqarta në ndarjen e ministrive. Pas kalimit të ligjit, deputeti Filipçe në Kuvend theksoi se ka segmente të paqarta rreth ndarjes së ministrive. “Çështja kryesore është pse ky ligj ligj sistematik miratohet në procedurë të përshpejtuar. Mungon analiza e ministrive, segment shumë i rëndësishëm që do të caktojë se si do të funksionojë qeveria në të ardhmen”, tha Filipçe. Sipas tij, Ministria e Ekonomisë po dobësohet dhe këto ligje nuk duhet të miratohen në procedurë përshpejtuar./Telegrafi/

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se më 07.06.2024 në orën 18:30 në SPB Shkup, është raportuar se në fshatin Saraj, Shkup, F.A. (31) nga i njëjti fshat, duke drejtuar një traktor me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjerja R.S. (19) ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohëridski”. Një ekip inspektimi nga SPB Shkup ka kryer inspektimin.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja premtoi dhe realizoi hapin e parë drejt transformimit komplet të Maqedonisë – thonë nga VMRO-ja duke pohuar se në situatën kur nuk është formuar qeveria, Kuvendi ka miratuar një ligj me shumicë prej 2/3. Sipas VMRO-DPMNE-së, ndryshimet ligjore që ishin pjesë e premtimeve parazgjedhor, janë punuar me përfaqësues të BE-së dhe janë pjesë e Programit – IPA. “Për herë të parë përfaqësuesit e BDI-së votuan pa patur mundësi kushtëzimi për shkak se ndryshimet ligjore janë reformuese dhe transparente. Dhe, në këtë situatë, askush askend nuk mund ta kushtëzojë, tha Marija Miteva. Qytetarët të respektuar, kjo është mënyra e punës…

Lexo më Shumë

Deputeti nga koalicioni VLEN, Adnan Azizi ka ironizuar me deputetët e Frontit Evropian, pasi që mbrëmë vonë votuan ligjin për riorganizimin e ministrive. Ja postimi i tij: Dilemë hamletiane e Frontit: Cili është “Fronti Europian”, ata që votuan ligjin e qeverisë “proruse” VMRO/VLEN? Apo ata që nuk votuan fare?! Tani kemi dy fronte në një front, ose më sakt, Front Dyftyrësh! Dilema mbetet vetëm në atë se, cili ngeli pro Europës e cili pro Rusisë?

Lexo më Shumë